- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
- Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Author: admin
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të luajnë një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim mes Brukselit dhe Shkupit, e për pasojë dhe me Shqipërinë, e cila ka mbetur peng i këtij ngërçi. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se “duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty…
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Lajçak thotë se ajo për të cilën janë pajtuar duhet të zbatohet
Lidhur me këtë temë, ka folur sot edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak ka thënë se kjo është një çështje për të cilën është pajtuar Kosova dhe se e njëjta duhet të zbatohet. “Sa i përket Asociacionit është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova përfshirë këtu përmes ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes. Ka një parim të mirënjohur të drejtës ndërkombëtare, që thotë se ajo që është pajtuar duhet të zbatohet”, ka thënë Lajçak. Lajçak ka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje nuk është diçka të cilën e kërkon Brukseli, por është marrëveshje…
Komuna e Kamenicës ka përfunduar procesin e zgjedhjes së Kryetarëve dhe Anëtarëve të Këshillave Lokale në të gjithë fshatrat dhe lagjet. Komisioni për Zgjedhjen e Këshillave Lokale ka mbajtur 26 takime lidhur me këtë proces. Këta janë Kryetarët dhe Anëtarët e Këshillave Lokale në lagjet dhe fshatrat e Komunës së Kamenicës. 1. Qendra Kamenicë-Ruboci është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal: Ruzhdi Qehaja. 2. Lagja Malësia-Tugjec,Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal: Murat Demaj. 3. Lagja “Iliria”, Kamenicë është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal: Agim Maliqi. 4. Lagja “Qamëria”-Hajnoc është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal: Burim Imeri.…
Në Gjilan ka ndodhur një vetëaksident me motoçikletë, kurse si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lendime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ka njoftuar policia. Sipas të njejtit burim thuhet se mjekët të kenë konfirmuar se i njejti është jashtë rrezikut për jetë./GJILANI INFO/
Një qytetar në Gjilan ka raportuar në polici se ka hasur në një monedhë prej 50 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar, ka njoftuar policia. Sipas policisë monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar./GJILANI INFO/
Një shtëpi në Kabash të Vitisë, gjatë ditës së djeshme është përfshirë nga zjarri, bëhet e ditur sot përmes raportit të policisë. Për rastin policia është njoftuar nga pronari I kësaj shtëpie. Ndërkaq thuhet se me vendim të porokurorit, rasti ka shkuar me procedure të rregulltë./GJILANI INFO/
Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave. Sipas doganës, Njësitet e antikontrabandës së Doganës gjatë patrullimit në Mitrovicë (pjesën Veriore) kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë. Oficerët doganor kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njejti nuk i është bindur urdhërave për të u naldur dhe ka tentuar të ikë me automjet. “Pas ndjekjes nga ana e njësive tona është arritur të ndalohet ky automjet, respektivisht në fshatin Zubq ku edhe është ndaluar”. Dogana bën të ditur se pas kontrollimit të automjetit janë…
Institucionet në Kosovë, as s’i punësojnë, as s’paguajnë për personat me aftësi të kufizuara
Vetëm 99 persona që punojnë në institucionet publike të Kosovës janë me aftësi të kufizuara – nga mbi 83 mijë sa është numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë sektor. Me ligjin në Kosovë, sektori publik dhe ai privat janë të obliguar që të punësojnë një person me aftësi të kufizuara në çdo 50 punëtorë. Në bazë të kësaj, i bie që institucionet publike do të duhej të kishin të punësuar mbi 1,600 persona me nevoja të veçanta. Metije Krasniqi, nga qyteti i Fushë Kosovës, ka lindur me të meta në dorën e djathtë, por thotë se kjo…
Testi i arritshmërisë duhet të hiqet fare nga sistemi dhe kriter të jenë vetëm notat në certifikatën e notave
Shkruan: Bekim Thaqi Testet e arritshmërisë po legjitimojnë mashtrimin dhe po e barazojnë mosdijen me dijen e shpeshherë edhe po e ngrisin mosdijen në nivel më të lartë. Si po bëhet kjo? Nxënësit e zellshëm dhe ata që janë munduar tërë kohën që të kenë sukses me forcat e veta , nuk po kopjojnë dhe nuk po përdorin telefona gjatë testit, ndërsa ata që s’janë mundu shumë gjatë mësimeve po përgatiten për mashtrim dhe kopjim gjatë testit. Rezultati: Nxënësit më të dobët po marrin pikë më shumë, dhe po i mundin nxënësit më të mirë. ( imagjino si reflektohet…
Gjithashtu kërkon nga mërgimtarët që të lajmërohen si klient të përkohshëm Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Adnan Imeri, drejtori i Inspekcionit në Viti, kanë pritur sot në takim z. Senad Rama, kryeshef i kompanisë regjionale të menaxhimit të mbeturinave “Eco-Higjiena” nga Gjilani, dhe përfaqësuesi i kësaj njësie për Viti, z. Haxhi Qerimi. Gjatë këtij takimi është biseduar për mobilizimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira, për qytetarët gjatë sezonit veror. Në veçanti, u theksua se gjatë stinës së verës kemi shtim të qytetarëve, konkretisht me rritjen e fluksit të tyre dhe organizimit të ahengjeve…

