Nga Baki Ymeri
Poezia është balsami i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim frymëzimi hyjnor. Poezia është çelësi i universit, shprehja e bukurisë, e lirisë dhe mrekullive. Poezia është hiri i dhënë nga Zoti. Gruaja është kërthiza e universit kurse poeti është dora e Zotit që shkruan në tokë. Poezia është një tempull i pavdekshëm. Poeti është profeti që i hap portat e parajsës. Mirazhi i poezisë jep një jetë dhe fuqi, një të drejtë të qytetarit, për çdo lloj arti. Dashuria është energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti, ndjeshmëria, butësia dhe mirësia.
Remzi Basha është princi i frymëzimeve hyjnore. Ai ka një aktivitet të pasur letrar, duke botuar një numër të konsideruar librash me poezi dashurie dhe atdhdashurie. Poezia e tij është ajo që ne duam dhe kërkojmë tek njerëzit: diçka e ndritshme që e ndiejmë dhe frymëmarrim, diçka që na qetëson, na harmonizon dhe na frymëzon. Poezia është rrëfimi më intim i zgjedhur i shpirtit që qëndron në prehër të dashurisë. Poezia është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Remzi Basha është poeti i dashurisë, kurse poezia e tij është një qenie e bukur e mbështjellë me velin e nusërisë Poezia e tij është balsami i shpirtit, vullneti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjës, pluhuri i yjeve dhe një burim i frymëzimit hyjnor që vjen nga një imagjinatë e fuqishme.
Poezia është arti suprem që i përmban të gjitha artet. Poetët janë ëndërrimtarë romantikë që matin thellësinë e lumit, ndërtojnë ura, ura të qëndrueshme, përgjithmonë. Dhe kur nuk ka ura, poetët janë kërkuesit që me varkat e tyre kalojnë nga një varkë në tjetrën. Poezia e Remzi Bashës është dhuntia e dhënë nga Zoti. Poezia është çelësi i shpirtrave të mëdhenj. Kushdo që qëndron rreth saj mund të komunikojë edhe me perënditë. Poezia e poetit të dashurisë përfaqëson mirësinë e shpirtit të atij që e krijon, të atyre që e botojnë, të atyre që e lexojnë dhe të atyreve që e ëndërrojnë.
Ky relaksim shtyp kështu lëvizjet e pakontrolluara të trupit gjatë gjumit dhe shfaq, shpeshherë, në rastin e makthit, ndjenjën e paralizës dhe të pafuqisë. Nëse doni të hyni në histori, duhet të lindni dy herë: Një herë sepse është dhënë nga Zoti, dhe herën e dytë, për të demonstruar profesionin e poetit! Gratë gërshetojnë trëndafilat qiellorë të indeve në jetën tokësore! Dashuria e vërtetë është vetëm në zemrat fisnike. Dashuria është ilaçi më i mirë, kurse poezia është një tempull i pavdekshëm. Fuqia e mendimeve të qeta dhe fuqia e dashurisë është si një ilaç që ju jep fuqi, shëndet mendor dhe fizik.
Fjala e bukur poetike shqiptare u tërhoq edhe në këto komunitete bashkëkohore. Në bazë të panteonit të modernitetit tënë poetik, një kontribut meritor u dha nga “prindi” i madh Naim Frashëri, i cili u pasua nga një grup poetësh si: Zef Serembe, Azem Shkreli, Din Mehmeti, Ali Podrimja etj.. Në kuptimin e femrës, vazhdimisht në bazë të këtij moderniteti poetik, në panteonin e letërsisë shqiptare ekzistojnë disa emra të paharrueshëm: Sabile Keçmezi Basha, Drita Nikoliqi Binaj, Miradije Maliqi, Radije Hoxha, Sadije Aliti, Miradije Maliqi etj. Kjo është një gjeneratë e re e poeteshave shqiptare që rindërton kështjellën e modernitetit poetik me kodifikime të reja poetike, në kuptimin e risive universale të fjalës së bukur.
Poezia është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Remzi Basha shkruan për jetën, për dëshirat, për dashurinë, për agimin e ditëve, për përmallimin, për anatominë e dashurisë që mund të ëndërrohet ose të dëshmohet, për nostalgjinë, për mënyrën se si ata hyjnë në kohën që ende është gjallë, madje edhe për shpirtin mistik kur engjëjt kanë apeluar për paqen planetare, në kërkim të një mënyre të veçantë të të jetuarit, të kuptuarit të vetmisë, me hapa që vijnë pa bërë zhurmë, për zemrën që është animuar nga hija dhe mali i shpresave në një mëngjes të qetë pranveror.
Autori nuk është vetëm një njohës i poezisë klasike shqiptare, por edhe i poezisë bashkëkohore. Ai shkruan në emër të vetëdijes së tij estetike, të origjinalitetit të tij mendor që e përifton dhe ripërfiton brishtësinë e femrës me një forcë briliante. Remziu është një shpirt fisnik dhe bujar, një shpirt i veçantë që dashuron, që kënaqet, që pëshpërit nëpër metafora. Njerëzit e zakonshëm nuk e konsiderojnë kuptimin e plotë të fjalëve. Fjala e frymëzuar përfaqëson gjithçka që ndodh në mendjet tona. Mirazhi i poezisë jep një jetë dhe fuqi, një të drejtë të qytetarit për çdo lloj arti. Vlen të ripërkujtojmë faktin se dashuria është energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti, mirësia dhe butësia. Në poemat Remzi Bashës këto shkëlqejnë permes sinqeritetit dhe ligjërimit, me vargje ku shkëlqen Sllapuzhani i qiellit me plot me yje.
Poezia është arti suprem që shkon përtej dhe i përmban të gjitha artet. Sekreti është të vendosësh dashuri në gjithçka që bën, sepse dashuria është ajo që i zgjon të gjitha energjitë. Jeta është e shkurtër, kurse shija është e gjatë. Lulet janë buzëqeshja e Zotit në tokë, kurse jeta që e përjetojmë duhet të jetë romantike dhe poetike. Arti i vërtetë don të thotë të mësosh, të krijosh, të shpëtosh poezinë dhe të jesh plot ngrohtësi, ekspresive, e ndritshme dhe e gjallë! Remziu është një vetëdije e madhe poetike. Poezia e tij vërehet nga reflektimi i thellë, nga polemika e përhershme, e vendosur në botë, si dhe në universin e brendshëm. Autori na dhuron tekste me cilësi të lartë dhe të jashtëzakonshme. Poezia e tij është hapje ndaj hijeshisë dhe ndjeshmërisë. Remzi Basha nuk është poeti i habisë ose i heshtjes. Ai është poeti i lumturisë, një engjëll i adhuruar dhe një dhuratë hyjnore me një buzëqeshje pranverore. (Bukuresht, Prill 2023)


