- Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit
- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
Author: admin
Kastrati merret në pyetje nga autoritetet serbe, pyetet për Limajn dhe largimin e tij nga LV-ja
Të shtunën e 13 gushtit, derisa po udhëtonte nga Prishtina drejt Vjenës, ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është marrë në pyetje nga autoritetet serbe në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. Sipas deklaratës së tij, dy policë të uniformuar serbë e kanë shoqëruar te zyrat e tyre për t’u intervistuar nga një person i tretë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Kastrati pas një kohe është intervistuar nga dy persona të pauniformuar në gjuhën angleze për faktin se komunikimi në gjuhën serbe nuk ka mundur të bëhet sepse ai nuk e flet këtë…
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2022. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional. Në rend ditë ishin këto pika: 1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.25392 i datës 10.08.2022, nga mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. 2.Propozim-vendim për emërimin e nënkryetarit të komunës për komunitete. 3.Propozim-Vendim për Shfuqizimin e Vendimit nr.14823. 4.Informatë për përfundimin e procesit të Korrje-Shirjeve. 5.Të ndryshme. Pas hapjes së mbledhjes u diskutua që në rend dite të hyjnë edhe këto pika:…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim futbollisten e talentuar nga Sllatina e Vitisë, Ema Kerqota, e cila luan për reprezentacionin U17 të Gjermanisë. . Gjatë këtij takimi ai e ka përgëzuar atë për profesionalizmin e saj në futboll. Përndryshe bëhet me dije se ajo është e ftuar të jetë pjesë e U17 të Republikës së Kosovës./GJILANI INFO/
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë me datën 16.08.2022 gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar personin dyshuar Shqiptar Kosovar O.B. (1988) tek i cili janë gjetur tri qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuan në sasi prej 1.9 gram. Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar nga i dyshuari për procedim të mëtejmë ligjor. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal ,, Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe …
Organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në këtë komunë, ka filluar cikli i diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2023-2025. Diskutimi i parë është mbajtur në qytetin e Vitisë, konkretisht në Sallën e Kuvendit Komunal, me personelin arsimor dhe shëndetësor. Me këtë rast zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, edhe sivjet po e ndjek praktikën e mirë të hartimit të përbashkët të buxhetit komunal, në veçanti të listës për investime kapitale dhe atë…
Arbën Xhaferi ka lindur më 24 janar 1948 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka vazhduar studimet në degën e Filozofi në Beograd ku ka mbaruar me sukses. Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punoi analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë…
Naxhi Selimi ka kaluar nga pozita e punëtorit sezonal në ndërtim, në shkallën e lektorit të gjermanishtes në Universitetin e Edukimit në Schwyz Nëse në Zvicër ekziston diçka si ëndrra amerikane e tipit “nga pastruesi i enëve te milioneri”, atëherë biografia profesionale e Naxhi Selimit e pasqyron këtë më së miri për rrethanat zvicerane. Ai, gradualisht ka kaluar nga pozita e tij si punëtor sezonal në ndërtim dhe pastrim, në shkallën e lektorit të gjermanishtes në Universitetin e Edukimit në Schwyz. Në një intervistë të zhvilluar me të, z. Selimi flet për rrugën e tij profesionale në Zvicër, për…
KFOR-i e ka rritur praninë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe aktivitetet patrulluese në atë zonë me qëllim të rritjes së vetëdijes për situatën. Këto masa janë marrë për të mundësuar që KFOR-i t’u përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, ka thënë për “Kosovo Online” Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it. “Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, shtohet në përgjigje. Në përgjigje thuhet se mandati i misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999,…
Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjashtë raste të dhunës në familje. Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se rastet kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Gllogoc, 16.08.2022 – 00:05. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Prishtinë 15.08.2022 – 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i…
Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin e vitit 2023 në fshatrat Kopernicë dhe Strezoc
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Kopernicë dhe Strezoc. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, zyrtarja Lidiona Marovca dhe banorë të fshatrave Kopernicë dhe Strezoc. Kryetari Liridon Kastrati ka thënë se janë duke punuar që në Projekt-Buxhetin për vitin 2023 të përfshihen propozimet e banorëve. Zyrtari Naser Hashani ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023. Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë ndriqimin, asfaltim të rrugëve, kanalizim./GJILANI INFO/

