Author: admin

Estevao William Almeida de Oliveira Golçalves është vetëm 15 vjeç, luan si sulmues i majtë dhe është në pronësi të Palmeiras. Adoleshenti i talentuar brazilian, ka pseudonimin Messinho për shkak të pasionit dhe dashurisë që ka për yllin argjentinas. Ëndrra e tij e madhe është të luajë një ditë në “Camp Nou” me Barcelonën, stadium ku idhulli i tij ka dhuruar spektakël dhe magji të paharrueshme. Por, Estavao mund të bëhet shok skuadre me Leo Messin. Mundo Deportivo raporton se PSG po e monitoron prej kohësh dhe ka ofruar 40 milionë euro për ta bllokuar, pasi operacioni mund të zhvillohet vetëm kur të…

Read More

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA ka dënuar sërish Serbinë pas ndeshjes me Zvicrën. Tifozët serbë ofenduan dyshen shqiptare Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin si dhe futbollistët serbë bën sjellje të pahijshme. E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku e ka mirëpritur dënimin e FIFA-s për Serbinë. Çeku ka thënë ky dënim erdhi pas ankesës nga FFK dhe shovinizmi serb nuk kalon. “Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve”. “Të dy rastet zyrtarisht…

Read More

Muharrem Nitaj Më kishte zgjuar telefoni i një mëngjesi, datë 15 janar 1999. “Ka nodhur një hata në një fshat të Shtimjes, në Reçak! Ka dhjetëra të vrarë. Nuk di më tëpër”, ishte zëri që vinte nga ana tjetër.… Dita ishte e zymtë. Qielli ishte i vrenjtur. Dimri ishte në mes, por borë nuk kishte… Rruga nga Prishtina deri në fshatin e vogël, ishte sa njëmijë vjet. Ecnin si plumbi n’flurudhë, me një makinë të vjetër me tymin shtëllungë nga mbrapa, e zë nuk lëshonim, por gjithë rrugës duke folur vetmevete, “a thua sa ishte e madhe hataja atje,…

Read More

ISMAJL KURTESHI Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, gjatë vitit 2022, në cilësinë e këshilltarit Komunal, në zyrat e Komunës i kam takuar 146 qytetarë ose grupe qytetarësh, të cilët kanë paraqitur kërkesa, vërejtje, ide, pakënaqësi etj. Të gjitha shqetësimet e tyre i kam përcjellë te kryetari i komunës dhe drejtorët përkatës, varësisht nga natyra e çështjes së ngritur. Pothuajse pas të gjitha shkresat drejtuar drejtorëve, unë e kam marr një përgjigje (shpjegim) prej drejtorëve të cilën pastaj ua kam përcjellë parashtruesve të kërkesave. Disa nga kërkesat janë plotësuar, kurse për të tjerat drejtorët kanë marr përsipër t’i…

Read More

Është mbajtur Tryeza e Flakës, në të cilën është diskutuar rreth historisë së “Flakës së Janarit” në të cilën është folur për fillet e Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit”, sikurse që ka patur edhe kumtesa rreth personaliteteve që u kushtohet ky manifestim. Fillimisht Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e komunës së Gjilanit, në emër të institucioneve komunale, ka thënë se “Flaka e Janarit” është një manifestim që identifikohet me Gjilanin, por që i cili njëkohësisht i dha identitet këtij qyteti. Sipas saj, vargut të pafund të luftëtarëve për liri i përkushtohet ky manifestim, i cili arriti një nivel të lartë…

Read More

Nëse nga gatimi i ndonjë byreku tjetër ju kanë mbetur disa petë, kjo është mënyra si të kurseni dhe si t’i përdorni në mënyrën më të mirë Përbërësit: – 500 g petë të holla; – 1 presh i madh; – 1 patate; – vaj; – kripë; – piper; – ujë i gazuar. Përgatitja: Në vaj fërgoni preshin e prerë në rrathë dhe shtoni pataten e grirë në rende. Në fund shtoni kripën dhe piperin. Një petë përhapeni në tavolinë dhe spërkateni me ujë të gazuar dhe radhiteni shtesën. Mbështillni në role, pastaj përsëriteni procedurën me petët e tjera. Radhisni…

Read More

Dhimbja e kokës nuk është kurrë e mirë pavarësisht nëse punon nga shtëpia apo nga zyra. Çuditërisht erërat e forta apo edhe sutjenat mund t’u shkaktojnë dhimbje koke. Por ajo që ju nuk dini është se dhimbjet e kokës mund të trashëgohen. Kjo do të thotë që nëse njëri nga prindërit tuaj vuan nga dhimbja e kokës rregullisht, shanset që ju të vuani janë 50%. Prandaj për t’jua bërë ditën e punës sa më të mirë, ne ju sjellim disa gjëra të vogla që duhet të bëni që të çliroheni nga dhimbja e kokës ndërsa qëndroni para kompjuterit për…

Read More

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionin e enëve të gjakut, duke ulur kështu tensionin. Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues, madje katastrofik, duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave. Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi…

Read More

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dënuar sërish Serbinë. FIFA të premten e dënoi Federatën serbe me 50 mijë franga për thirrjet fyese të tifozëve kundën Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit në ndeshjen ndaj Zvicrës. Njoftimi i plotë nga FIFA: “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 frangash dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj e meshkujve për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme…

Read More