Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
Lajme Lokale

Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM

adminBy adminNovember 7, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Bruksel u mbajtën punimet Asamblesë së Përgjithshme e EU STEM Coalition, ku morën pjesë përfaqësues nga dhjetëra institucione evropiane të arsimit dhe industrisë. Në mesin e tyre ishte edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në  Gjilan, i përfaqësuar nga delegacioni në përbërje të Prof. Dr. Xhevdet Thaqi  Koordinator i projektit CoVE STEM Europe, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve, Prof. Dr. Naim Mustafa Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, si dhe Prof. Asoc. Dr. Fadil Osmani.

Sesioni i parë i punës i udhëhequr nga Fleur Korte dhe Rolf Schreuder solli disa zhvillime të rëndësishme për komunitetin STEM evropian. Një ndër momentet më të veçanta ishte fakti se Dokumenti Strategjik i Politikës STEM (Position Paper on the STEM Education Strategic Plan), i cili  u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga institucionet në Bruksel.

Një tjetër pikë e rëndësishme e Asamblesë ishte themelimi i tre grupeve të reja të punës:

– Industry–Education Partnership Working Group,

– AI in Education Working Group, dhe

– Primary and Secondary STEM Education Working Group.

Këto grupe tashmë kanë nisur punën për hartimin e planeve konkrete të veprimit në fushat përkatëse të zhvillimit të STEM-it, duke synuar përforcimin e bashkëpunimit mes arsimit, industrisë dhe politikë bërjes evropiane.

Koordinatorja e projektit CoVE STEM Europe, znj. Joan Vandehoek, prezantoi përditësimet më të fundit lidhur me aktivitetet e zhvilluara dhe tё planifikuara për tё ardhmen në kuadër të projektit, si dhe prezantoi anëtarët e rinj të rrjetit EU STEM Coalition, të cilët pritet të japin kontribut të vlefshëm në nismat e ardhshme.

Gjithashtu, u bë thirrje për zgjerimin e rrjetit me partnerë të rinj nga Irlanda, Qiproja, Islanda, Polonia, Rumania dhe Lituania, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit STEM në Evropë.

Delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” po jep një kontribut të çmuar përmes realizimit të projektit CoVE STEM Europe, siç është themelimi i Qendrës së Ekselencës Profesionale në UKZ, si dhe zhvillimit të aktiviteteve inovative në arsimin STEM në nivel rajonal.

Ky angazhim i UKZ-së konfirmon edhe njëherë rolin e universitetit si lider në nxitjen e arsimit inovativ dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Sesionin e dytë të Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel e udhëhoqi Beatrice Boots, kurse Rebecca Allinson prezantoi studimin gjithëpërfshirës “Promoting STEM Education in Schools”, që përbën hartëzimin e parë në nivel të Bashkimit Evropian mbi mënyrat se si arsimi STEM promovohet në shtetet anëtare, nga arsimi i hershëm deri te formimi profesional.

Gjatë prezantimit u trajtuan gjashtë sfida sistemike të identifikuara në kuadër të studimit, si p.sh. Fragmentimi i qeverisjes dhe Rigiditeti i kurrikulës, duke theksuar se këto sfida ndër veprojnë dhe ndikojnë ndërsjellë në mënyrë të ndërlikuar.

Më pas, Dovydas Caturianas prezantoi praktikat më të mira evropiane në promovimin e STEM-it, me shembuj frymëzues nga Lituania, Danimarka, Holanda dhe vende të tjera të BE-së.

Në vijim, Zoltan Marton, përfaqësues i Hungarian STEAM Platform, ofroi një përditësim mbi ndikimin e ekosistemit dhe partneritetet midis qeverisë, shoqërisë, kërkimit akademik dhe biznesit, duke theksuar ciklin e vazhdueshëm të bashkëveprimit mes këtyre aktorëve.

Pjesëmarrësit analizuan Strategjinë Suedeze për STEM, përmes një prezantimi të detajuar nga Malin Thunborg dhe përfaqësuesit e Teknikcollege Sweden, e cila u vlerësua si një shembull frymëzues i bashkërendimit të arsimit me tregun e punës dhe industrinë.

Ky aktivitet shumëpalësh konfirmon edhe njëherë roli aktiv të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në nismat strategjike të Bashkimit Evropian për zhvillimin e arsimit dhe inovacionit STEM në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke forcuar pozicionin e tij si një partner i besueshëm në rrjetin EU STEM Coalition./Gjilani INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.