Author: admin

Një 7-vjeçar nga Gjakova ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjakovën, Sheremet Elezaj i cili tha se fëmija ishte duke u trajtuar në spital. “Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është…

Read More

Në Hodonoc të Kamenicës ka dodhur një aksident trafiku mes dy veturave ku edhe janë lënduar 6 persona, prej tyre katër meshkuj dhe dy femra, bëri me dije policia. Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit vetëm njëra është ndal për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, njoftohet nga po i njejti burim./GJILANI INFO/ 

Read More

Policia në Viti ka arrestuar personin e dyshuar për sjellje të dhunshme në familje. I njejti thuhet nga policia ishte i dehur kur kishte udhtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë, të premten ka mbajtur një diskutim publik për planifikimin e buxhetit komunal për periudhën 2023-2025 me banorët e fshatit Sllatinë të Epërme të Vitisë. Në këtë diskutim publik para banorëve të këtij lokaliteti kanë prezantuar zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi si dhe Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit komunal i kanë njoftuar të pranishmit lidhur me buxhetin e planifikuar për vitin në vijim. Ndërkaq banorët e Sllatinës patën këto kërkesa: të bëhet ndriçimi publik në parkun e quajtur Mllaku, një përkushtim më…

Read More

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin e tretë një-ditor me anëtarët e Kuvendit lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimi i buxhetit komunal. Qëllimi i organizimit të trajnimit të tretë një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal ishte përfitimi i njohurive lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal. Në këtë trajnim anëtarët e kuvendit,drejtoritë komunale, grupet e margjinalizuara, dhe pjesëtarët e shoqërisë janë trajnuar lidhur me rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale, rolin e anëtarëve të…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal ka mbajtur dëgjimin buxhetor me oganizatën HANDIKOS, Kryqi i Kuq dhe Grupin e Grave për Projekt-Buxhetin për vitin 2023. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa Selami Zylfiu, zyrtarja nga kjo drejtori Afërdita Tahiri, përfaqësues të organizatave HANDIKOS, Kryqi i Kuq, dhe të Grupit të Grave. Kryetari Liridon Kastrati ka thënë se është e rëndësishme që këto organizata të paraqesin prioritetet kryesore në mënyrë që grupi punues t’i përfshijë në Projekt-Buxhetin për vitin 2023. Përgjegjsja e organizatës HANDIKOS-dega Kamenicë,…

Read More

Shkruan Milazim Krasniqi 1. Borxhi publik i Serbisë është 32 miliardë dollarë. Kjo është një shumë marramendëse e borxhit, të një shteti që ka ekonomi të dobët. Sa për ilustrim po kthej në kujtesë faktin që borxhi i ish Jugosllavisë, në kohën kur ajo ra në krizën e borxheve, nga e cila pastaj pasoi edhe kriza politike dhe shpërbërja e përgjakshme, ka qenë 20 miliardë dollarë. Pra, ish Jugosllavia me të gjitha resurset që kishte me të gjashtë republikat dhe dy krahinat autonome, nuk e përballoi borxhin prej 20 miliardësh. Prandaj mund të thuhet se nga ky aspekt Serbia…

Read More

Florian Marku po vijon me intensitet stërvitjen për duelin e 25 gushtit në stadiumin “Air Albania”. Boksieri shqiptar do të ketë përballë një rival të fortë meksikan. Ai kërkon edhe ndihmën e publikut. “Jam gati! Edhe 8 ditë kanë ngelur për ndeshjen më të madhe të historisë të boksit në Tiranë. Ju pres të gjithëve në stadiumin ‘Air Albania’, merrni me vete flamujt që të krijojmë një atmosferë e cila do të mbahet mend gjatë!”, ka shkruar Marku.

Read More

“Gjuha nuk është, siç dëshironte Aristoteli, një hapësirë neutrale dhe paqësore në të cilën mund të shprehen pikëpamjet e kundërta; ajo as nuk është siç mendon Marksi, një instrument politik të cilin mund ta përdorin njësoj në shërbim të tyre si sunduesit ashtu edhe të sunduarit… Gjuha është thjesht pushtet, vetë forma e pushtetit, tërësisht e konturuar nga pushteti, madje edhe në formën e saj më të thjeshtë retorike” – Bernard-Anri Levi Nga: Halil Matoshi (botuar për herë të parë në revistën kulturore “Sheshi” më 1997) Ku konsiston ‘marksizmi gjuhësor’ i klasës politike-kulturore në shoqërinë shqiptare dhe si fshehet në ligjëratën e tyre…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Stoltenberg ka thënë se situata në teren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit të situatës. I pyetur se çfarë nënkupton paralajmërimi për intervenim të NATO-s, Stoltenberg ka thënë se KFOR-i është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Beograd dhe…

Read More