Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur sot në takim nga ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Ilaz Ramajli, në kohën e të cilët u bë edhe miratimi i deklaratës kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, konkretisht me 2 korrik 1990. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ish nënkryetari i Kuvendit të atëhershëm z. Muharrem Shabani si dhe ish deputeti Nazmi Kelmendi. Gjatë takimit në fjalë përfaqësuesit të Kuvendit të atëhershëm, kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për shënimin e vazhdueshëm të kësaj dite historike me aktivitetin sportiv, konkretisht të turnirit tradicional të futbollit…

Read More

Kryetari Haliti ri-nënshkruan një marrëveshje me MMPHI për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukturore, konkretisht për rrugën e Mjakut dhe rrugës alternative të Stubllës Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur sot në takim nga zv. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi. Kryetari Haliti bëri me dije se gjatë këtij takimi ata kanë ri nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projekteve infrastrukturore, konkretisht të rrugës në fshatin Mjak dhe rrugës alternative në Stubëll të Epërme të Vitisë. “ Kemi ri nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin në mes të komunës sonë me Ministrinë e Infrastrukturës…

Read More

Në shenjë nderimi të jetës dhe krijimtarisë së publicistit të ndjerë Ramadan Musliu, emrin e të cilit e mbanë edhe biblioteka e qytetit të Vitisë, historiani, publicisti dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, i ka dhuruar sot mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”. Biblioteka e Vitisë u pasurua edhe me romanët “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”, “Dosja B”, “Mona” dhe “Rrushja” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër” dhe “Dardania – antika, mesjeta”, si dhe vepra me poezi të zgjedhura “Shtjellë shpirtërore” e autorit Ramadan Musliu. Në emër të shkrimtarit Jusuf Buxhovi, dorëzimin e këtyre librave për bibliotekën…

Read More

Një shtetas malazez nga fshati Vitomericë e Pejës, është arrestuar të hënën nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në vitet 1998-1999. Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe një zyrë në fshatin Gorazhdec të Pejës, kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit. “Pejë 1998-1999 – NN. Me 27.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas malazez, nën dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës së cekur gjatë viteve 1998-1999”, thuhet në raportin e policisë. “Njësitet policore me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të Departamentit Special kanë kryer kontrollin e shtëpisë së…

Read More

Vedat Muriqi pritet t’i bashkohet skuadrës së Lazios në kampin e tyre stërvitor parasezonal pasi Mallorca ende nuk ka dërguar një ofertë bindëse për transferimin e tij. Sulmuesi 28-vjeçar kosovar iu bashkua skuadrës spanjolle në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi dhe menjëherë u përshtat mirë atje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë tre asistime në 15 paraqitje në La Liga. Puna e Muriqit ishte thelbësore për të ndihmuar Mallorca-n të shmangte rënien nga kategoria dhe gjërat më në fund po përmirësoheshin për ish-lojtarin e Fenerbahçes. Siç detajohet nga “LazioNeës24”, oferta më e lartë e Mallorca-s për…

Read More

Prof. Gjovalin Shkurtaj (Rreth librit të Shefkije Islamajt, Ligjërimi, gjuha dhe stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2021 (829 f.) Prelud Para do kohe, gjuhëtarja e njohur kosovare, prof. dr. Shefkije Islamaj, mbasi kishte thyer rekordet në filologjinë shqiptare me dy monografitë e gjera kushtuar gjuhës së dy shkrimtarëve të mëdhenj: prozatorit Jakov Xoxa dhe poetit Gjergj Fishta, ashtu si alpinistët që nuk rreshtin s’u ngjituri në malet ku të jenë më të lartat, vjen me një tjetër studim të gjerë filologjik e pikërisht me monografinë Ligjërimi, gjuha dhe stili në krijimtarinë letrare…

Read More

Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e Francës për të arritur një zgjidhje të suksesshme dhe mbeten të gatshme për të luajtur një rol konstruktiv në lehtësimin e kompromisit, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit kur u pyet se si e komentuan propozimin e Parisit për të hequr veton e Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën në përgjithësi, ne shpresojmë që përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është…

Read More

Liderët e NATO-s do të mblidhen të martën në Madrid, në atë që konsiderohet të jetë një prej samiteve më të rëndësishme të aleancës perëndimore në vitet e fundit, pas sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 27 qershor se në samitin treditor, do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve anti-dronë dhe naftës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të flasë para liderëve të NATO-s dhe aleatëve të saj, përmes video-linkut. Edhe bllokada e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës…

Read More

Paga mesatare neto në komunën e Bujanocit në muajin prill ka qenë 51.972 dinarë, që është 21.000 dinarë më pak se mesatarja e vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Entit të Statistikave të Republikës (RSZ), paga mesatare e prillit pa taksa dhe kontribute në Serbi ishte 73.012. Megjithatë, 50 për qind e të punësuarve marrin pagë deri në 55.267 dinarë, që është shuma e pagës mesatare neto. Për sa i përket pagave, Bujanoci radhitet në vendin e parafundit në rrethin e Pçinjës, para banorëve të Preshevës, mesatarja e të cilëve është 50.394. Vranja kanë pagat më të larta në…

Read More

Shkendije Berishen-Pacolli nuk është emër i panjohur sidomos në mjedisin ku jeton dhe vepron, në Wirges të Gjermanisë. Ka mbaruar studimert mbi Zhvillimin njerëzor (psikologji) à Bachelor i Shkencave në Infermieri (Human development (psychology) à Bachelor of Science in Nursing). Ajo jeton dhe vepron që prej vitesh në perendim, ajo sot punon si Këshilltare e Psikologjisë në Gjermani e cila ne kabinetin e saj pret kilente sa shqiptare po aq edhe gjermen dhe të huaj tjere. Në këtë drejtim edhe Federata e Mjekeve Shqiptare në Evrope (AMFE) me seli ne Gjermani e drejtuar nga dr.Aurora Dollenberg po bejnë një punë të madhe ne favor…

Read More