Author: admin

Gjatë ditës së djeshme në Institutin e Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut është dorëzuar mostra për testimin e një rasti të dyshuar me linë e majmunit. Pacienti është nga Kërçova dhe para disa ditësh i janë shfaqur puçra në trup, që është një nga simptomat e lisë së majmunëve. Komisioni i Sëmundjeve Infektive, i cili mbajti mbledhjen e djeshme pasdite, rekomandoi vendosjen e izolimit në kushte shtëpie apo spitalore për të gjitha rastet e dyshuara dhe të konfirmuara dhe monitorimin e përditshëm epidemiologjik të personave që kanë pasur kontakt me rastet e konfirmuara. “Komisioni i Sëmundjeve Infektive rekomandoi…

Read More

Diaspora e zë vendin më të lartë të investimeve të huaja. Këto investime kryesisht bëhen në patundshmëri. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e huaja direkte në vitin 2021 kanë pasur vlerën e mbi 400 milionë eurove. Nga to 380 milionë shkojnë në sektorin e patundshmërive. Investimet e huaja në sektorin e patundshmërisë, sipas BQK-së pothuajse dyfishuan pjesëmarrjen nga 58.2 për qind në 92.6 për qind në vitin 2021. Por, ky mekanizëm financiar ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe pasigurisë…

Read More

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajtën sot takim me përfaqësues të organizatave jo qeveritare, ku ndër të tjera u nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për zbatimin e masës “Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara”, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në mes të Qeverisë dhe OJQ-ve. Sipas njoftimit, në këtë takim, Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë në krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta në punësim dhe jo vetëm. Ndër të tjera, siç thuhet në njoftim Kurti tregoi…

Read More

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së. Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, zyrtari Burim Kryeziu dhe banorë të fshatrave Hodonoc e Roganë. Kryetari Kadri Rahimaj ka thënë se banorët e këtyre fshatrave e kanë mundësinë që të paraqesin ankesat dhe propozimet e tyre për lagjet në të cilat banojnë. Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023. Kërkesat që banorët…

Read More

Drejtoria e Arsimit në Viti mbështet nismën për identifikimin e shtëpive shkolla të viteve të 90-ta nga Space SyntaKs në platformën digjitale www.shtepiteshkolla.org Shtëpitë që kanë shërbyer si shkolla gjatë viteve të 90-ta në komunën e Vitisë, do të identifikohen dhe do të integrohen në platformën digjitale www.shtepiteshkolla.org nga #Space SyntaKs. Kjo falë një marrëveshje bashkëpunimi që kanë nënshkruar sot drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini me Gresa Nezirin, drejtoresh ekzekutive e Space SyntaKS. Drejtoresha Emini tha se Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e arsimit në Viti, e mbështetë fuqishëm këtë nismë duke e cilësuar atë si shumë…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me kabinetin qeverisës dhe me kryetarin e OVL-UÇK dega në Kamenicë, Milaim Limoni, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Rafet Isufi me rastin e përvejtorit të rënies heroike të tij. I pari i Komunës ka thënë se jeta dhe vepra e dëshmorit Isufi do të përkujtohen gjithmonë si themel i lirisë të cilën ne sot e gëzojmë. Në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe familjarë e qytetarë të Komunës së Kamenicës./GJILANI INFO/

Read More

“Duke marr parasysh rëndësinë e planifikimit të mirëfilltë të buxhetit komunal, i ftojm qytetarët të marrin pjesë në dëgjimet publike që do të organizohen prej datës 16 deri 25 gusht 2022, sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të komunës dhe në mediat lokale të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa. Tutje thuhet: Këto dëgjime nuk do të mbahen vetëm sa për të plotësuar një aspekt ligjor, por vërtet do të merren parasysh nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për projektet me prioritet nëpër lagjet dhe fshatrat e Gjilanit, në bazë të cilave pastaj do të…

Read More

Sherafedin Kadriu ( Muhamet Halili: NJË EMËR NGA LETËRNJOFTIMI, libër me tregime, editoi Shtëpia botuese BEQIR MUSLIU, 2022 ) Rruga krijuese e shkrimtarëve nuk është e njëjtë, sidomos për procesin dhe gjininë e krijimtarisë letrare. Tashmë është konstatuar se problemet me të cilat kacafyten ata që merren me prozën janë të një natyre tjetër, krahasuar me poezinë. Më të vështira gjithsesi. Muhamet Halili, që në fillesë të krijimtarisë së tij është marrë me tregimin, pa u frikësuar fare për rrugën nëpër të cilën do të ecën. Po u këqyrë nga kjo pamje krijimtaria artistike e këtij shkrimtari, kritika do…

Read More

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka pritur sot në takim disa veterane të arsimit, të cilat i ka falënderuar për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave. Nënkryetarja Morina Bunjaku është shprehur se ato janë frymëzim për ne për të vazhduar me punë të mbara tutje. “Sot me kënaqësi i mirëprita zonjat e nderuara dhe shumë të respektuara, veterane të arsimit tani pensioniste të devotshme për të kontribuar në mbarëvajtjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të institucioneve dhe shoqërisë. Pranova shumë urata, sygjerime dhe këshilla dhe kërkesa për të cilat bashkë me kryetarin…

Read More