Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e parë për këtë vit
Lajme Lokale

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e parë për këtë vit

adminBy adminJanuary 31, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot në Viti është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023.
Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi ka falënderuar të gjithë anëtarët e KK-së dhe komiteteve për bashkëpunimin për vitin e shkuar. Ai i ka njoftuar ata edhe mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerrë në seancën e fundit.
Ndonëse nuk ishte në rend dite, por si pikë ka hyrë edhe një propozim vendim nga subjekti politik Vetëvendosje për faljen e tatimit në pronë deri 100€ por që nuk morri mbështetjen e shumicës.
Rreth këtij propozim vendimi pati mos pajtime mes pozitës dhe opozitës se kush është fajtor për rritjen e faturës se tatimit në pronë.
Pas aprovimit të rendit të ditës, kryetari i komunës Sokol Haliti prezantoi informatën e punës për gjatë vitit 2022. Pas prezantimit të vjetarit që u dha në ekranin televiziv në sallën e Kuvendit, të projekteve të realizuara gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, kryetari Haliti, theksoi se viti që lamë pas, është karakterizuar si një vit mjaftë i suksesshëm, fal angazhimit institucional dhe qytetarëve shumë të respektuar, me të cilët ka pas një bashkëpunim shumë të sinqertë në realizimin e objektivave tona programore.
“Gjatë vitit 2022, kemi realizuar programin tonë qeverisës për investime kapitale mbi 98 %, ndërsa kemi grumbulluar të hyra vetanake mbi 108 %, që do të thotë se kemi tejkaluar planifikimin. E gjithë kjo si rezultat i punës sonë të palodhshme dhe besimit të qytetarëve në institucionet komunale për t’i kryer obligimet që kanë ndaj komunës. Për rezultatet të cilat kemi treguar si komunë, jemi certifikuar nga Auditori Gjeneral, dhe jemi shpërblyer me grand të performancës nga Ministria për Pushtet Lokal, si dhe nga shumë organizata ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Raporti bazohet në aktet juridike të miratuara nga Kuvendi i Komunës, strategjitë me objektiva specifike në disa lëmi dhe përmbledh punën e organeve komunale, por edhe përmban informacion të konsoliduar dhe të dhëna mbi punën njëvjeçare të komunës”, tha Haliti.
Gjithashtu ai përmendi se gjatë kësaj periudhe njëvjeçare, janë miratuar shumë vendime, programe, plane vjetore, strategji lokale si dhe akte tjera juridike, të cilat kanë pasur si qëllim ta shndërrojnë komunën në institucion, ku vendoset mbi perspektivën dhe mirëqenien e qytetarëve. Fokus të veçantë i kemi dhënë arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe infrastrukturës në përgjithësi, por edhe resorët e tjerë që në përgjithësi janë vlerësuar lartë nga ana e organeve mbikëqyrëse të komunës.
Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me organizata ndërkombëtare dhe investitorë të huaj, në shumë projekte, si me USAID-in, GIZ-in gjerman, Bashkimin Evropian, Caritas Luksemburgun, Projektin DEMOS, OSBE-në, Ambasadën Suedeze, Ambasadën Norvegjeze dhe organizata të tjera. Gjithashtu,
Haliti ka prezantuar aktivitete të zyrave dhe drejtorive komunale, të cilat në bashkëpunim me stafin janë angazhuar që përmes aktiviteteve të ndryshme të realizojnë me sukses objektivat strategjike të planifikuara për vitin 2022.
Diskutim më i gjatë në këtë seancë u bë rreth informatës së kryetarit të komunës dhe Pasqyrave Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2022, ku këshilltarët parashtruan pyetje dhe interesim rreth shpenzimeve. Në këtë seancë u shqyrtuan edhe këto pika të rendit të ditës:
-Propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë për vitin 2023, si: Propozim Vendimi për aprovimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe Propozim vendimi për aprovimin e planeve të punës për vitin 2023 të këtyre komiteteve, Komitetit për Shërbime Publike, Komiteti për Liritë të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komiteti për Planifikim Rregullim të Hapësirave dhe Mbrojtjen e Mjedisit si dhe Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kulturë

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

By adminJuly 24, 2026

Shkruan: Ismet Sylejmani Ka takime që zgjasin pak çaste, por zgjojnë kujtime të një…

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026

Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”

July 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.