Author: admin

Komuna e Vitisë, vazhdon të përkrahë fermerët e saj me pajisje të ndryshme bujqësore. Me këtë rast, sot është bërë shpërndarja e 30 spërkatëseve me sasi 45L për fermerët vitias. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, i kanë përgëzuar fermerët përfitues. Kryetari Haliti, tha se përderisa nuk mungon vullneti për punë nga fermerët edhe komuna nuk do të ndalet në furnizimin e fermerëve me pajisje të nevojshme, për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e punëve të tyre. Drejtori i bujqësisë Naim Pira, tha se përfitues të këtyre spërkatëseve janë kryesisht fermerët të cilët…

Read More

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, policisë, FSK-së, partive politike, familjeve të dëshmorëve, organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, ish të burgosurit politik dhe të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule duke nderuar dëshmorët e lirisë, në varrezat e dëshmorëve në Viti. Gjithashtu, sot dhe nesër do të jetë e hapur ekspozita “Epopeja e UÇK-së”, në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në shenjë nderimi dhe lavdie ndaj familjes Jashari dhe luftës së shenjtë të UÇK-së. Ekspozita do të jetë e hapur për të…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit, me një seancë solemne ka shënuar 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ku fjalë rasti kanë mbajtur kryetari i Komunës, Alban Hyseni, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, përfaqësuesit e subjekteve politike: Avdyl Aliu (LDK), Krenare Latifi Kqiku (LVV), Riad Rashiti (PDK) si dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi. Duke rikujtuar epopenë e UÇK-së, kryetari Hyseni ka thënë se nga ajo kohë po bëhet një çerek shekulli krenari e mburrje, një çerek shekulli përplot histori e kujtime, një çerek shekulli vuajtje e dhimbje. 5, 6 dhe 7 marsi do të mbesin përgjithmonë 3 ditët e…

Read More

Është hapur të hënën Qendra e Karrierës në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, e cila do të shërbejë për zhvillimin e aftësive dhe arsimin profesional. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi ka përuruar Qendrën e Karrierës, ka thënë se ky është një projekt tejet i rëndësishëm për nxënësit. “Është kënaqësi që po e përurojmë sot Qendrën e Karrierës, një angazhim i gjatë ky i Komunës dhe i Drejtorisë së Arsimit. Ky është një projekt tejet i rëndësishëm për nxënësit tanë. Si Komunë kemi marrë përkushtim të veçantë në edukimin profesional, ndërkohë që pas shumë investimeve qe…

Read More

Me rastin e Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, ditëve të lavdisë dhe sakrificës së familjes Jashari, sot dhe nesër në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” do të jetë e hapur ekspozita “Epopeja e UÇK-së” në shenjë nderimi dhe lavdie ndaj familjes Jashari dhe luftës së shenjtë të UÇK-së. Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Vitisë .`/GJILANI INFO/

Read More

Shkroi: Arben Kurteshi  Një komb që e mban një sy nga e kaluara është i mençur, një komb që i mban dy sytë nga e kaluara është i verbër. „THËNIE IRLANDEZE“ Më mirë, më lehtë, më shpejt do ta zhvillonim vendin, nëse e kuptojmë sesi në krizën më të madhe të, të gjitha krizave; dhe në kohën më të vështirë të, të gjitha kohërave e gjetëm forcën, inkurajimin, vendosmërinë, këmbënguljen; ku pikturuam planet, ku ndryshuam kushtet e rrethanat; dhe ku transformuam çdo veprim, gabim e sukses në shteg drejt arritjes sonë shekullore për çlirim dhe sollëm LIRINË. Të gjitha rrugët…

Read More

Është mbajtur konsultimi publik lidhur me Draft-Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027 dhe Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave. Hapjen e këtij konsultimi publik e anëtari i grupit punues për hartimin e këtyre dyndokumenteve, Hysen Jerliu, njëherit Udhëheqës i Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, i cili falënderoi GIZ-in për ndihmën e dhënë në hartimin e ketyre dy dokumenteve, duke thënë se të dy dokumentet kanë qenë të publikuara më 06.02.2023 në ueb faqen zyrtare të komunës dhe në platformën e konsultimeve publike. Udhëheqës i Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu ka prezantuar para të pranishmëve…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkepunimi me OJQ “VORAE”, e cila ka për synim mbështetjen instiucionale, financimin dhe menaxhimin e qendrës mësimore, me synimin për përfshirjen e femijëve nga komuniteti, rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e rregullt. “Për herë të parë përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Gjilanit do të fillojë ofrimin e kursve të gjuhes shqipe për fëmijët të cilët vijojnë qendrën mësimore në bashkëpunim me organizatën e lartëpërmendur, me qëllim të integrimit të tyre në shoqëri në komunën e Gjilanit e më gjërë”, është shprehur kryetari Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Janë mbajtur garat e diturisë në të gjitha shkollat fillore në komunën e Vitisë. Në kuadër të shkollave janë mbajtur garat për klasat e pesta, ndërsa në nivel komunal pjesëmarrëse në to ishin nxënësit e klasëve të nënta. Drejtoresha për Arsim në Viti Arta Ajeti, bëri të ditur se përpos lëndëve të përcaktuara, garat janë mbajtur edhe në fushat e artit, duke përfshirë esenë dhe pikturën. SHFMU ” 28 Nëntori” në Vërban u rendit e para në këto gara, vendin e dytë SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti dhe në vendin e tretë u rendit SHFMU ” Halil Alidema”…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Komisionin Komunal për Performancë. Me këtë rast ai i njoftoj ata se Vitia është në mesin e pak komunave të Kosovës që ka fituar grant në kuadër të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK). Ai tha se kjo fitore është falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të zyrtarëve me qeverinë komunale në veçanti të atyre që kanë qenë të angazhuar në procesin e mbledhjes dhe raportimin e të dhënave në SMPK. “Në këtë takim unë përveç se dua të njoftoj se jemi në mesin e pak komunave që janë…

Read More