- Nëpër dekada bashkërisht
- Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
- Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
- Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
- Arbëri për Arsimin!
- Alban Hyseni: Gjilani është BASHKË dhe i fuqishëm!
- Alban Hyseni: Rininë tonë e kemi pjesë të planit qeverisës edhe për mandatin e ardhshëm
- Moti sot me diell dhe i ngrohtë
Author: admin
Bashkëpunimi mes dy institucioneve ka qenë në fokus të takimit, mes Kryetarit Salihu dhe Kryetarit Hyseni
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan Venhar Salihu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Rilind Sermaxhaj dhe Shefi i Departamentit të Përgjithshëm, Berat Spahiu kanë vizituar Komunën e Gjilanit, me këtë rast janë pritur nga Kryetari, Alban Hyseni. Temë diskutimi në këtë takim, ka qenë mënyra e gjetjes së zgjidhjes së lëndëve të sektorit të arsimit dhe shëndetësisë, që kanë të bëjnë me pagat jubilare, shujtat dhe kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit. Një numër i madh i këtyre llojeve të lëndëve janë në pritje për tu zgjidhur në gjykatë, andaj janë diskutuar disa modalitete të zgjidhjes së këtyre lëndëve. Po…
Rahimaj dhe Kasami kanë diskutuar për bashkëpunimet në të ardhmen mes komunës së Kamenicës dhe Tetovës
Kryetari i Komunës së Kamenicës ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me ekipën e tij. I pari i komunës ka thënë se së bashku me Kryetarin Kasami kanë diskutuar për sfidat komunale dhe për bashkëpunimet e mundshme ndërkomunale. “Pata kënaqësinë që sot të pres në takim Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me ekipin e tij. Diskutuam sa i përket sfidave komunale, organizimit të brendshëm, dhe projekteve që të dyja komunat momentalisht janë duke realizuar. Nuk munguan diskutimet edhe për bashkëpunimet e mundshme ndërkomunale, që do të mund të ndihmonin në ngritjen e…
Rahimaj e Zogaj kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për bunkerin e Gjon Serreçit në Shipashnicë
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, bashkë me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës z.Bislim Zogaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për bunkerin e Gjon Serreçit në Shipashnicë. Me anë të kësaj marrëveshje do të bëhet renovimi dhe rregullimi i këtij bunkeri. .GJILANI INFO/
Me kryetarin Memli Krasniqi, PDK-ja duhet dhe do të kthehet në vendin ku i takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë politik dhe ekonomik për vendin tonë. Ne jemi krenar për të kaluarën tonë, për liderët tanë, me Presidentin Hashim Thaçi, një njeri që ka shënuar epokë historike, si dhe Kadri Veselin, një njeri që e ka mbajtur atë epokë si mision, e që ata sot padrejtësisht po përballen me një proces gjyqësor mbi pretendime e akuza të shpifura. Pa liderët e Kosovës dhe pa UÇK-në nuk do të kishte liri dhe shtet të…
Ish-politikania dhe sociologia serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se “për sa më përket mua, Kosova është një histori e përfunduar, ne thjesht po humbim kohë”. Sipas Peshiqit, paralajmërimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për formimin e një “blloku serb” është një ide mjaft e paqartë. “A dëshiron ai të qëndrojë në qendër dhe të thotë – në të majtë janë të gjelbrit pro-evropianë, dhe në anën tjetër janë të djathtët dhe ai do të jetë mes tyre”, tha ajo për “N1”. Lidhjet e opozitës parlamentare me ideologjinë politike të djathtë po forcohen. Jo rrallë, atyre u bashkohen akademikë dhe…
Kryetari i komunës Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi kanë pritur në takim kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në këtë takim dy kryetarët kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dy komunave në sfera të ndryshme, po ashtu ata kanë biseduar rreth projektit ndërkufitar. Fillimisht , kryetari i Tetovës Bilall Kasami, shprehu interesimin për bashkëpunim ndër komunal në të gjitha fushat duke përfshirë arsimin, kulturën, sportin, turizmin etj. “ Jemi më se të interesuar që të bashkëpunojmë me komunën e Vitisë, në sfera të ndryshme. Të kemi organizime të përbashkëta në aktivitete çoftë…
Sot në Gjilan organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së prof. dr. Shqiponja Isufi
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot me fillin në ora 13:00, në sallën e teatrit te qytetit, organizohet mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së prof. dr. Shqiponja Isufi, e cila ndërroi jetë ditë më parë në Zvicër. /GJILANI INFO/
Biblioteka e Komunës së Kamenicës është pasuruar me 476 tituj të rinj të dhuruar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Drejtoresha e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit Rinë Matoshi, është shprehur se kjo do të jetë një dhuratë për fillimin e vitit të ri shkollor që ka nisur sot. Ajo ka falënderuar Ministrin Çeku për librat si dhe ka shtuar se ky është një shembull i rëndësishëm për të kthyer vëmendjen kah libri. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju mirëpret në një ambient shumë të këndshëm të bibliotekës, e cila…
Kryetari Hyseni viziton shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Livoç dhe shkollën “Mehmet Isai”, për t’ua uruar vitin e ri shkollor
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në Livoç të Ulët dhe shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”. “Është mirë që më në fund ka filluar mësimi, nxënësit duken shumë të lumtur që janë larguar nga ambientet e mbyllura të shtëpive dhe janë bashkuar me shokët e shoqet e klasës. Shfrytëzova rastin t’i uroj për fillimin e vitit të ri shkollor dhe bashkë me drejtorin e shkollës diskutuam për gjendjen e shkollës, e cila është në gjendje jo të mirë. Jemi në koordinim…
Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor, pas grevës njëmujore të mësimdhënësve. Por edhe pse mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk u kanë dalë pagat e muajit shtator. Lajmin për “FrontOnline” e ka bërë me dije kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai ka thënë se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat situata do të përkeqësohet. “Nga informacionet që i kemi jozyrtare flitet se nuk iu kanë dalë pagat. Ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri më 5 tetor, shërbyesve civilë iu kanë dalë pagat, ndërsa në sistemin arsimor,…

