- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur në takim përfaqësues nga organizata CARITAS, ku kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin TAKE, i cili ka për qëllim avancimin e përbashkët të trajnimeve dhe punësimit në sektorin e arsimit në Kosovë. Në Kamenicë qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i nivelit parashkollor në arsim si dhe pajisjen me elemente që ndihmojnë zhvillimin e mësimit dhe përfshirjen sa më të madhe të nxënësve./GJILANI INFO/
Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian (Dokument)
Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të përfshihet në planin franko-gjerman, të njohur edhe si plani evropian. Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian. Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e…
Nga sot, 16 mars 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi. Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitëseve, i mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme. Por, efekti do të jetë më i madh nga sot 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit…
Një femër raportohet se është sulmuar seksualisht në Prishtinë. Lidhur me rastin, policia njofton se të mërkurën ka arrestuar një person të dyshuar. “Prishtinë 15.03.2023-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Parlamentin Evropian është diskutuar për aplikimin e Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se Serbia dhe Kosova nuk duhet të merren si të njëjta, pasi që historikisht njëra ka qenë agresori dhe tjetra ka qenë viktima. “S’duhet të harrojmë që ka qenë viti i njëjtë kur e gjithë bota e lirë ka qenë më e bashkuar se kurrë dhe shumë aktorë në botën e lirë, kuptuan se sa është e rëndësishme që të kujdesemi për lirinë tonë, vlerat tona, për t’i mbrojtur ato kundër agresionit. Kjo është…
Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtorë, kanë pritur sot Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin dhe AnnaCarin Platon – shefe e seksionit për politika në zyrë e BE-së në Kosovë. Kjo vizitë, u bë me rastin e përfundimit të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Fillimisht ata kanë vizituar shkollën “Bafti Haxhiu”, ku është në realizim projekti që investohet nga Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, me mbështetje financiare të Zyrës së BE-së në Kosovë, Bankës Botërore dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kap vlerën mbi 100 mijë euro. Zv, kryetari Aliu…
Interesim i madh për pjesëmarrje në dëgjimin publik për katër projekt-rregullore të fushës së arsimit
Në organizim të Drejtorisë për Arsim, në Gjilan është mbajtur sot dëgjim publik për katër projekt-rregullore të fushës së arsimit, të cilat kanë për qëllim normimin e disa çështjeve në institucionet edukative-arsimore, ku janë hasur sfida konkrete gjatë punës së përditshme, derisa ato nuk rregullohen me ligje ose udhëzime administrative. Në emër të ekipit për përgatitjen e rregulloreve, Bardhyl Syla nga DKA-ja, ka thënë se projekt rregullorja e parë ka të bëjë me marrëdhënien juridike të punës në institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit para universitar në komunën e Gjilanit. Projekt rregullorja e dytë ka të bëjë me të…
Kënaquni me shijen fantastike Bëni këto qofte në një kohë të shkurtër nëse dëshironi një tavolinë të ngrohtë, transmeton Telegrafi. Përbërësit: – 150 g oriz të zier; – 1 patate e madhe; – 1 qepë e madhe; – 4 thelpinj hudhre; – 3 lugë kokrra gruri të bluar trashë; – 3 lugë susam të bluar; – 3 lugë fara luledielli të bluar; – 3 lugë fara liri të bluar; – spec i kuq; – thërrmija buke; – kripë; – piper, i shtypur djegës; – rigon; – trumzë. Përgatitja: Orizit të bluar shtojani pataten, qepën dhe hudhrën e bluar. Shtoni…
Ne priremi të mendojmë se emocionet pozitive janë më të vështira dhe më të rralla se ato negative. Kështu, kur ndodh diçka e mirë, ajo lë një gjurmë vërtet të fuqishme në shpirt, e cila përkthehet në gëzim, një emocion që mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin fizik dhe mendor. Një shumëllojshmëri e provave shkencore mbështesin se ndjenja e gëzimit shkakton një sërë ndryshimesh fiziologjike dhe psikologjike, të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e shëndetit tonë të përgjithshëm. Sipas ekspertëve, gëzimi është një emocion me karakteristika shumë të veçanta, të cilat e veçojnë atë nga të tjerët. Shpesh e barazojmë me lumturinë, por…
Ilaçet dhe ushqimi i duhur janë plotësues në luftën kundër hipertensionit. Në fazat e hershme të këtij çrregullimi, por edhe në fazat e mëvonshme, ushqimi i duhur mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut dhe rreziqeve që lidhen me to. Rreziqet që lidhen me hipertensionin Presioni i gjakut është faktori kryesor i rrezikut për goditje në tru, infarkt miokardi, sëmundje arteriale periferike, insuficiencë renale kronike dhe retinopati. Sa më i lartë të jetë presioni, aq më i madh është rreziku për t’u sëmurur. Vlerësohet se 90-95% e rasteve të presionit të lartë të gjakut janë…

