Author: admin

Konsumimi i alkoolit dhe substancave narkotike është kthyer trend edhe për vajzat, madje kombinimi i tyre me alkool. Frekuentimi i jetës së natës, për të qenë pjesë e një shoqërie por shpesh edhe duke u lidhur me djem që janë konsumatore, vajzat bien pre e tyre duke u bërë deri edhe të varura ndaj këtyre substancave. Mjeke të toksikologjisë konfirmojnë se është shtuar numri i vajzave që kanë krijuar varësi, kryesisht të moshave nga 25-45 vjeç, pasi ato shkojnë të konsultohen më tepër kur dhe mbeten shtatzënë. Mjekë të toksikologjisë konfirmojnë se është shtuar numri i vajzave 25-45 vjeç…

Read More

Kuvendi i ka thënë përfundimisht ‘po’ koeficientit prej 105 eurosh për Pagat në Sektorin Publik në Ligjin e Pagave. Me 63 vota për kanë kaluar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin e Buxhetit për Vitin 2023. Ky ligj u votua në formë të përshpejtuar. Votimit i parapriu një debat i ashpër mes opozitës e opozitës. Kjo e fundit kërkonte që koeficienti mos të jetë nën 125 euro, me PDK-në që kërkoi që i njëjti të jetë 132 euro. Kësisoj, pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të ri të Pagave. Buxheti i përgjithshëm për paga në…

Read More

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se sot në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar G.A. (1994). “Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej tetë (8) muaj e njëzet e pesë (25) ditë për veprat penale ‘’Posedim i substancave narkotike’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë…

Read More

Milazim KRASNIQI Tashmë që jam jashtë stafit të rregullt universitar, e kam edhe më të qartë pamjen lidhur me tiraninë që imponohet lidhur me botimet e punimeve shkencore në revista të huaja, si kusht brutal për avancim në tituj universitarë. Në fakt, ka pasur dhe ka gjithnjë e më shumë një zhvillim shumë kundërthënës në këtë punë: sa më shumë që mësimdhënësit tanë botojnë punime shkencore në revista në platforma të njohura, (Scopus) aq më pak ka libra universitarë në gjuhën shqipe. (Ndërsa punimet botohen vetëm anglisht dhe publiku shqipfolës nuk ka mundësi t’i lexojë! Ato as nuk shkruhen…

Read More

Drejtuesit e PSG vijojnë të këmbëngulin për të rinovuar kontratën me Lionel Messi. Argjentinasi nga ana tjetër ka oferta edhe nga Barcelona apo Amerika, mirëpo francezët kërkojnë të shijojnë të paktën edhe për një sezon magjinë e “pleshtit”. Por, nuk mendon në këtë formë ish-futbollisti i PSG, Jerome Rothen i cili thekson se Messit nuk i intereson shumë skuadra dhe tifozët duke theksuar se sulmuesi nuk është i interesuar për projektin e kryeqytetasve. Ndër të tjera, Rothen shtoi se klubi do ta ketë të vështirë të përballojë tre rroga si ato të Messit, Neymar dhe Mbappe pasi përndryshe rrezikojnë…

Read More

NGA MR. SC. SHEFKI STUBLLA Lexuese dhe lexues të nderuar, një lajm i mirë poetik: këto ditë doli nga shtypi, tek ShB ”Nositi”, libri i bibliofilit të mirëfilltë, Sulejman Dërmakut – me titull Ç’JE TI JETË, libër ky që është shoku më i mirë për çdo lexues, sidomos për të moshuarit, të cilëve ua lehtëson vetminë. Pyetjes “Ç’je ti jetë” apo “Ç’është jeta” i janë dhënë përgjigje të shumta, shkencore, filozofike, teologjike dhe spirituale gjatë historisë, por asnjëra nga to, nuk mëton se është definicion absolutisht i saktë. Edhe Anshtajni, lidhur me këtë pyetje, dha një përgjigje: ”Kush nuk…

Read More

Policia e arrestoi dhëndrin rrugës teksa ai shkonte për në zyrën civile ku do të bëhej edhe kurorëzimi Pranga në vend të unazës së martesës! Një kosovar nga Vöcklabruck e kishte imagjinuar krejt ndryshe ditën më të bukur të jetës së tij. Për t’iu shmangur depërtimit nga Austria, 24-vjeçari kishte vendosur të martohet me një hungareze në zyrën e gjendjes civile në Gmunden (Austria e Epërme). Martesa e tij me hungarezen si shtetase e BE-së do t’i mundësonte kosovarit leje qëndrimin dhe të banojë ligjërisht në Austri, raporton albinfo.at. Por, nusja dhe 30 të ftuarit kanë pritur kot në…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikohet nga masa të thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Sipas njoftimit, kjo javë parashihet të jetë si java më e ftohët deri më tani e kësaj stine, ku pritet të ketë edhe ngrica. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Read More

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.   Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:10, në Drenas. Tutje në raport bëhet e ditur se personi i cili ka marr lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull  kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull  kosovar…

Read More

Arben Kurteshi Aztekëk populli me kulturë të lart dikur në „Amerikën e Mesme“ u zhduk mbrenda pak dekadave!? Kjo ndodhi, pasi që në vitin 1519, kur Hernan Cortes arriti në bregun e Meksikës së sotme, menjëherë dha urdhër ti fundosin të gjitha anijet me të cilat kishin lundruar prej Spanjës deri në Meksikë, që askush të mos mund të kthehet mbrapa nga trupat e tij; dhe të luftojnë deri në pushtimin e popullit të lasht Aztek, i cili brenda pak dekadave u zhduk! Ndoshta secilit prej nesh na duket e palogjikshme, pse nuk la guvernatori Cortes ndonjë anije pa…

Read More