- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
- Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Author: admin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar koston mujore të mbrojtjes së Ukrainës kundër pushtimit rus. Ai ka deklaruar se vendit të tij i kushton pesë miliardë dollarë në muaj mbrojtja kundër pushtuesit rus. “Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë. Një luftë që do të përcaktojë se si do të duket rendi i ardhshëm botëror”, tha Zelensky në një fjalim virtual para delegatëve të samitit të NATO-s në Madrid. Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve të NATO-s që të dërgojnë më shumë armë dhe para në Ukrainë dhe të “parandalojnë aftësinë e Rusisë për…
“Bullgaria mohon identitetin maqedonas. Kjo është baza e qëndrimeve bullgare për Maqedoninë, mohojnë ata. Ky është thelbi i qëndrimeve të tyre, mohimi. Ata mund të thonë çfarë të duan, por ka një përpjekje të vazhdueshme për të mohuar identitetin maqedonas. Ky është qëllimi për të sfiduar identitetin dhe për të krijuar një stimul për qytetarët maqedonas këtu me nënshtetësi bullgare dhe për ta sfiduar atë në kohën e tyre. Pozicioni bazë i Bullgarisë nuk ka ndryshuar, pozicioni i saj ndaj historisë nuk ka ndryshuar”. tha Edward Joseph, ekspert ballkanik Universitetin Johns Hopkins në Uashington, në një intervistë për “MTV”. Ai…
Republika e Kosovës kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se iu ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë. Osmani thotë se tashmë Kosovës i është dhënë përgjigje nga shumica e zyrtarëve te BE-së që nuk ka një synim të tillë, megjithatë ajo vlerëson që duhet punuar bashkërisht në mënyrë që propozime të tilla, si ai për udhërrëfyesin e ri, të mos shtyhen përpara. Duke…
Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në profilin e tij se vullneti dhe përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit. Ja postimi i plotë: Vullneti dhe përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit. Në takimin informues, Ministrin e njoftova me prioritetet dhe projektet që tashmë i kemi identifikuar pas analizave në terren, e të cilat kërkojnë mbështetje. U…
Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin Shpend Morina kanë pritur në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci. I pari i komunës ka thënë se me Ministrin Peci është diskutuar bashkë8punimi i mëtutjeshëm mes Komunës dhe Ministrisë. “Bashkë me drejtorin Shpend Morina kemi pritur në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Faton Peci dhe deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Jeta Statovci. Kemi diskutuar për bashkëpunime të mëtutjeshme, duke ditur se vizita e ministrit vie menjëherë pas mbështetjes së dhënë për komunën tonë. Planet e qarta dhe konkrete…
Distria nuk ndalet, sigurohet medalja e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare! Xhudistja, Distria Krasniqi, fiton gjysmëfinalen me Ana Perez të Spanjës dhe kualifikohet në finalen e kategorisë -52 kg. Bravo DISI Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, dëshmon cilësitë edhe në Lojëra Mesdhetare Oran 2022. Ajo e nisi mbarë garimin, duke mundur qiprioten Sofia Asvesta, kategoria 52 kg. Xhudistja Distria bëri paraqitje fenomenale. Disi është favotite e madhe për medalje.
Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka ndërprerë seancën e sotme, në mungesë të kuorumit, pasi opozita e ka lëshuar sallën pas mospajtimeve të shumta me pozitën sidomos rreth borxheve dhe obligimeve të trashëguara, derisa po shqyrtohej Korniza Afatmesme Buxhetore. Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, pas një takimi me shefat e grupeve, kërkoi që diskutimet të mbylleshin me aq dhe seanca të vazhdonte punën tutje, por opozita (LDK, AAK, Vatra), nëpërmjet Nazim Gagicës bëri me dije se nuk mund të vazhdojë të rrijë në seancë për shkak të, siç tha ai, mungesës së mirëkuptimit. Kryesuesi Sadiku konstatoi se në situatën…
Pozitive u vlerësua rritja e buxhetit për bujqësi, shëndetësi, kulturë, rini dhe sport, asistencën sociale, bursat për studentë dhe të tjerë Kuvendi komunal i Vitisë, nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash, disa pika të rëndësishme për këtë komunë. Fillimisht pjesën më të madhe të hapësirës kohore e kanë marrë pyetje dhe përgjigjet në mes të këshilltarëve të kuvendit dhe të ekzekutivit. Me pas me theks të veçantë është diskutuar Propozim vendimin për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë 2023-2025, të…
Katër vajza raportohet se janë rrahur mes vete të martën në Prizren. Policia njofton se si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. “Prizren 28.06.2022 – 17:40. Është raportuar një rrahje në mes të katër femrave kosovare. Si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. Rasti është duke u hetuar.
Këngëtari Arian Agushi, i njohur me nofkën “Gold AG” ka bërë me dije se e ka vizituar, Rexhep Selimin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, i cili kësaj vizite ia ka dedikuar disa vargje. Postimi i Agushit pa ndërhyrje: TAKIMI ME REXHËN Pas një kohe prap u pamë Po s’mujtëm kangës me ja thanë E shtrënguam njëri tjetrin Sikur vëllau me vëllanë. A po munesh i thash vlla? Qysh jon knej kta krejt vllaznia? M’tha ma mire kurr s’jena kon Se…

