Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » “Theva zemrën e nënës dhe babait”, i mituri shqiptar apel në mediat britanike: Mos shkoni në Angli me gomone
Diasporë

“Theva zemrën e nënës dhe babait”, i mituri shqiptar apel në mediat britanike: Mos shkoni në Angli me gomone

adminBy adminMarch 23, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Një adoleshent shqiptar ka folur me të përditshmen britanike ‘Daily Mail’ nga një kafene e Tiranës pas kthimit nga lundrimi i frikshëm drejt Britanisë me gomonet e trafikantëve.

Rrjeti britanik shkruan se adoleshenti F.D ashtu si qindra të tjerë kërkonte të realizonte fantazitë e tij për pasuritë që mund të bëhen duke punuar ilegalisht në Angli, kryesisht të nxitura nga trafikantët për rritjen e biznesit të tyre.

15-vjecari qëndroi për pesë muaj në Angli në një eksperiencë sipas tij të tmerrshme, teksa në intervistën me The Mail on Sunday, thoshte se mesazhi i tij ishte: ‘Mos shko në Britani!’ Ai pranonte se gushtin që shkoi i genjeu prindërve se do të shkojnë jashtë vendit për një periudhë të shkurtër.

Por kur arriti në Blegjikë, ai pagoi trafikantët 4,500 euro për ta marrë në lundrimin me gomone nga Franca drejt Dover.

Pa ditur shumë fjalë anglisht, F.D thotë se ditët e tij në Angli ishin nga më të vetmuarat.

“Isha shumë i trishtuar aty”, thotë i mituri, i cili si një emigrant tipik nga Shqipëria nuk kishte ndërmend të kërkonte azil por shpresonte të punonte për të fitur para, si mekanik apo në një lavazh në komunitetet shqiptare të krijuara aty.

Mesazhi i tij për të “mos shkuar në Britani” vjen teksa qeveria e Londrës po kalon ligjin e ri të emigracionit ku mes të tjerave thuhet se të miturit e pashoqëruar, si 15-vjecari, do të kthehen me detyrim në vend, shkruan Daily Mail.

Gazeta zbuloi emrin e emigrantit me ndihmën e policisë që dyshonte se familja e tij ka shkelur ligjin duke e dërguar qëllimisht për të punuar në Britani.

Rrjeti thotë se familja e tij pranoi të fliste me gazetarin në Tiranë, duke thënë se 99 përqind e të rinjve u besojnë reklamave të trafikantëve që u thonë se “mund të pasurohen shpejt në Britani”, prandaj shumë e bëjnë pa lejen e prindërve.

Në fund të shkollës sezonin e kaluar, F.D kishte planifikuar nisjen e tij. Duke i gënjyer prindëit, ai tha se do të shkonte për dhjetë ditë me kushëririn 18-vjeçar për të takuar të afërm në Belgjikë.

“Shumë shokë të mi kishin shkuar në Angli për të punuar, edhe unë doja të ikja nga Shqipëria për të bërë të njëjtën gjë”, thotë F.D sipas Daily Mail.

“Shkuam me autobus nga Tirana në Bruksel dhe morën një dhomë hoteli në Marigold Apartments.”

Por në dokumentet e policisë thuhet se dyshja kishte marrë një ditë më vonë një taksi drejt qytetit bregdetar verior francez Dunkirk, ku trafikantët ofrojnë kalime ilegale me gomone drejt Anglisë.

F.D thotë se kishte marrë paratë borxh nga të afërm në Blegjike dhe rrjedhimisht ishin ngjeshur rreth 40 vetë në një gomone, ku kishte shqiptarë, arabë, iranianë e refugjatë të tjerë.

Pas arritjes në Britani ai tregon se u vendos në hotel nga autoritetet dhe më pas e dërguan të qëndronte me një familje Britanike, por ai nuk kishte pranuar dhe kishte kërkuar ndihmë te të afërm të tij në qytetin verior të Leeds, të cilët nuk i identifikonte për t’i mbrojtjur nga përgjegjësia penale.

Pasi kontaktoi me familjen e tij në Shqipëri, i riu u bind të kthehej, duke përfituar dhe nga oferta e autoriteteve prej 3000 paundë që u jepen të kthyerve për të rinisur jetën në vendin e origjinës, cilado qoftë mosha e tyre, sipas Daily Mail.

Ai tregon më vonë pendesën për tentativën e dështuar: “Shpresat që të punoja si mekanik janë shuar dhe gjithashtu theva zemrën e nënës e babait duke u nisur për Angli.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

July 13, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.