Author: admin

Sallatat janë ideale për racion të lehtë, por edhe kur nuk doni të zieni Kjo sallatë vërtet do t’ju pëlqejë, aq më parë nëse jeni në dietë dhe dëshironi që të dobësoheni pak, transmeton Telegrafi. Përbërësit të cilët ju janë të nevojshëm për këtë racion të shpejtë janë: – 600 ml ujë; – kripë; – 250 gramë oriz; – 100 gramë belush të thatë; – 1 konservë me qiqra (240 gramë, të kulluar); – 3 lugë vaj ulliri; – 2 lugë lëng limoni; – 1 thelb hudhre; – 1 lugë majdanoz të grirë; – një qepë. Përgatitja: Në ujin e…

Read More
VIP

Banorët e “Big Brother VIP” zhvilluan një program të mirëfilltë radiofonik. Kristi, Ermiona, Eva dhe Dea Mishel kanë vazhduar programin. Ku Dea është përballur me disa pytje nëse i pëlqen apo jo Shpati. Po më pëlqen… është simpatik patëm një kimi…e vlerësoj hapësirën dhe misterin ditën e parë… në botën jashtë takon një dhe shpërqëndrohesh se takon dikë tjetër dhe konfuzohesh ndersa këtu e dallon kur njeh brendësinë e tij…

Read More

Harresa nuk është gjithmonë sinonim i diçkaje negative. Ajo është një proces aktiv dhe i mundimshëm, i cili kërkon një përpjekje për ta rindërtuar. Kesinger shton gjithashtu se nuk ka aftësi për të kujtuar pa mundim. Kështu, ju nuk mbani mend diçka “rastësisht”, por për këtë duhet të kaloni një proces. Në këtë proces që ekspertët përmendin, ka tre faza nëpër të cilat kalon kujtesa para se të jetë në gjendje të mbajë mend. E para është marrja e informacionit të nevojshëm. Pas kësaj, kujtesa duhet ta “ruajë atë informacion” për të “rikthyer vazhdimisht atë përmbajtje në tru”. Që kjo…

Read More

Uji është një nga elementët më kritikë për trupin e njeriut. Kur ju nuk pini mjafttueshëm H2O, trupi juaj bëhet i dehidratuar, gjë që ju bën të ndiheni të dobët dhe zvogëlon motivimin. Në darkë nuk është e rekomandueshme që të pini ujë, sepse rrezikoni të prishni regjimin tuaj të gjumit. Pirja e ujit para gjumit, mund të bëjë që ju të zgjoheni shpesh, për të shkuar në tualet. Prodhimi i urinës gjatë natës ulet, duke bërë që ju të flini të paktën 6 orë pa ndërprerje. Por kur ju pini ujë, cikli ndryshon, duke u bërë më i…

Read More

Milot Rashica tashmë i ka bindur të gjithë në Stamboll. Sulmuesi i Kosovës është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Galatasaray-t, me 3 gola dhe 4 asistime në 23 paraqitje sezonale. Klubi turk, i cili e mori atë në formë huazimi nga Norwich, do të dëshironte ta blinte dhe ka gati ofertën prej rreth 5 milionë euro, të cilën është gati ta paguajë me këste për të marrë kartonin e 26-vjeçarit. Futbollisti Milot Rashica po kalon formë të mirë me gjigantin turk.

Read More

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Ky sukses i argjentinasit vjen pas triumfit në Kupën e Botës “Katari 2022”, ku udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në këtë garë pas 36 vjetësh. Argjentinasit kanë dominuar në këtë ceremoni pasi trajneri më i mirë shkoi për Lionel Scalonin, portieri më i mirë për Emiliano Martinezin dhe çmimi për fansat më të mirë shkoi për ata Albicelestë.

Read More

Në rubrikën Revista e shtypit gjenden edhe disa paragrafë nga disa të përkohshme që i riboton Faiku. Ndër to vlen të përmendet se e përkohshmja Germania e Berlinit (20. VIII.1897). përmban këtë pasazh: “Shqiptarët janë ende të mllefosur dhe kërcënohen me një kryengritje të përgjithshme kundër sundimit turk, nëse serbët dhe bullgarët në trevat e Shkupit, të Prizrenit dhe të Pejës do t’u jepen koncesione të tjera kombëtare, fetare dhe të çdo lloji tjetër. Ata tanimë kanë dëbuar disa arsimtarë dhe priftërinj të ardhur nga Mbretëria Serbe, ndërsa të gjithë orvatjet për t’i çarmatosur deri tani kanë dështuar”.Ndërkaq, më tutje, Konica sjell një…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Viti, në krye me kryeimamin Xhevdet Ismaili. Në këtë takim është bashkëbiseduar për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë institucion fetar në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Kryetari Haliti e ka çmuar lartë bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnik në këtë komunë, duke ju bërë thirrje që kjo traditë e bashkëjetesës të vazhdon të ruhet. Përndryshe komuna e Vitisë është një komunë multifetare dhe multietnike që vlerësohet lartë për bashkëjetesën e të gjithëve pa dallime./GJILANI INFO/

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë të martën, ka folur për planin franko-gjerman, duke zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel. Sipas Vuçiqit, plani i dorëzuar nga presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm dhe se kur i është dorëzuar i është thënë merre ose lëre. Sipas Vuçiqit, Serbia është kërëcënuar me pasoja nëse refuzon duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke i shuar mijëra vende pune në Serbi. Vuçiqi ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë…

Read More

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së martës në Ranillukë. Policia njofton se një person dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe pasi është dërguar në shtëpinë e shëndetit mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. “Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar  aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Read More