- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ,anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Zyrtari Kryesor Financiar, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Në rend ditë ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.29273 i datës 12.09.2022, nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, 2. Propozim-vendim Sh.05, Nr.29332/13.09.2022 për Normat Tatimore për vitin 2023, 3. Shqyrtim i Propozim-Vendimit Sh.02, Nr.28752/08.09.2022 për miratimin e D|raft-Buxhetit Sh.02, Nr.27958/01.09.2022 të Komunës…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje me Drejtoreshën Ekzekutive të organizatës NOPM Besa Tusha, për implementimin e projektit “Rritja e angazhimit qytetar për të ndikuar në prioritete, planifikim buxhetor, hartim dhe zbatim të politikave publike në qeverisjen lokale” Ky projekt përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh. Projekti ka për qëllim të përmirësojë pjesëmarrjen e qytetarëve në formësimin e çështjeve me interes publik, forcimin e rolit të shoqërisë civile për avokim, mbikëqyrjen e vendimmarrjes…
Po nis edhe një tjetër javë, por bashkë me të nuk do të nis viti i ri shkollor. Një arritja e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës ka bërë që nga 25 gushti mësimdhënësit të jenë në grevë. Sindikata e Arsimit kërkon nga ekzekutivi 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, në mënyrë që të përballohet inflacioni. Qeveria nuk e ofron atë, thonë se “nuk e mundësojnë kornizat buxhetore”. Në një klimë të tillë, javën e kaluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Rrahman Jasharajt, kryetarit të Sindikatës, s’ka prodhuar marrëveshje. Rrjedhimisht është shtuar…
Nga Faton Bislimi Në një shkrim të datës 7 shtator 2022, kisha elaboruar rëndësinë e djathtizmit autentik kombëtar. Është djathtizmi autentik kombëtar, si formë specifike e djathtizmit si identitet ideologjik politik, që i siguron Kosovës ecjen drejt fianlzimit të procesit të shtetndërtimit dhe vendin meritor në familjen e kombeve perëndimore. Por, nuk ka mendësi politike e veprim politik më shembullor sesa rugovizmi si djathtizëm autentik kombëtar. Rugovizmi, si mendësi e politikbërjes e aplikuar nga Presidenti Rugova as nuk ka ikë me shkuarjen e tij në amshim, por as nuk mund të tjetërsohet nga kushdo që zë pozitat politike të…
Granit Xhaka po shfaq formë të lartë me Arsenalin në fillim të këtij sezoni në Premierligë. Këtë të diel, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore në udhëtim te Brentfordi me rezultatin 0:3. Xhaka u paraqit edhe për 90 minuta, teksa ishte asistues te goli i shënuar nga Gabriel Jesus. Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian e ka cilësuar mesfushorin nga Kosova si “mbret të asistimeve”. “Çfarë djaloshi…mbret i asistimeve”, ka shkruar Jesus, krahas një fotografie të publikuar bashkë me Xhakën. Kujtojmë se 29-vjeçari nga shtatë paraqitje me Arsenalin në Premierligë këtë sezon, ka regjistruar tri asistime dhe ka shënuar…
NGA FATMIR LOHJA Në mëngjez po ecja me ritëm më të shpejtë se zakonisht. Te bari lagjes ma vonuan kafenë. Kam qenë gjithnji i përpiktë në zbatimin e orarit zyrtar. Te semafori në qender të qytetit shoh Gencin. Eshtë një komshi i vjetër. Ka vite që ka shkuar në emigrim. Tokëm grushtat, sipas modes së re nga pandemija e kohës. Si je?- e pyes me dashamirësi. Top, – ma kthen shkurt. U çudita nga përgjigjet e tija të shkurtra. Për ke e pyesnja ,më jepte të njëjten përgjigje :” Ta kam falë!”Më fali djalin, vajzen ,vëllain e madh, dhe…
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka lëshuar të dhëna që sugjerojnë se forcat ukrainase po zgjerojnë pozicionet në lindje të lumit Oskil dhe në veri të lumit Siversky Donetsk, gjë që mund t’i lejojë ata të rrethojnë trupat ruse që mbajnë qytetin e Limanit. “Duket se ushtarët rusë në Liman përbëhen kryesisht nga rezervistët e Barsës (Ushtria Luftarake Ruse) dhe mbetjet e njësive të dëmtuara rëndë në kundërofensivë në rajonin e Kharkiv, dhe duket se rusët nuk po drejtojnë përforcime në këtë zonë”, tha ISW. Ndryshe, as Rusia dhe as Ukraina nuk zbulojnë humbjet e tyre ushtarake, të…
Problemi më i mprehtë në sektorin arsimor këtë vit të ri akademik është rënia e numrit të nxënësve në shkolla. Gjatë periudhës 2010-2022, nxënësit në arsimin parauniversitar ranë me 37%, ndërsa numri i mësuesve mbeti i njëjtë. Rënia e raportit nxënës për mësues nuk e ka përmirësuar cilësinë në arsim, pasi në 7 vitet e fundit nuk ka asnjë nxënës ekselent në të dhënat zyrtare, ndërsa rezultatet e provimeve të maturës ishin me ulje në vitin 2022. Mësuesit rrëfejnë se emigracioni, përveçse po ul numrin e nxënësve, po krijon një mendësi që ka zbehur interesin për mësimet. Sfidat dhe…
Komuna e Bujanocit ka hapur konkursin për bashkëfinancim të projekteve mediatike për vitin 2022.6 milionë dinarë janë ndarë në buxhet për media.Siç thuhet në tekstin e konkursit, anëtarët e komisionit që do të vlerësojë projektet do të jenë ekspertë të pavarur ose punonjës të medias, të cilët nuk duhet të jenë në konflikt interesi apo të kenë poste publike.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe presidenti Agim Ademi janë duke e bërë të pamundurën për afrimin e futbollistëve me origjinë nga Kosova t’i sjellin në Kombëtaren e Kosovës. Së fundi Albanian News merr vesh se fanellën e Kosovës do ta veshin dy të rinj, të cilët vlerësohen lart në futbollin gjerman. Arlind Rexhepi, i cili është pjesë e Hamburgut, do të jetë në grumbullimet e Kosovës U-21, dhe Leonit Ibrahimi, i cili është pjesë e Union Berlinit, do të jetë në planet e Kosovës për U-19, transmeton Albinfo.ch. Me këtë rast dëshmohet se Kosova është burim…

