Përmes kontrolleve sistematike nga ekipi i Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare, kemi kontrolluar 93.51% të nxënësve nga numri total i planifikuar”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Sipas kryetarit Hyseni, nga rezultatet e gjetura mund të konkludohet se problemi më i shpeshtë është ai i shikimit.
“Nga rekomandimet e nxjerra nga ekipi mjekësor vihet në theks vazhdimi me edukimin shëndetësor të nxënësve dhe prindërve lidhur me përmirësimin e gjendjes shëndetësore., ka thënë ai.
Kryetari Hyseni ka thënë se do të sigurohemi të marrim masat e duhura për fëmijët tanë. Për fëmijë të shëndetshëm./GJILANI INFO/



