Author: admin

Një rrëfim emocionues e ka bërë Elbenita Kajtazi për Kosovën, përcjell albinfo.ch. „Sot edhe motra ime e tretë Mirjeta po largohet nga Kosova drejt Gjermanisë, natyrisht që ndjehem e lumtur, sepse po bëhemi tri motra të bashkuara në Hamburg, por njëkohësisht ndjej një trishtim që ma kaplon gjithë trupin. Ju që edhe Mirjetës time i shuat ëndërrat në Kosovë, ashtu siç i shuat ëndërrat edhe Fitorës edhe Fitimit, e edhe Flakës, tre studentë të mrekullueshëm që lanë Kosovën gjithashtu gjatë këtij viti, ju diletantë të paskrupullt, ju jeni turpi i kombit shqiptar, ju që në vend t’i avanconi e…

Read More

Deputeti shqiptar në Paralamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth takimit të delegacionit nga Lugina e Preshevës me senatorët amerikan më Washington. Kamberi ka bërë të ditur se senatorët amerikanë i kanë njoftuar për problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë. “Theksuam problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginë, si mungesën e pjesëmarrjes adekuate në institucione shtetërore, pasivizimin e adresave, mosnjohja e diplomave, moszhvillimi ekonomik i rajonit, e temat që kanë të bëjnë me të drejtat tona kolektive”, ka thënë Kamberi. Ai shtoi se kanë kërkuar nga zyrat e senatorëve që çështja e shqiptarëve të Luginës…

Read More

Avokati Azem Vllasi ka thënë se plani evropian i publikuar të hënën në mbrëmje në ueb-faqen zyrtare të BE-së, është marrëveshja më e mirë ndonjëherë mes Kosovës dhe Serbisë. Vllasi tha se në esencë marrëveshja konsiderohet ndërshtetërore. “Prej që ka filluar dialogu, kjo dje që titullohet si marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira. Si për kah forma, ashtu edhe për faktin se u dakorduan në esencë që ta pranojnë si bazë për biseda të mëtejshme të dy palët, konsiderohet si marrëveshje ndërshtetërore. Nuk është marrëveshje mes Serbisë dhe siç thonë ‘Kosovës e Metohisë’, ‘Krahina Jugore’, ‘shtet…

Read More

Inspektorati komunal i cili vepron në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Ambient, ka bërë largimin e shkallëve të vendosura pa leje tek një barnatore në Kamenicë. Në aktvendimin e Inspektoratit Komunal nr.560 i datës 21.02.2023 i cili është bërë i ekzekutueshëm më datë 26.02.2023, thuhet se ekzekutimi i tij është bëhet sot më datën 28.02.202, ku me kamijonetën e Komunës dhe me asistim të organeve të sigurisë, Inspektorati do të bëjë përkohësisht konfisikimin e shkallëve duke liruar hapësirën publike. Poashtu në aktvendim thuhet se nëse pala në mënyrë vullnetare i largon shkallët nga hapësira publike, i ipet…

Read More

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e II-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe OJQ. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.4397/08.02.2023, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal, 2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit, 3. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar Sh.05.Nr.3971 për vitin 2022, 4. Propozim për lirimin nga tatimi në pronë në vlerën deri në 100 Euro për…

Read More

Është mbajtur sot mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën janë diskutuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar për konfirmimin e ligjshmërisë së vendimeve nga seancat e kaluara, nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal. Në këtë mbledhje, u bë betimi i anëtares së re të Kuvendit komunal Marigona Avdiu nga LDK, e cila do të jetë në ulësen e ish këshilltares komunale Taibe Ibrahimit. Ndër pikat tjera për këtë seancë ishin edhe propozim rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim znj. Caroline Ziadeh, shefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), e cila e ka çmuar lartë punën e kryetarit Haliti në aspektin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndëretnik, duke pasë parasysh që komuna e Vitisë është komunë multietnike dhe multifetare. Poashtu ajio tha se Kryetari Haliti ka arritur edhe të krijoj marrëdhënje shum të mira me ambasadat, organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare e të tjerë. Znj. Ziadeh u shpreh e gatshme për bashkëpunim dhe ndihmë të vazhdueshme me komunën e Vitisë. Me këtë rast…

Read More

Grupi për hartimin e planit të vlerësimit të rrezikshmërisë në komunën e Vitisë, i cili është formuar me vendim të kryetarit të komunës Sokol Haliti ka mbajtur dje një takim, ku u bë vlerësimi i rreziqeve si pjesë përbërëse e mbrojtjes dhe shpëtimit në Viti. Në këtë takim ku ishte i pranishëm nënkryetari i komunës, Hasan Aliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Viti, Basri Aliu, zyrtari i lartë për Menaxhimin e Rreziqeve nga MPB, Njazi Miftari, kryetari i grupit Naser Haziri, përfaqësues të policisë në Viti, si dhe anëtarët e tjerë nga sektorë të ndryshëm, u…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë inauguruar sot çerdhen e re në fshatin Zhegër, për grup-moshat nga nëntë muaj deri në gjashtë vjeç. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar ministren Nagavci për mbështetjen në bashkëfinancim me Komunën në vlerën e përbashkët prej rreth 155 mijë euro. “Është shumë e rëndësishme sot dita e inaugurimit dhe fillimit të punës në çerdhen më të re në Zhegër, në një objekt tërësisht të braktisur për dhjetëra vite me radhë, e që funksional ka qenë për një kohë…

Read More

Këshilli Komuna për Siguri në Bashkësi (KKSB), në mbledhjen e sotme, e ka vlerësuar shumë të mirë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit. Komandanti i Policisë, majori Agim Lipovica, ka thënë se periudha mes dy takimeve të KKSB, përfshirë edhe festat e fund vitit, ka kaluar pa ndonjë incident të theksuar. ‘Qëllimi ynë është që qytetari të jetë i kënaqur me sigurinë’, ka thënë Lipovica. KKSB ka diskutuar edhe për sigurinë në shkolla si dhe parandalimin e sjelljeve devijante dhe dhunën në shkolla, sidomos në ato të mesme. Leonora Bunjaku Morina, nënkryetare e Komunës, tha se javën e…

Read More