- Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit
- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
Author: admin
Në Viti sot ka qëndruar aktivistja e humanistja amerikane Janet Reineck, e cila kontribuoi shumë në emancipimin e femrës shqiptare, në mbështetje të shkollave shqipe gjatë viteve të 90-ta, si dhe në realizimin e shumë projekteve të tjera në komunën e Vitisë gjatë viteve 1994-1997. Ajo u prit nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ku edhe u nderua me një mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë në atë kohë. Kryetari Haliti theksoi se Janet Reineck, gjatë asaj kohe pati bërë emër dhe ishte e njohur në çdo familje të komunës sonë. “Janet ka qenë, është…
Haliti dhe Azizi u takuan me antarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ” Kemajl Azizi” para nisjes për në Sicili
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi me bashkëpuntorë kanë takuar antarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ” Kemajl Azizi” – Viti, para nisjes për në Sicili të Italisë. Ky ansambël do të qëndrojë për 10 ditë në Itali ku do të marrë pjesë në festivalin botëror të Sicilisë duke prezantuar Kosovën atje. Me këtë rast, Arsim Abazi ka falënderuar kryetarin Haliti, DKRS-në e Vitisë dhe ambasadën Italiane për mbështetjen e tyre që sipas tij e ka bërë të mundur që ata të marrin pjesë në këtë festival./GJILANI INFO/
Janë mbajtur diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025 në lokalitetet Pozharan dhe Gjylekarë
Në Pozharan dhe në Gjylekarë të Vitisë janë mbajtur dje diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025. Në këto diskutime përfaqësuesit komunal kanë prezantuar buxhetin e paraparë për vitin në vijim si dhe kanë kërkuar nga banorët e këtyre lokaliteteve të përcaktojnë prioritetet e tyre për investime. Me këtë rast në Pozharan banorët kërkuan që të rregullohen disa rrugë fushore, të bëhet hapja dhe pastrimi përroskës së Gilbushit, të kenë një shtëpi të kulturës, të ndërtohen trotuare në disa lagje, të përfundoj sa më parë objekti i shkollës, të sigurohet një zyre e veçantë për koordinatorin dhe këshillin…
Kryetari i Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Nasalë. Ai, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë inspektuaar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në gjatësi mbi 1 kilometra. “Ishim zotuar dhe po e realizojmë kthimin e investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës në fshatra”, ka thënë kryetari Hyseni. /GJILANI INFO/
Sylejmani: Punët e izolimit dhe të nyjeve sanitare në shkollën “Rexhep Elmazi” drejt përfundimit, viti i ri shkollor do të fillojë me kushte më të mira për nxënësit
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë vizituar punimet e izolimit dhe nyjeve sanitare, në shkollën “Rexhep Elmazi”. Drejtoresha Sylejmani ka bërë të ditur se përpos në shkollën “Rexhep Elmazi”, është duke u punuar edhe në shkollat tjera si, “Ramiz Cernica”, “Musa Zajmi”, “Thimi Mitko”, “Mehmet Isai” etj., derisa ka konfirmuar se më 1 shtator do të jetë gjithçka gati për fillimin e vitit të ri shkollor në kushte më të mira. “Në shkollën “Rexhep Elmazi”, në kuadër të programit për efiçiencë të energjisë elektrike, është duke e u bërë…
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur të miturën gjilanase. Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë: • Inicialet A. I. • Kosovare Shqiptare • Viti i lindjes 2009 • Adresa e banimit Gjilan Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit…
TRIAdontics është një Akademi për një stomatologji moderne. Akademia në fokus të implantologjisë dhe protetikës ofron një sërë trajnimesh rreth rrjedhës së punës digjitale në implantologji. Posa të hapësh ueb-faqen e Akademisë Holandeze TRIAdontics, në mesin e katër ligjëruesve, shfaqet një bashkëkombës yni, Dr. MDSc. Genc Zenunaj. Një shkencëtar i ri në moshë, por me bagazh të madh profesional dhe shkencor. E gjithë kjo storje suksesi fillon nga Universiteti i Vjenës. Dr. Genci u diplomua në Universitetin e Prishtinës, por ëndrra e tij ishte që studimet postuniversitare t’i vazhdojë në Universitetin e Vjenës, universitet i cili kulmon për nga…
Zelensky thotë se do të ndërpriten negociatat me Rusinë, nëse Moska vazhdon me gjykimin e luftëtarëve ukrainas të kapur në Mariupol
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për mundësinë e ndërprerjes së negociatave me Rusinë, nëse Moska vazhdon me planin për gjykimin e ushtarëve ukrainas që janë kapur në Mariupol. “Nëse procesi i neveritshëm gjyqësor vazhdon, kjo do të nënkuptonte shkelje e vijave që do të pamundësonin vazhdimin e negociatave”, tha Zelensky në adresimin e tij më të fundit, transmeton Telegrafi. “Nuk do të ketë më negociata, shtet ynë tashmë ka thënë atë që ka dashur ta thotë”, shtoi ai. Lexo po ashtu: Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase është gjetur i vdekur në shtëpi Në anën tjetër, ambasadori…
Aktivitete stërvitore të pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut
Në poligonin ushtarak “Krivollak”, pjesëtarët e Forcave të armatosura të SHBA-së që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë po kryejnë stërvitje dhe qitje me dy aeroplanë UH-60 “Blek Hok” që realizohen në periudhën prej 20 deri 26 gusht. “Ky lloj aktiviteti stërvitor në PU ‘Krivollak’ të pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së në kuadër të misionit të KFOR-it që janë realizuar edhe më parë, konfirmon dhe promovon mundësitë që ofron ky kapacitet i jonë më i madh në kryerjen e aktiviteteve stërvitore nga forcat e armatosura të vendeve të huaja”, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë së…
Në rrugën “Esat Berisha” të Gjilanit janë arrestuar dy persona të pas një incidenti, njofton policia. Sipas policisë thuhet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Ndërkaq gjatë kontrollit te njëri nga personat e dyshuar thuhet se është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

