Author: admin

Kampioni evropian i boksit në grupmoshën e kadetëve, greku Vasilieos Topalos, ka humbur jetën në moshën 16-vjeçare, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë gjatë një seance stërvitore para disa ditëve, raporton “Proto Thema”. Topalos kishte marrë lëndime serioze në seancë sparingu në mëngjesin e 16 dhjetorit. Ai në javët e fundit ishte i hospitalizuar në spitalin Tzanios. Zëvendësministri i Sportit i Greqisë, Lefteris Avgenakis, ka kërkuar nga autoritetet kompetente që të ndriçohen faktet. Federata e Boksit të Greqisë në anën tjetër ka thënë se do të bëhen hetime ndaj të gjithëve që ishin të përfshirë në këtë situatë.…

Read More

Drita, kampionia vjeshtore e Kosovës, më në fund është përcaktuar për trajnerin e ri të skuadrës. Pas një “sage” disa-javore, klubi i madh gjilanas ka vendosur për emrin e “timonierit” të ri. Merret vesh nga burime të afërta me klubin se Drita ka vendosur për Arsim Thaqin. Siç mëson portali, Thaqi do të prezantohet te Drita të martën. Ditëve të fundit ka pasur shumë zëra për emrin e ri të tre-herë kampionit të Kosovës, megjithatë tashmë dihet gjithçka. Thaqi së fundmi ishte pjesë e Malishevës, teksa më parë ka drejtuar edhe Prishtinën. Ndryshe, Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor…

Read More

Librat e shkëlqyer u ofrojnë lexuesve një përvojë unike për të zhvilluar veten, duke e përjetuar botën përmes tregimeve të njerëzve të tjerë. Ato nxisin një reflektim të thellë dhe shërbejnë si tregime paralajmëruese, të cilat mund të jenë të fuqishme nëse leksionet që nxjerrim prej tyre zbatohen me mençuri në jetën tonë. Për më tepër, librat e mëdhenj na kujtojnë se përvoja njerëzore është praktikisht e njëjtë, pavarësisht nga gjeografia apo periudha kohore. Për më tepër, ato inkurajojnë qartësinë e mendimit, gjë që mund të na ndihmojë t’ia dalim përballë rrethanave të vështira në një botë të trazuar. Më poshtë…

Read More

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidentja e zgjedhur e Shoqatës për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktore Ines Murzaku, flet mbi vizionin e saj në krye të organizatës. Zonja Murzaku, e cila e nis zyrtarisht detyrën e saj në janar të vitit 2023, thotë se do të përqendrohet në ndërtimin e urave të bashkëpunimit shkencor-akademik, me qendrat studimore shkencore, që merren me Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që ata jetojnë. E themeluar në vitin 1978, kjo shoqatë tërheq, studiues të rinj dhe të vjetër, apo ekspertë kryesisht nga Amerika e Veriut. Ajo synon t’i japë…

Read More

Vitin që lamë pas, dhuna në familje e sidomos dhuna ndaj grave, ishte në qendër të vëmendjes për shkak të rasteve të shumta, ku disa prej tyre përfunduan me fatalitet. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se si prioritet do ta kenë punësimin e grave, në mënyrë që të mundësohet pavarësimi i tyre. Por, dështim të sistemit në parandalimin e e dhunës në familje, e konsideron shoqëria civile. Aktorët e tjerë kërkojnë edukim të hershëm edhe në shkolla. Dukuria e dhunës në familje, sidomos ndaj grave, ishte më e  shprehur vitin që lam pas, bazuar në rastet e raportuara,…

Read More

Arsim Vranovci, avokat dhe biznesmen i sukseshëm nga Gjilani me cilësi lideri, kudo që përfshihet me punën e tij është i pa konkurencë. Zotër Vranovci ka krijuar Këshillin e Bizneseve të  Rajonit të Gjilanit ku patën marrë pjesë 504 kompani dhe shumë  përfaqësues të ambasadave të huaja. Ishte kjo ngjarje e jashtëzakonshme që kishte ndodhur në Gjilanin e Anamoravës së Kosovës. Dhe atyre që ishin pjesë e kësaj ngjarje permes video linkut iu adresua edhe deputeti i Parlamentit Evropian Zotëri, Lukas Mandl duke i inkuarajuar bizneset se Kosova tashmë e ka të garantuar rrugën evropiane. Ndërkaq pas disa muajve, me iniciativen…

Read More

NGA MEHMET PRISHTINA Viti që po lëmë pas u mbyll me heqjen e barrikadave serbe në veri të Kosovës. Largimi i barrikadave ishte kushtëzuar me lirimin nga paraburgimi të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, i cili u arrestua për dyshimet se kishte organizuar sulmin e kryer ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës në pjesën veriore në fillim të muajit dhjetor. Barrikadat edhe kësaj radhe u përdorën si mjet shantazhi, ku Serbia tash më nuk po e fsheh qëllimin e saj grabitçar për të qenë bashkëpronare e Kosovës, për aq sa asaj i konvenon ta trajtojë çështjen serbe si…

Read More

Boksieri shqiptar Florian Marku (12 fitore e 1 barazim në karrierën e tij), në një postim në rrjetet sociale ka rrëfyer se në sfidën e fundit të zhvilluar e fituar në gusht të këtij viti ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez, ka dueluar i dëmtuar. Marku ka postuar disa foto, ku tregon dorën e tij të dëmtuar e megjithatë ai nuk është tërhequr, duke sqaruar edhe arsyet. “Ky dëmtim më ndodhi 20 ditë para ndeshjes së madhe që zhvillova në Tiranë”, thotë Marku, duke treguar dorën e djathtë të operuar. Në fakt, ai operacionin e zhvilloi pas këtij dueli. “Dora…

Read More

Nga: Luan Rama Veprat, aktet dhe jetët e artistëve të mëdhenj mbeten gjithnjë referenca të mëdha që na befasojnë gjithnjë duke gjetur në ta diçka të re, simbolike, më domethënëse e njëkohësisht tronditëse. Vepra dhe jeta e Van Goghut apo e një Gauguinit, Rembrandtit, Caravages, El Grecos etj., është gjithnjë mjaft frymëzues në ditët tona. Ndër vite, gjatë shekullit XX, për ta janë krijuar një sërë libra, filma, dramatizime, spektakle etj., ku artistë të sotëm i kanë parë ata nga këndvështrimi i tyre origjinal. Para pak ditësh pata rastin të shoh filmin amerikan “At Eternity’s Gate”, me Willem Dafoen…

Read More

Problemet me të cilat është përballur Kushtrim Kadriu për më shumë se 22 vjet po tentohen që të zgjidhen përmes një iniciative të Qeverisë së Kosovës, e cila më 29 dhjetor të vitit 2021, miratoi koncept-dokumentin për shtetësinë. Por, që nga dhjetori i vitit 2021 ende nuk ka asgjë konkrete rreth pajisjes së shqiptarëve të Luginës me shtetësi të Kosovës. Përndryshe, në këtë koncept-dokument është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyrës së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës. Në koncept-dokumentin për shtetësinë në mënyrë…

Read More