Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës
  • Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Policia: 23 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Aktivitete javore në trafikun rrugor – mbi 1 mijë e 500 gjoba në rajonin e Gjilanit
  • Kryetari Hyseni, mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së vjetër të Gjilanit
  • Bilanci 24-orësh i Policisë: Një viktimë në trafik dhe 2444 gjoba të shqiptuara
  • Drejtori i Administratës, takon ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Legjenda e Bjeshkëve të Nemuna
Kulturë

Legjenda e Bjeshkëve të Nemuna

adminBy adminAugust 13, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Gani Mehmetaj

( Reportazhë )

Legjendën e Bjeshkëve të Nemuna e kam dëgjuar në fëmijëri nga nëna (1927-1967) dhe nga gjyshja (1895-1980), mu si e kam dëgjuar nga ato edhe legjendën për plaken e gurëzuar që i tha marca-keqit: “po marr gjanë e n’bjeshkë po dal, me çka pat e ngrini n’mal”.  Në fëmijëri me tregonin se ku ishte plaka e gurëzuar me dele, në Rusoli, në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna.  Gjyshja dhe nëna nuk e dinin asnjë fjalë serbisht.

Në valën e dëbimeve, kur refugjatët iknin maleve apo fshiheshin shpellave që të mos i rrihte era, shqota e shiu, më kujtohej legjenda për emrin e Bjeshkëve të Nemuna. Legjenda thotë se një nënë me dy fëmijë (burrin ia vranë hordhitë turke), mori ikën drejt Bjeshkëve të Nalta, sipër Rrafshit të Dukagjinit. Me fëmijë për dore, nuk u kujtua për sende të tjera, koha nuk priste, ushtarë të armikut mund t’i kapnin. E frikësuar nga ndjekësit, e pikëlluar për vrasjen e burrit, kthente kokën prapa me dy jetimë. Në largësi shquhej shtëpia e saj që i dilte flaka. Një pikëllim i pakufishëm ia mbuloi fytyrën, ia nxiu sytë. Ec e ec e ujë askund. Sa më shumë që ngjitej, bjeshkët lartësoheshin, sa më shumë përpiqej t’i shmangej diellit, masa e zjarrtë bëhej më e pamëshirshme, skuqte e digjte si saç. Dhe ata shpejtonin, sa më larg ushtarëve turq.

Dielli i korrikut vazhdonte t’i përvëlonte, etja i kishte molisur nënë e fëmijë. Vijat e ujit në këtë kohë, në të dy krahët sipër burimit të Drinit shterojnë, bora që dikur rrinte deri në fund të gushtit, për dreq, atë ditë korriku kur u duhej kalamajve të nënës së ve, kishte shkrirë në luginat më të fshehura nga dielli përvëlues.
“Nanë, du ujë!” kërkonte me ngulm djali i vogël, sepse urinë e harruan nga vapa e madhe e lodhja edhe më e madhe. Po ujë s’kishte askund. “Nanë, t’lutem, ni pikë uj!” e përgjëronte vogëlushi, pa e kuptuar se kjo gjë nuk ishte në vullnetin e nënës së gjorë. S’gjendej askund pikë uji sa t’ua njomte buzët e përthara. S’kishte një copë reje në qiell që do ta fshihte diellin të mos përvëlonte. Nëna e hutuar përpiqej ta ngushëllonte të voglin me fjalë, i madhi nuk bëzante, megjithëse shkrumbi iu bë një pëllëmbë mbi buzë, thotë legjenda.

“Tash e gjajmë ujin, drita e syve të mi, edhe pak! Gurrat e Bardha nuk janë larg”, përpiqej t’i jepe zemër nëna e shkrumbuar nga vapa e pikëllimi. Kaluan Gurrat e Bardha, por uji nuk rridhte as për ilaç, u ngjitën Malit të Thatë, vija uji askund. Kopetë e deleve me barinj si t’i kishte lëshuar toka a ngrënë ujku, kambana nuk jehonte në tërë Bjeshkët e Nalta, sikurse quheshin dikur. Njeri të gjallë mbi faqe të dheut.

Fëmijët u lodhën, buzët iu ngjitën nga shkrumbi, forcat u shteruan, nuk mund të flisnin nga etja e nga lodhja, nisën të përpëliteshin, flisnin përçart. Nënën e mbërtheu kulmi i dëshpërimit. Lotët nuk i rridhnin që t’ua njomte buzët kalamajve, shihte e dëshpëruar se si po i shuheshin dy engjëjt para syve. Por më parë se t’i kapte agonia, para se t’ua bënte gjamën, ajo mallkoi në kulm të zemërimit: “Hej, moj bjeshkë, kurrë ujë mos paçi! Flaka u daltë! Ju shitoftë reja!” Dhe ra shakull në tokë mbi kalamajtë që po i kalonin çastet e fundit të agonisë.

Legjenda nuk e thotë ç’u bë me nënën e dy fëmijët. Nuk e thotë as a vdiqën apo i shpëtoi mrekullia.

Legjenda thotë se mallkimi i nënës i zuri të gjitha bjeshkët sipër Dukagjinit, në të dy anët e Drinit të Bardhë. Nama e nënës u rri kërcënueshëm edhe sot. Bjeshkët e Nemuna u dogjën nga zjarri i mallkimit, reja shkreptin ndonjëherë në qiell të kthjelltë, duke djegur pyje të tëra. Gur mbi gur nuk mbetën. Të mbërthen angështia kur i shikon mijëra hektarë të djegur, brinjë të bjeshkës që dalin në sipërfaqe, gërgja që shkëlqejnë në diell. Mallkimi i ndjek këto bjeshkë: zjarret përsëriten çdo vit, në të njëjtën kohë, në të njëjtin rrugëtim të nënës: sa herë nisin të këndellen bimësia e filizat e hollë, bie një rrufe dhe i djeg filizat e bredhave e të çetinave.

Asnjëherë nuk ma tregoi gjyshja fundin e nënës me fëmijë, legjenda nuk e thotë a shpëtuan apo vdiqën. Ata morën rrugën e përjetësisë, por sigurisht si fëmijë nuk ma thanë fundin tragjik, sepse përrallat e legjendat gjithherë duhej të përfundonin fatlumësisht.

Megjithatë në Bjeshkët e Nemuna, më thoshte gjyshja, është një muranë, shkëmb i skalitur, ku shihet nëna me dy kalamajtë, më bohçe e me pagur uji. Barinjtë kur kalojnë pranë shkëmbit, e derdhin një curril uji, që t’ua njomin buzët nënës e kalamajve.

Një motërzim serb shumë më i vonshëm, ka një legjendë tjetër për mallkimin e Bjeshkëve të Nemuna. Sipas kësaj legjende kur ushtria serbe pasi pësoi disfatë nga malësorët e Rugovës e burrave të Dukagjinit, me të ngjitur bjeshkëve, dielli i pamëshirshëm i dërmoi përfundimisht. Gushti me vapë, ushtria e shkalafitur serbe, që i kishte zënë gjaku i të pafajshmëve, ranë shakull në gërxhe. Legjenda e tyre, e sajuar nga kronistët ushtarakë, thotë se gjenerali i tyre klithi: “Qofsh e mallkuar!” (Prokleta da si) . Në gjuhën e tyre “Prokletije”, d.m.th. “Të mallkuarat”.

Në hartat gjeografike mbi pesëdhjetë vjet ishin të shënuara të dy emërtimet shqip e serbisht. Në Shqipëri i bënë Alpe Shqiptare, si në Slloveni Alpet Sllovene a në Zvicër Alpet Zvicerane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

By adminMay 15, 2026

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, maturantët e Kamenicës, gjenerata 2023–2026, shënuan diplomimin e…

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026

Policia: 23 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

May 15, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.