Author: admin

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj sot ka pritur në takim përfaqësues ngs organizatat CiviKos dhe DEMOS, si dhe banorë të fshatit të Hogoshtit. Ky takim është bërë në kuadër të bashkëpunimit që këto organizata kanë me Komunën e Kamenicës, për auditimin social të projekteve që realizon komuna. Kryetari Rahimaj për të pranishmit i është përgjigjur pyetjeve që ata kanë pasur në lidhje me projektin e ujësjellësit në fshatin Hogosht./GJILANI INFO/

Read More

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Organizata HANDIKOS në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës kanë organizuar takimin me moton “SOT ËSHTË DITA JOTE NGRITE ZËRIN”. Në këtë takim kanë marr pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, Drejtoresha e organizatës HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, Koordinatorja e Zyrës së HANDIKOS-it, Shejnaze Fazliu, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunal si dhe persona me aftësi të kufizuara. I pari i Komunës ka thënë se janë duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës së personave…

Read More

Kombëtarja e Zvicrës ka shkëlqyer në ndeshjen e tretë të grupeve, ku edhe e mposhti Serbinë me rezultat 3-2. Edhe në këtë ndeshje kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë dyshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, i pari ka shënuar gol e i dyti si një kapiten i vërtetë i ka udhëhequr zviceranët drejtë fitores. Golat për Zvicrën në këtë ndeshje i shënuan Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler. Zvicra kualifikohet tutje dhe në anën tjetër e dërgon në shtëpi Serbinë, e cila edhe në këtë kompeticion nuk tregoi asgjë përveç disa provokimeve të zakonshme që i bën tash…

Read More

Nga: Alfred Çapaliku “Musine Kokalari afirmohet vendimtarisht në vijen e mirë të letërsisë shqipe , jo si relativitet femeror, si mund ta shohë dikush, por si vlerë absolute.” – Mitrush Kuteli HYRJE Musine Kokalari (Adana, 10 shkurt 1917 – Rrëshen, 13 gusht 1983) është e para femër në historinë e letërsisë shqipe e cila shkruan dhe boton një libër artistik. Në vëllimin me skica e tregime “Siç më thotë nënua plakë” (Tiranë 1939), shkrimtarja e re 22 vjeçare arrin të realizojë në sinkroni të menduarit dhe të shkruarit gjinor nëpër arketipat feministë. Dallimi i stilit të Musines tek 80 faqet e…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, ku është bërë prezantimi i praktikave të mira të qeverisjes së përgjegjshme gjinore. Kjo ngjarje e cila mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe ka për qëllim rritjen dhe promovimin e barazisë gjinore në udhëheqjen dhe proceset vendimmarrëse në institucionet publike. Përmes kësaj nisme, OSBE-ja organizoi forumin e përbashkët për kryetarët e komunave dhe stafin e tyre ekzekutiv që kanë treguar sukses në zbatimin e mekanizmave të barazisë gjinore. Në kuadër të këtij takimi, është ofruar platforma për shkëmbimin…

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ditëlindjen e 78 të presidentit historik Ibrahim Rugova tha se udhëheqja e tij ishte shembull dhe model që duhet ta kujtojmë çdo ditë. Osmani në një postim në Facebook shkruan se presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. “Sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë. Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Me…

Read More

Kombëtarja e Zvicrës zbarkon sot në stadiumin 974 për ta luajtur ndeshjen e fundit në grupe në Botëror. Zviceranët do të kërkojnë medoemos një rezultat pozitiv, për shkak se vetëm një i tillë do ta dërgon atë në 1/8-ën e finales. Por, derisa ndeshja po afrohet, statistika interesante kanë dalë në pah, e që e favorizojnë skuadrën e Murat Yakim. Sipas Livescore, Zvicra nuk ka humbur kurrë më shumë se një ndeshje në grup që nga viti 1966. Në këtë vite, helvetikët kishin humbur të tria ndeshjes. Një fitore sot kundër Serbisë do ia mundësonte atyre kalimin e grupit.…

Read More

Greqia ka qenë nga strehët e para të futbollistëve shqiptarë, që janë lindur apo rritur në shtetin fqinj. Shumë lojtarë janë pjesë e moshave, ekipeve të dyta apo edhe në ekipet e para, pavarësisht se një problem që ka mbetur ndër vite, është ajo e përfaqësimit në lidhje me kombëtaren. Shumë futbollistë janë paragjykuar për zgjedhjet e tyre dhe kjo ka ndikuar jo pak në karrierën e tyre. Gjithsesi, një prej lojtarëve të dalluar së fundmi, është Ermis Selimaj, i cili ka debutuar me ekipin e parë të PAOK-ut. Ekipi grek është duke zhvilluar fazën përgatitore në Qipro dhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë zhvilluar takim miqësor në Bashkinë e Athinës në Greqi me kryetarin, Kostas Bakoyannis. Kryetari Hyseni tha se në takim diskutuan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në nivel lokal dhe progresin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, e veçanërisht Athinës; si dhe tema të tjera me interes për të dyja palët. “Falënderues dhe mirënjohës për ftesën për pjesëmarrje në konferencën “Samiti i Kryetarëve të Bashkive 2022 Kundër Antisemitizmit”, pjesë e të cilës ishin përfaqësues të shumtë shtetëror si Presidentja e Republikës…

Read More

NGA: DEDË PREQI Sjelljet dhe veprimet e dhunës ndaj gruas, janë skenat më të mbrapambetura që i takojmë përditë në shoqërinë tonë shqiptare, dhe si akte të tilla duhet t’i quajmë akte qyqare, dhe pikërisht lënë përshtypjen e një shoqërie primitive, që lypset të ndryshohet me kthimin e njeriut normal dhe aftësinë për të organizuar një shoqëri dhe shtet të mirëfilltë dhe me të drejta të barabarta ndaj gjinive. Është tmeruese për një shoqëri, kur në këtë kohë dalin skena të tilla dhunuese e trishtuese ndaj femrës tonë shqiptare, kur edhe para syve të publikut, sikur ishte rasti i fundit…

Read More