- Kryetari Rahimaj mban takim me drejtorët komunal dhe menaxherët e kontratave
- Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”
- Autoambulancë në nderim të Drejtoreshës Greta Kryeziu
- Pensionohet zyrtari komunal, Zeqir Maliqi
- Prokuroria Themelore në Gjilan: Është ndaluar një përson dhe janë ngrirur 3 akrakuza ndaj 4 personave
- Kryetari Hyseni: Arsimi do të vazhdojë të mbetet prioritet
- Për 24 orë, policia ka shqiptuar mbi dy mijë gjoba në trafik
- Hyseni: Rrugën “Hamdi Kurteshi”, po e kthejmë në një rrugë model për qytetin, derisa ishte pothuajse jofunksionale
Author: admin
Kina “në gjendje alarmi” pasi dy luftanije amerikane lundrojnë për herë të parë në ngushticën e Tajvanit
Kina thotë se është “gati për të mposhtur çdo provokim” pasi dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar nëpër ujërat ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit. Një gjë e tillë vjen vetëm disa javë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi rajonin – zyrtari i zgjedhur i rangut më të lartë amerikan që vizitoi këtë vend në më shumë se 25 vjet, përcjell Telegrafi. Vizita e saj zemëroi Kinën, e cila e pa atë si një përpjekje të SHBA-së për të ndërhyrë në punët e saj të brendshme. Lexo po ashtu: Luftanijet amerikane lundrojnë për herë…
Na kujtohet të gjithëve kur Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve doli me një vepër skandaloze, “Enciklopedia Maqedonase”, e cila në fakt ishte një vepër që sublimonte aktivitetin disa dekadëshe të politikës zyrtare maqedonase antishqiptare. Ishin tërësisht të pasakta disa vlerësime që dëgjoheshin se kjo “Enciklopedi” na qenka vepër e “pseudointelektualëve”, apo “pseudoakademikëve”, apo, “diletantëve maqedonasë”, sepse, ky pseudo-libër ishte punë e kryer prej njerëzve që gëzonin titullin e akademikut e që gëzonin respektin deri në përulësi si nga populli përkatës ashtu edhe nga strukturat më të larta shtetërore. Veprat e tyre përkrahen, subvencionohen madje edhe pranohen si parametra…
“Me sa duket, debatet rreth kësaj loje kanë çuar në një ndjenjë bashkimi. Ndjenja për të dalë së bashku për flamurin zviceran, siç bëjnë Shaqiri, Xhaka, Lichtsteiner dhe gjithë ekipi, është bartur në jetën e përditshme” Në vitin 2018, futbollistët e Natit zviceran, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë bujë duke bërë me duar gjestet e shqiponjës dykrenore. Një studim ka shqyrtuar se si ky skandal ka prekur kosovarët në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Rezultati është i mahnitshëm. Këto foto brohoritëse nga Kupa e Botës në Rusi 2018 patën bërë xhiron e botës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, duke kryqëzuar…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka filluar të zbatojë projektin “Patrullimi Inteligjent” përmes automjeteve policore me pajisje inteligjente me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operative që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia të hënën, këto automjete janë të pajisura me sensorë e radarë që gjatë lëvizjes së veturës monitorojnë rrugën, identifikojnë kundërvajtësit duke bërë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë, si dhe detektojnë tejkalimin në vijë të plotë e përdorimin e telefonit. “Në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në…
Vetëm në Vjenë, në dhjetë vitet e ardhshme do të nevojiten 10 mijë infermierë të rinj. Mungesa e personelit mjekësor në spitalet e Vjenës po përkeqësohet: Rreth 2000 vende janë aktualisht të lira vetëm në spitalet komunale. Si pasojë e kësaj, disa reparte në këto spitale janë para mbylljes. Siç raporton orf.at, në klinikën spitalore në qarkun Favoriten janë 147 shtretër të mbyllur. Në qarkun Ottakring, një klinikë kirurgjikale traumatike është mbyllur tërësisht. Stafi ekzistues në spitalet e Vjenës është i mbingarkuar me punë, qoftë me marrje të përgjegjësive shtesë, qoftë me orare të stërzgjatura. Në dhjetë vjetët e…
Kryeministri Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia janë tri sfidat më të mëdha për Kosovën. Krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë, është për Kurtin sfida e parë për Kosovën. Ai thotë se për të krijuar vende të reja pune Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte dhe vende të reja pune të lidhura me to. “I inkurajoj të gjitha kompanitë evropiane që të investojnë në Kosovë. Kemi parqe teknologjike si në Prizren, rritje të lartë të eksporteve dhe një fuqi punëtore të re dhe të trajnuar mirë.” – tha Albin Kurti në një…
Yll Zekaj është angazhuar si avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të OSCE Mission in Kosovo. AGK-ja ka theksuar se është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin e Zekajt. “AGK-ja, ju inkurajon që t’i raportoni rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve”, është theksuar në njoftimin e AGK-së.
Një agjente ruse arriti që të hynte në rrethin e NATO-s dhe marinës amerikane në Itali – si ia doli?
Një hulumtim i kryer prej 10 muajsh nga Repubblica së bashku me faqen investigative Bellingcat, të përjavshmen gjermane Der Spiegel dhe The Insider ka zbuluar një spiune ruse të GRU-s, e cila kishte jetuar prej vitesh në qytetin e Napolit në Itali, dhe kishte arritur të miqësohej me anëtarë të NATO-s. Ndonëse ende nuk dihet identiteti i saj, spiunia u paraqit para rrethit shoqëror si “Maria Adela Kuhfeldt Rivera”. “Maria Adela” mori pasaportën e saj të parë ruse në 2006, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi. Bazuar në hulumtimin “Maria Adela” iu kishte thënë njerëzve me të cilën është miqësuar se…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave mundëson transferimin e dijes institucionale të Bashkimit Evropian që ndihmon vendet që negociojnë të ngrenë të gjithë infrastrukturën institucionale të nevojshme për qytetarët e tyre. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xaviel Bettel, i pyetur mbi ecurinë e procesit të integrimit, Rama tha se “për këtë temë i qëndroj asaj që kam thënë edhe më parë se të hapeshin negociatat, kur ne i kishim bërë gjithë detyrat e shtëpisë dhe rrinim e prisnim dhe merrnim refuzim pas refuzimi”. “Kam thënë që ne meritojmë…
Një shqiptare garon për deputete në Itali Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 25 shtator, përcjell albinfo.ch. Në një postim në rrjetet sociale, ajo njoftoi se është kryesuese e listës në 3 rajone: Lombardi, Marche dhe Lazio dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, i cili u largua nga “Lëvizja 5 yjet”. “Falënderoj z.Tabacci për mundësinë për t’i dhënë përfundimisht…

