- Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë
- Moti sot me diell
- Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë
- Policia: 25 aksidente me të lënduar dhe 2,693 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
Author: admin
Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, është krenar që është i pari shqiptar, që ka veshur fanellën e kombëtares së Kroacisë pikërisht me 17 tetor të vitit 1990, një vit para vdekjes së Jugosllavisë artificiale. Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave të njohura gjermane e franceze, tregon pse iu është falënderues kroatëve. “Isha i pari Shqiptare qe luajta për Kroacinë. Ndeshja Historike me SHBA-në, 1990! Rrezikova shumë, për këtë arsye kroatët janë falënderues”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.
Boksieri shqiptar e nokauton serbin qysh në raundin e parë! Roberto Bakaj e ka mundur me nokaut qysh në raundin e parë boksierin serb, Jovan Zdelar. Boksieri shqiptar ishte i pakompromis, duke mos i lënë gjasa boksierit serb. Gjatë karrierës së tij në boksin profesionist, Bakaj ka tetë fitore në po aq ndeshje e të gjitha këto i ka arritur me KO.
Izet Abdyli Avdush Canaj, “Edhe ëndrrat në pranga (lirika nga burgu)”, Armagedoni, 2022 Ka njerëz të rendomtë që në jetën e tyre të përditshme janë aq modestë sa nuk mund ta kuptosh jetën, vuajtjet dhe sakrificatt që ka kaluar. I tillë është edhe poeti Avdush Canaj, i cili me vëllimin e tij më të ri “Edhe ëndrrat në pranga” na shpalos një pjesë të jetës së tij sa tragjike, sa të dhimbshme, po aq edhe krenare. Autori i këtij vëllimi të poezive në formën e një kronike poetike shpalos kujtimet e hidhura të një të burgosuri në burgjet e…
Shqiptarët në Zvicër nuk kanë pasur gjithmonë reputacionin më të mirë, dhe shpesh kanë përjetuar raste të diskriminimit. Por kohët ndryshojnë. Një brez i ri i shqiptarëve etnikë tani është i gatshëm të performojë, eshte i uritur për sukses dhe di si të mbrohet. 360 anëtarë të kësaj gjenerate u mblodhën në Oerlikon fundjavën e kalua, në Hotel Kameha Grand për të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve “Swissalbs Entrepreneur 2022”. Ata janë fëmijë të emigrantëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Përparim Avdili kryeson shoqatën “Swissalbs”, e cila është themeluar në vitin 2018. Avdili është edhe kryetar i…
Në Gjimnazin “Kuvendi Lezhës” në Viti, është mbajtur një tryezë diskutimi me nxënësit e shkollës me temë: “Edukimi kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin zyrtarë nga: Drejtoria komunale e arsimit, përfaqësues të komandës së policisë në Viti, zyrtar nga Qendra për punë sociale, zyra për barazi gjinore në nivel komunal, mësimdhënës, udhëheqësia e shkollës, si dhe psikologu e nxënës të këtij Gjimnazi. Në tryezë u diskutua për shkaqet që vijnë deri tek dhuna në familje, përkatësisht ndaj vajzave dhe grave, si dhe parandalimi i këtyre rasteve. Gjithashtu u apelua për lajmërim të rasteve në…
Rahimaj ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për rifunksionalizimin e platformës Kamenica Open Data
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Drejtorin Ekzekutiv të GYEK, Alutrim Dërmaku, për bashkëfinancimin e projektit për rifunksionalizimin e pltformës Kamenica Open Data. I pari i komunës ka thënë se përmes kësaj platforme qytetarët do të kenë qasje të drejtpërdrejt në raportimin e parregullësive. “Kjo platformë do të ndihmojë në afrimin e qytetarit me institucionin, duke i dhënë qasje të drejtpërdrejtë në raportimin e parregullësive dhe parashtrimin e kërkesave”, është shprehur Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/
Kanë përfituar serra nga buxheti komunal i Vitisë 140 qytetarë vitias . Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira kanë vizituar disa nga përfituesit. Drejtori Pira tha se këto serra janë në dimension prej 50 metra katror dhe janë financuar nga komuna por me participim të pjesshëm të përfituesve. Ai tha se me këtë synohet që qytetarët të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra për familjet e tyre. Sipas tij donacionet e tilla do të këtë edhe në të…
Kryetari Hyseni: Ka filluar projekti i asfaltimit të 11 rrugëve në lagjen Arbëria, kostoja mbi 165 mijë euro
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po vazhdon vizitat në terren në projektet infrastrukturore. Kryetari Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë qëndruar në lagjen Arbëria, ku ka konfirmuar se ka filluar projekti i asfaltimit të njëmbëdhjetë rrugëve atje. “Në total prej 165,480.25, në lagjen Arbëria ka filluar projekti i asfaltimit të 11 rrugëve në gjatësi prej 1837m. Po punojmë në çdo fshat e në çdo lagje të qytetit!”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë. Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Xhaka e Shaqiri shkëlqyen sonte, madje ky i fundit edhe realizoi golin e parë të ndeshjes. Pas fitores, gazeta më e madhe zvicerane, Blick i ka vendosur në ballinë këta të dy. “Shaqiri shkëlqen, Xhaka e kap organin gjenital”, thuhej në titullin e Blick.
Me golin e shënuar ndaj Serbisë të premten mbrëma, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i tretë në histori që ka shënuar në tri kampionatet botërore të fundit. Shaqiri kishte realizuar het-trik ndaj Hondurasit në Botërorin e 2014-s. Realizoi ndaj Serbisë një herë në Botërorin e 2018-s. Të njëjtën e bëri edhe sonte. Shaqiri ka shënuar pesë gola në botërore.

