Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur sesioni informues në kuadër të projektit EIHE
Lajme Lokale

Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur sesioni informues në kuadër të projektit EIHE

adminBy adminDecember 11, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt sesioni informues në kuadër të projektit “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)”, projekt i cili zbatohet nga HANDIKOS-Prishtinë dhe mbështetet nga Programi SHER. Në këtë sesion morën pjesë studentë, staf akademik dhe administrativ të universitetit.

Në hapje të aktivitetit, pjesëmarrësit u përshëndetën nga Prorektori për Buxhet dhe Financa,  Naim Mustafa, i cili theksoi rëndësinë që UKZ i kushton përfshirjes së studentëve me aftësi të kufizuara dhe krijimit të një mjedisi akademik të qasshëm për të gjithë. Ai theksoi se UKZ mbështet dhe inkurajon iniciativat që promovojnë barazinë dhe praktikat gjithëpërfshirëse në arsimin e lartë.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe përfaqësuesja e Programit SHER, e cili vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë dhe rolin që ky program ka në avancimin e politikave gjithëpërfshirëse në Kosovë. Ajo përgëzoi UKZ-në për gatishmërinë dhe angazhimin e vazhdueshëm në projekte që synojnë fuqizimin e studentëve me aftësi të kufizuara.

Gjatë sesionit, përfaqësuesja e organizatës HANDIKOS prezantoi aktivitetet, objektivat dhe mundësitë që ofron projekti EIHE, i cili synon forcimin e praktikave gjithëpërfshirëse, rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e kushteve më të mira për studentët me aftësi të kufizuara në institucionet e arsimit të lartë. Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu për fazat e implementimit të projektit, rezultatet e pritura, si dhe rolin e rëndësishëm që UKZ do të ketë në këtë iniciativë.

Në përfundim të sesionit, Universiteti Publik “Kadri Zeka” falënderoi studentët dhe stafin e pranishëm, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të një ambienti universitar gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.