Author: admin

Pas aprovimit të koncept notës nga aplikimi për grantin në Komisionin Europian (KE), përkatësisht në programin e Cross Border Cooperation (CBC), IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesen e organizatës ATRC, Mediana Bislimi dhe inxhinierët e zyrës së projekteve në Viti. Ky takim kishte për qëllim koordinimin rreth këtij projekti dhe detajizimin e projektit për grantin në KE në programin e CBC, me çrast si pika kyçe ishin projeksioni i investimit capital për pjesen e punimeve, definimi i tereneve ndërtuese e të tjera. Me këtë rast kryetari…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Kamenicë ka arrestuar tre persona S.K. (viti i lindjes 1981), E.B. (viti i lindjes 2001) dhe L.S. (viti i lindjes 1998) për vjedhje. Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të involvuar në një rast “Vjedhje rëndë: i ndodhura me datën 16.02.2023 në të cilin rast ishin vjedhur mjete pune të llojeve të ndryshme. Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronari legjitim. Në lidhje me rastin është…

Read More

Është mbajtur sot një takim u organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, si dhe Drejtoria e Inspeksionit, me përfaqësues të policisë-Njësia rajonale e trafikut. Ky takim kishte për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit ndër institucional, në parandalimin e rreziqeve që vijnë në trafik, kryesisht parandalimin e aksidenteve të komunikacionit, kur kihet parasysh se numri i aksidenteve kohët e fundit ka shënuar rritje në nivel vendi. Gjithashtu, u diskutua edhe për përmirësimin e gjendjes së rrugëve, vendosjen e shenjave te komunikacionit, inspektimi e taksive etj. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kapitene Sanie Kçiku, e Valon Osmani nga Policia…

Read More

Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bëhet e ditur përmes burimeve zyrtare nga policia. Autoritetet në fjalë njoftojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 5 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburim./GJILANI INFO/

Read More

Pas një pune hetimore nga policia në Viti është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar për një vjedhje të rëndë, bëhet e ditur përmes raportit prej 24 orësh nga policia. Thuhet se i njejti ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e  nje qytetari, me c’rast kishte vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera me vlerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburim, bëhet e ditur nga policia./GJILANI INFO/

Read More

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u bëri thirrje palëve nga Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive dhe fleksibile përpara takimit në Ohër që do të mbahet më 18 mars. “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për shtyp në Beograd. Escobar foli në Beograd dy ditë para…

Read More

Shoqata e bletarëve “Bleta e Vitisë” në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të komunës së Vitisë, ka mbajtur sot një trajnim për bletarë, me temë “Zhvillimi pranverorë i bletëve, trajtimet pranverore dhe përgatitja për kullosë”. Drejtori i bujqësisë, Naim Pira, ka përgëzuar bletarët vitias për punën që janë duke e bërë, duke theksuar se Drejtoria e Bujqësisë ka ndarë një fond të veçantë në përkrahje të tyre dhe është planifikuar që këtë vit të furnizohen me pajisje 50 bletarë. Në anën tjetër kryetari i kësaj shoqate Nijazi Ramadani, tha se me këtë trajnim synojmë që ti informojmë bletarët sidomos…

Read More

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit kur marsi i mori ditë borxh shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër.Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin…

Read More

Shqiptarja, në mesin e grave më të suksesshme në Suedi Gazeta suedeze Expressen veçon 100 gra të suksesshme, të cilat shquhen për aktivitetin e tyre social, politik, sportiv e kulturor. Në këtë listë është edhe deputetja Aida Birinxhiku me origjinë nga Kosova, shkruan albifo.ch. Aida Birinxhiku është deputetja më e re në Parlament. Pas përfshirjes në SSU, karriera politike mori hov. Së bashku me interesimin e saj politik, Aida Birinxhiku ka marrë edhe diplomën e drejtësisë – duke përfshirë semestrin e fundit të programit me shpejtësi të dyfishtë.

Read More