Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

U nderua vepra jetësore e mësuesit dhe atdhetarit Jetish Vishi

May 26, 2023

Dadanapress mbanë kampanjën e vetëdijesimit në Kamenicë

May 26, 2023

Mbahet diskutimi për Draft-Kodin e Etikës

May 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • U nderua vepra jetësore e mësuesit dhe atdhetarit Jetish Vishi
  • Dadanapress mbanë kampanjën e vetëdijesimit në Kamenicë
  • Mbahet diskutimi për Draft-Kodin e Etikës
  • Përkujtohen dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni
  • Mbahen garat e diturisë në fushën e Gjuhës dhe Komunikimit
  • Kryetari Rahimaj: Do të renovohen ndërtesat shumë-banesore sociale në Kamenicë
  • Pesë fshatra të komunës së Vitisë hyjnë nën menaxhimin e kompanisë së ujërave “Hidromorava”
  • Gjilani pranon lodra nga druri për parashkollorët, donacion nga Caritasi zviceran
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»E sëmura e Ballkanit – Serbia
Opinione

E sëmura e Ballkanit – Serbia

adminBy adminDecember 17, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA XHELAL ZEJNELI

KFOR-i, e vetmja forcë ushtarake e armatosur e lejuar në Kosovë.Rezoluta 1244 ka kohë që ka vdekur.

Sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përkatësisht Marrëveshjes së Kumanovës, e vetmja forcë ushtarake e armatosur e lejuar në Kosovë është KFOR-i, i cili si mision i NATO-s në kuptimin ushtarak, është i ngarkuar për sigurinë në Kosovë.

Në pikën 4 të Rezolutës parashikohet që “një numri të dakorduar të personelit ushtarak dhe policor jugosllav dhe serb, t’i lejohet kthimi në Kosovë, për të kryer detyra në përputhje me aneksin dy”, ndërsa në pikën 6 të këtij aneksi thuhet se “ky personel do të mbajë lidhje me UNMIK-un dhe me KFOR-in, do t’i shënojë dhe do t’i pastrojë fushat e minuara dhe do të jetë i pranishëm në vendet e trashëgimisë kulturore serbe si dhe në vendkalimet kufitare kryesore.

Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, e qershorit të vitit 1999, me të cilën u kërkua fundi i konflikteve luftarake në Kosovë dhe tërheqja nga Kosova e ushtrisë dhe e policisë së RF të Jugosllavisë së atëhershme, jep mundësinë që në kushte të posaçme një pjesë e personelit të mundë të kthehet, “me mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare të sigurisë, e pikërisht në masë të kufizuar të darkorduar (qindra vetë dhe jo mijëra vetë”.

E ashtuquajtura rezolutë 1244 ka vdekur qëmoti. Pas kësaj rezolute:

– Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj;

– Kosovën e kanë njohur 117 shtete të botës;

– Kosova e ka krijuar policinë e vet;

– Kosova e ka ndërtuar ushtrinë e vet;

– Policia e Kosovës ruan rendin edhe në veri të Kosovës;

– Policia e Kosovës kontrollon edhe disa pika kufitare midis kufirit Kosovë – Serbi.

Kërkesa e Beogradit për të vendosur në Kosovë një numër të caktuar ushtarësh të Serbisë, është bizare, groteske dhe absurde. Vetë kryetari i Serbisë – Vuçiqi, ka deklaruar: “E di se kjo kërkesë do të refuzohet nga KFOR-i”.

Kjo kërkesë e Vuçiqit dëshmon për qëndrimin destruktiv të Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj mbarë rajonit. Kjo kërkesë groteske e tij, nuk është veçse një ëndërr e parealizueshme për të ripushtuar Kosovën.

Një numër policësh serbë që ishin pjesë e policisë së Kosovës, luanin rolin e “Kalit të Trojës”. Ata, në vend që të ruanin rendin dhe rregullin në Kosovë apo në veri të saj, punonin për Serbinë. S’ka shtet në botë që e lejon një destruksion të tillë. Të hash bukën e Kosovës dhe të punosh për Serbinë.

Barrikadat në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Beogradi dhe nga Vuçiqi. Këto farë barrikadash mbështeten vetëm nga Vladimir Putini si dhe nga bashkëmendimtarët e tij – Lukashenko dhe Kim Jong-un.

Kosova ka paraqitur kërkesë për t’u bërë anëtare e BE-së, Beogradi ndërkaq paraqet kërkesë për rikolonizimin e Kosovës. Kjo tregon se ora e Serbisë është ndalur në mes të shekullit XIX, në kohën e Garashaninit. Sikur akademikët dhe politikanët serbë të ishin racionalë dhe të shkonin në hap me kohën, aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes demokratike, do ta përshëndetnin. Kosova në BE është interes i të gjithë qytetarëve të saj, po edhe i rajonit. Sikur Serbia nuk është në Evropë, sikur nuk është në shekullin XXI. Politika serbe është metaforë e konfliktit, e konfliktit me të gjithë – me Kosovën, me shqiptarët, me kroatët, me malazeztë, me boshnjakët, me bullgarët. Ata ende mendojnë se kundër tyre na qenkëshin: CIA, Vatikani, Berlini dhe Vjena.

A ka inteligjencie kjo Serbi?! Turp!

Evropë, Amerikë! Serbia s’mbushet dot me mend pa ia bërë me dije në mënyrë të prerë se kolonializmi serb në Kosovë ka marrë fund sot e mot.

Ka zgjidhje për marrëzinë serbe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, në BE dhe në NATO, ndërsa Serbisë t’i mbyllen të gjitha dyert e kancelarive perëndimore. Le t’i mbeten të hapura dyert e Kremlinit, të Bjellorusisë dhe të Koresë së Veriut.

Serbia është shndërruar në të sëmurën e Ballkanit. E sëmurë për mend. Si ajo komedia e Molierit “I ligu për mend”. Gjithë Ballkani shikojnë para, serbët shikojnë Putinin dhe Sergej Lavrovin.

ca ditësh, ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock deklaroi: “S’ka hyrje të trupave ushtarake serbe në Kosovë”.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ernest Koliqi dhe beteja e vështirë për vetëdijesim kombëtar

May 25, 2023

Inatin nuk ua solla, e gjeta në mesin tuaj!

May 22, 2023

Urime

May 19, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Lokale

U nderua vepra jetësore e mësuesit dhe atdhetarit Jetish Vishi

By adminMay 26, 2023

Në përkujtim të figurës së mësuesit dhe pishtarit të shkollës shqipe, atdhetarit Jetish Vishi,…

Dadanapress mbanë kampanjën e vetëdijesimit në Kamenicë

May 26, 2023

Mbahet diskutimi për Draft-Kodin e Etikës

May 26, 2023

Përkujtohen dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni

May 26, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

U nderua vepra jetësore e mësuesit dhe atdhetarit Jetish Vishi

May 26, 2023

Dadanapress mbanë kampanjën e vetëdijesimit në Kamenicë

May 26, 2023

Mbahet diskutimi për Draft-Kodin e Etikës

May 26, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.