Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Janet Reineck: Në asnjë vend të botës nuk kam gjetur ngrohtësin e popullit të Kosovës
Lajme Lokale

Janet Reineck: Në asnjë vend të botës nuk kam gjetur ngrohtësin e popullit të Kosovës

adminBy adminAugust 23, 2022Updated:August 23, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Viti sot ka qëndruar aktivistja e humanistja amerikane Janet Reineck, e cila kontribuoi shumë në emancipimin e femrës shqiptare, në mbështetje të shkollave shqipe gjatë viteve të 90-ta, si dhe në realizimin e shumë projekteve të tjera në komunën e Vitisë gjatë viteve 1994-1997.

Ajo u prit nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ku edhe u nderua me një mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë në atë kohë. Kryetari Haliti theksoi se Janet Reineck, gjatë asaj kohe pati bërë emër dhe ishte e njohur në çdo familje të komunës sonë.

“Janet ka qenë, është e do të mbetet mike e popullit shqiptar të Kosovës. Ishte amerikania që me shkrimet e saja, incizimet e fotografitë e realizuara në vise të ndryshme të Kosovës si në Opojë, Dukagjin, Gollak e të tjera, sensibilizoi pozitën e popullit të përvuajtur e të okupuar të Kosovës, në qarqet më të larta të ShBA-së. Pos humanizmit, përkrahu shimë projekte si në renovimin e rindërtimin e disa shkollave, po ashtu edhe në sigurimin e ujit në disa familje në lokalitete të ndryshme. Prandaj, jemi falënderues për gjithë atë përkushtim, për gjithë atë mbështetje dhe atë gatishmëri që përkundër sfidave, ka arrit suksesshëm ti realizoj synimet e saja humanitare”, ka thënë Haliti.

Janet Reineck, në Viti erdhi edhe për të promovuar librin e saj “Një amerikane në Kosovë 1981-1997”, vepër kjo që vë në pah mënyrën e jetesës së kosovarëve në një periudhë 16-vjeçare para luftës.
Aktivistja humanitare Reineck, e cila qëndroi për tetë vjet në Kosovë midis viteve 1981-1997, thotë se libri që ajo ka shkruar është dhuratë për shqiptarët, të cilët ia hapën një botë të re.

“Jam e mahnitur me të arriturat në Kosovë. Jam tejet e emocionuar me takimin që pata me ish bashkëpunëtorët e mi të dikurshëm e që nuk janë të paktë. Gjatë viteve që jetova në Kosovë më ndryshuan rrënjësisht. Më ndryshuan edhe mënyrën nga ajo se si e shihja jetën. Unë nuk e kuptoj të jetosh për veten tënde kur pjesa tjetër e botës vuan. Kur keni ujë për të pirë, ushqim për të ngrënë dhe strehë, jeni më mirë se 83 % e njerëzve në planet, tha ajo.

Gjithashtu ajo ka evokuar kujtime nga e kaluara. Ka përmendur takimet me zyrtarët e lartë amerikan, ish presidentin Klinton, sekretaren e shtetit Madline Olbright, etj për bisedat e zhvilluara rreth gjendjes në Kosovë. Reineck, gjatë takimit me të pranishmit në sallën ku promovohej libri i saj, nuk ka hezituar ta shfaq dashurinë që ka për Kosovën. Kosovën e kam në shpirt. Për asnjë çast nuk e largoj nga mendja popullin e mrekullueshëm shqiptar dhe ato vite të veprimtarisë sime këtu. Shpesh mendoj të vij të jetoj këtu sepse askund në botë nuk e gjej bujarinë dhe dashurin e njerëzve sikur këtu në Kosovë. Inkurajojë të rinjtë që të mos e lëshojnë vendin, të punojnë e të jetojnë këtu se askund nuk ka si Kosova”, ka thënë zonja Reineck.

Ndryshe, në librin e saj “Një amerikane në Kosovë” me mbi 260 faqe, Reineck flet për përvojat, gjatë kësaj periudhe, përvoja që ajo i përshkruan si odise të saj me një popull të vendosur në prag të luftës, të gatshëm të japin jetën për vetëvendosje dhe dashurinë e tyre për Amerikën. Fotografi nga jeta e përditshme, dasmat, ndejat e shumëçka tjetër mund të gjenden në këtë libër.

Librin, Reineck ia ka dedikuar njerëzve jashtë Kosovës që duan të dinë më shumë për popullin shqiptar dhe traditat e tij, si dhe shqiptarëve, siç thotë ajo, si një mundësi për të rishikuar stilin tradicional të jetesës dhe për të mësuar rreth rajoneve të largëta që mund të mos i kenë vizituar kurrë.

Gjatë qëndrimit në Viti, ajo së bashku me kryetarin Haliti, ka vendosur lule tek busti i ambasadorit Holbrook në Viti./GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kulturë

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

By adminJuly 24, 2026

Shkruan: Ismet Sylejmani Ka takime që zgjasin pak çaste, por zgjojnë kujtime të një…

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026

Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”

July 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.