- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
Author: admin
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Fehim Abazi, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef. Aliu, priti në takim nënkryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Fehim Abazin. Kryetari Aliu i dëshiroi mirëseardhje e më pas e falënderoi për vizitën dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje, e në veçanti në Zvicër. Nga ana e tij, Fehim Abazi, nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e kryetarit të KBI në Gjilan për ruajtjen e komunikimit e…
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. I., për kryerjen e veprave penale; grabitje dhe mbajtja në pronësi, në kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve. Me datë 16.01.2022, rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë në pikën e karburanteve “V. Petrol”, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, ka grabitur para nga i dëmtuari B. R., në atë mënyrë që i njëjti me maskë në fytyrë dhe i veshur me rroba të zeza, me armë në dorë ka shkuar tek kjo pikë karburante me kanosje…
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2023. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Në rend ditë ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.1383, 2. Shqyrtimi i raportit tre mujor financiar tetor-dhjetor 2022, 3. Miratimi i planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Kamenicës për vitin 2023, 4.Të ndryshme. Pas hapjes së mbleshjes nga kryesuesi është propozuar që të hyjë në rend dite edhe pika: 5. Caktimi…
Kryetari Haliti ka vizituar ekipin mobil që po e bënë vaksinimin kundër gripit sezonal dhe Covid-19
Sot në Viti, po qëndron një ekip mobil i cili po ofron vaksinimin falas të qytetarëve kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19. Ky aktivitet po bëhet në kuadër të fushatës “Ruaje veten-VAKSINOHU!”, dhe është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me drejtorinë e Shëndetësisë dhe QKMF-në e Vitisë. Me këtë rast ekipin mobile e ka vizituar sot i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Merrushe Ahmeti, DSHMS dhe Vjollca Kadolli-Halili, QKMF. Kryetari Haliti ju bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi që është në interes…
Kryetari Hyseni me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në 41-vjetorin e rënies së heronjve, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 41-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Kryetari Hyseni ka thënë se sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan me gjak. “Sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi ynë për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan…
Vendimmarrësit e Gjilanit e nisin mbarë vitin 2023, i rekomandojnë për Kuvend 13 pika të rendit të punës
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Gjilanit ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, ku fillimisht kryesuesi Arianit Sadiku ka uruar që 2023 të jetë një vit më i mbarë sa i përket punës së Kuvendit, për dallim nga viti i kaluar kur organi vendimmarrës është përballë me shumë vështirësi në funksionimin e tij. Përndryshe, KPF shqyrtoi dhe rekomandoi për Kuvend propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës të Kuvendit për vitin 2023, bashkë me orarin e mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve për vitin 2023, propozim vendimin për caktimin…
Në evenimetin për shitjen e klubit futbollistik ” SC Gjilani “, ofertues i vetëm Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë “AR KATANA”
Eventimenti paralajmëruar nga avokati, Arsim Vranovci për shitjen e 100% të aksioneve të klubit futbollistik “SC Gjilani” është mbajtur në hotelin Astoria. “Ne besojmë se “SC Gjilani’ ka një të ardhme të ndritshme dhe është një mundësi e shkëlqyer për investim. Andaj edhe ju ftojmë të merrni pjesë dhe të informoheni më shumë për klubin si dhe ju inkurajojmë të shqyrtoni dorëzimin e një oferte”, kishte thënë përmes një paralajmërimi ditë më parë avokati Vranovci nga Studio Ligjore “Global Legal Business SH .P.K”. Ndërkaq, derisa pritej për të ardhur në këtë ngjarje pronarë kompanish të ftuara nga ana e tij për të…
Kryetari i AAK-së, Nazim Gagica dhe Ilmi Mustafa afarist nga Gjermania kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë
Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me bashkëatdhetarin, afaristin e njohur nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Aleancës në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë në kuadër të Handikos-it në Gjilan. Falemnderojmë kryetarin e Shoqatës Handikos në Gjilan, Fatmir Shurdhani për bashkëpunimin ndër vite si dhe për punën dhe kontributin e tij për anëtarët e shoqatës dhe familjeve të tyre. Ilmi Mustafa është një ndër humanistët më të mëdhenjë nga Anamorava që jeton e vepron në Gjermani e që ka ndihmuar shumë familje edhe përtej kufijve shtetëror. Secila…
Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta, madje për një peridhë të gjatë kohe, është konsideruar si bimë e shenjtë. Përbërësit: Vaj esencial, flavonoide, acid valerianik, kumarinë, taninë. Veprimi: Antiinflamator, antispazmodik, qetësues, parandalon vjelljen. Përdorimi: Çaji i luleve përdoret për të qetësuar dhimbjen e barkut , në rastet e sidromit të zorrës së irrituar, hap oreksion dhe përmirson tretjen. Merr një gotë në darkë për pagjumësinë, ankthin dhe stresin. Shtoni 200-400 ml çaj të përqëndruar në ujin ku do t’I bëni banjo bebit në darkë, për të nxitur fjetjen e qetë. Tinktura: Përdoret për sidromin…
Sa më shumë që Serbia po përqëndrohet jo me paqë por me konflikte në Kosovë, mediat ndërkombëtare dhe ekspertët e ndryshëm kanë shtuar kritikat në adresë të Brukselit, sidomos po kritikohet hapur qëndrimi i BE-së kundrejt rolit destabilizues të Serbisë në Kosovë. Madje tensionet e fundit u bënë shkak që shumë studiues e analistë perendimor gjatë trajtimit të ngjarjeve në veri të Kosovës, të flasin pa dorashka, duke drejtuar gishtin e kritikës ndaj segmenteve të caktuara të diplomacisë evropiane. Shkruan Mehmet PRISHTINA Krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, të shkaktuara nga Serbia, përpos pasojave negative që reflektohen në…

