Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Hysri Halimin, kryetar i Kuvendit të komunës Meyrin nga kantoni i Gjenevës në Zvicër. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy komunave, konkretisht për mundësitë e binjakëzimin të komunës së Vitisë me këtë komunë helvetike. Kryetari Haliti, e ka njoftuar atë edhe mbi zhvillimin e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, projekteve të realizuara dhe projekteve të parapara por edhe mbi mundësitë për investime. Gjithashtu kryetari Haliti, tha se Vitia ka një diasporë të fuqishme në vendet e ndryshme të botës të…

Read More

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot u prit në takim në objektin e ri të shkollës së arteve pamore “Adem Kastrati” nga kryetari Alban Hyseni, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani si dhe nga mësimdhënësit dhe drejtorët e Institucioneve Edukativo Arsimore të komunës së Gjilanit. Ministrja dëgjoi kërkesat e shqetësimet e tyre që përfshinin problemin me norma të mësimdhënësve, pagesat e kujdestarisë, nevojën për numër më të madh të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, për profile të reja profesionale, si dhe çështje të tjera të rëndësishme. Ajo shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim për…

Read More

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan ka shpërndarë të hënën 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se në vitin e ardhshëm do të rritet buxheti për sektorin e bujqësisë. “Këto shtëpiza janë ndarë për 54 fermerë ndërkohë që sektori i bujqësisë ka nevojë më të madhe për mbështetje financiare. Fatkeqësisht, buxheti që është i planifikuar dhe i ndarë në vitin e kaluar është i pamjaftueshëm për bujqësinë, ndërsa për vitin e ardhshëm do të planifikojmë edhe projekte të reja dhe rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë, sidomos tek subvencionimi…

Read More

Gjatë muajit gusht, Letnica e Vitisë është vizituar nga shumë mysafirë nga e mbarë Kosova, qytetarë të tjerë nga viset e tjera të shteteve të rajonit, nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi e nga Kroacia, për të marrë pjesë në aktivitetet që mbahen për nder të festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”. Në kuadër të kësaj feste sot u mbajt edhe mesha qendrore e festës ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja ,besimtarë të krishterë por edhe mysafir nga vendet e ndryshme të botës. Kryetari i komunës së Vitisë, duke përshëndetur…

Read More

Për të nderuar dhe shënuar me aktivitet Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rotary Club Gjilani, në bashkëpunim edhe me klubet e basketbollit, KB Drita e KB “United”, organizuan turneun në basketboll “Youth Tournament 3×3”, për të dyja kategoritë, ku në atë të meshkujve fitues doli të jetë skuadra “Hustlers”, ndërsa te femRat, ekipi më i mirë ishte “Bashkimi”. Organizatorët thanë se me këtë aktivitet sportiv deshën të shënojnë këtë ditë të rinisë por edhe të ndihmojnë klubet e të rinjve duke organizuar gara, që për ta janë të mirëseardhura, por edhe duke I shpërblyer për mundin, ekipet finaliste. Fadil Rrahmani,…

Read More

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mbajti konferencë për medie në të cilën qëndrimet i paraqitën anëtarët e Kuvendit Komunal, Avdyl Aliu, shef I Grupit të Këshilltarëve dhe Drenushë Maloku, anëtare e Kuvendit. Shefi i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu, kritikoi qeverisjen e re e cila jo që nuk ka inicuar projekte të reja por as nuk i ka vazhduar projektet tona të cilat kanë mbetur të papërfunduara. Sipas tij: punën e deritanishme të kësaj qeverisje e karakterizojnë shkeljet e mëdha të ligjeve dhe rregulloreve, andaj edhe e cilësojmë si “qeveri e guximit me këmbë…

Read More

Adem Nimani Nuk do të ketë sheqer, por mos u frikoni se këtë e siguron Presidenti! Nuk do të ketë naftë, por këtë ua siguron Presidenti! Nuk do të ketë vaj, por këtë ua siguron Presidenti! As lëndë për ngrohje nuk do të ketë, por jeni me fat se ato ua siguron Presidenti! Radikali serb, sa herë që dikush flet për finalizimin e marrëveshjes së Serbisë me Kosovën, deklaron bindshëm se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Pastaj, njeriu normal shtron pyetjen: pse vazhdon ky cirk në Bruksel? Në Ballkanin Perëndimor, Serbia vepron kundër të gjithë fqinjëve – pa…

Read More

Theophilus Solomon është emri i afrimit më të ri të Gjilanit. Për afrimin e ri ka njoftuar klubi nga qyteti me të njëjtin emër. “Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite. Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.  Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, ka…

Read More

Nga Gani Mehmetaj ( Reportazhë ) Legjendën e Bjeshkëve të Nemuna e kam dëgjuar në fëmijëri nga nëna (1927-1967) dhe nga gjyshja (1895-1980), mu si e kam dëgjuar nga ato edhe legjendën për plaken e gurëzuar që i tha marca-keqit: “po marr gjanë e n’bjeshkë po dal, me çka pat e ngrini n’mal”.  Në fëmijëri me tregonin se ku ishte plaka e gurëzuar me dele, në Rusoli, në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna.  Gjyshja dhe nëna nuk e dinin asnjë fjalë serbisht. Në valën e dëbimeve, kur refugjatët iknin maleve apo fshiheshin shpellave që të mos i rrihte era, shqota e…

Read More

Të shtunën, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, u bë rivarrimi i dëshmori Enver Pacolli. Eshtrat e dëshmorit u tërhoqën nga varrezat civile në Hajvali, për të pushuar në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ngjarje kjo që u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. “Për mua si kryetar i komunës është nder dhe privilegj, është krenari po ashtu, që në një ceremoni modeste, në një ditë të veçantë e të shënuar për familjen Pacolli, e në veçanti për dëshmorin e kombit  Enver Pacolli, në datën e lindjes së tij, të zhvillojmë dhe përfundojmë procesin e…

Read More