- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
- Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
- Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
- Mbi 2 mijë e 290 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit”nga Pozherani triumfojnë në garat rajonale të hendbollit
- Kryetari Hyseni uron FC Drita për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
Author: admin
Bëhet e ditur se boksieri nga Kosova, Leonid Berisha, është shpallur kampion në Zvicër, në kategorinë deri në 86 kilogramë, përcjell albinfo.ch. Shqiptari në finalen që është mbajtur në Gjenevë e ka mposhtur Saurier Michael. Vlen të theksohet se Berisha është me prejardhje nga fshati Drenoc, komuna e Rahovecit. Kosovari pas një viti përkushtim, disipline dhe fitoreve të njëpasnjëshme, ai mbrëmë e realizoi një ëndërr të tij.
Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai i bëri këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. “Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. E mbështes idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve…
Policia tregon se a do të nis nesër shqiptimi i gjobave ndaj shofereve me targa ilegale serbe
Takimi reth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje për targat. Ndërsa nga nesër do të filloj shqiptimi i gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se shqiptimi i gjobave do të nis nesër pas orës pas orës 08:00. Pesë orë bisedime asnjë marrëveshje në Bruksel – Borrell: E dhamë një propozim…
Rahimaj: Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet për mungesën e përkrahjes nga institucionet
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, sot ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në stadiumin e klubit futbollistik “Kika”, stadium ky në të cilin po investohet në vlerë prej 1.6 milionë eurosh. Ky investim vie si bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur”- ka thënë Rahimaj. Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet, për mungesën e përkrahjes nga institucionet, ka shtuar ai./GJILANI INFO/
Drejtoria Komunale e Arsimit ka mbajtur garat e Matematikës për klasat -IX-, -X-, -XI-, -XII- në lokalet e SHMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë . Në këtë garë morën pjesë nxënësit e shkollave përkatëse të Kamenicës, ku prezent në gara ishin nxënës nga Shkollat e Mesme të Ulēta dhe nxënës të Shkollave të Mesme të Larta. Suksesi i tyre ishte relativisht i mirë, ndërkaq tre vendet e para i zunë këta nxënës: Klasa e -IX- 1.Erisa Hoda, SHFMU ,,Abdulla Krashnica” në Koretin; 2. Egzon Krasniqi, SHFMU ,,Rexhep Mala” në Topanicë; 3.Lorentina Maliqi, SHFMU „Fan Noli’ në Kamenicë; Klasa -X- 1.Maltin Klaiqi,…
Hyseni dhe Kelmendi diskutuan për ngritjen e kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies sociale
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim njoftues drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), Donjetë Kelmendi, e cila shoqërohej nga drejtoresha e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA. Ky takim ka ardhur në kohën kur po mbahet dhe punëtoria dy-ditore për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Në këtë takim është diskutuar për ngritjen kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Urbanizëm, Ali Arifi dhe përfaqësuesin e komunitetit rom, Vebi Ramadani, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Këshillit Danez për Refugjatë (Danish Refugee Council), Kristen Stec, e cila shoqërohej nga Valon Vitia. Kryetari Hyseni, pasi i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e këtij Këshilli, bëri të ditur se tema kryesor e këtij takimi ka qenë ndërtimi i banesave sociale për komunitetin rom, me theks të veçantë të riatedhesuarit në Komunën e Gjilanit. Gjatë takimit u diskutua, po ashtu, edhe lidhur me projektet e tjera të cilat kjo Organizatë mund…
Në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Gjilan është hapur Panairi “Festo Tradicionalisht”
Në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Gjilan është hapur sot Panairi “Festo Tradicionalisht”, në të cilin janë ekspozuar produkte të prodhuara nga gratë, e që janë artizanale, ushqimore, e të ndryshme. Në hapjen e Panairit, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se ky është një simbolikë e angazhimit dhe planeve tona për mbështetjen për gratë dhe vajzat. “Jam i lumtur që po e shënojmë bashkë Ditën e flamurit, 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë përmes këtij Panairi, i cili është një simbolikë e angazhimit dhe planeve tona për mbështetjen për gratë dhe vajzat. Ajo që ne e…
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takoi edhe ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës, Kajsa Ollongren. Me këtë rast, Mehaj dhe Ollongren diskutuan rreth pikave ku mund të rrisim bashkëpunimin, veçanërisht tani që veçse kemi pranuar aprovimin për caktimin e atasheut tonë jorezident të mbrojtjes që do të koordinoj bashkëpunimin me këtë shtet. “Gjithashtu, Ministri Mehaj e njoftoi për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe bashkëpunimin e ngushtë…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se në kohën kur një pjesë e madhe e vendit po përballet me vërshime, si institucione kanë ndërmarrë masat e nevojshme për evitimin e dëmeve të shkaktuara nga to. Ai ka theksuar se në verën e këtij viti Komuna ka pastruar shtretërit e lumenjve dhe pikat që kanë paraqitur rreziqe. “Ndërkohë dje e sot ishim në terren për të ndërmarrë veprime parandaluese që këtë situatë ta kalojmë sa më lehtë dhe me sa më pak dëme. Lus të gjithë qytetarët që për çdo vështirësi të kontaktoni Qendrat Operative Emergjente përmes numrit…

