Author: admin

Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik. Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare. Disa qytetarë të anketuar nga “Radio Evropa e Lirë” në Prishtinë thonë se situata e krijuar me rritjen e çmimeve i detyroi ata të heqin dorë nga disa produkte, ose t’i sigurojnë me vështirësi. “Mishi është harruar, krejt rrallë e hiç”, thotë Feride Vokrri. Rritje çmimesh në disa raste mbi 100% kanë pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve nga mishi, mielli, vaji deri…

Read More

Kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it, për të siguruar lejen e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore në Kosovë, e quan absurde zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla. Ai thotë se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë është i pamundur dhe shton se kërkesa të tilla janë lojë e presidentit të Serbisë, i cili po krijon tensione. Për situatën e sigurisë në veri të vendit, largimin e pjesëtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, flet në një intervistë për KosovaPress, numri dy në Ministrinë e Mbrojtjes. Syla thotë se Serbia po luan…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, kanë pritur sot në takim menaxherin e Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj dhe dirigjenten Lirjona Sylejmani. Në këtë takim është bërë me dije se me 20-janar në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, Filharmonia e Kosovës do të mbaj koncert në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje. Ky takim është mbajtur me qëllim të organizimit të këtij aktiviteti kulturorë në Viti, të cilin e mirëpritën përfaqësuesit e institucioneve komunale./GJILANI INFO/

Read More

Amir Rrahmani pritet të luajë në Napoli edhe për një kohë të gjatë. Qendërmbrojtësi kosovar aktualisht është i lidhur me klubin italian me një kontratë e cila do të skadojë në verën e vitit 2024. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se palët e kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e saj. Më saktësisht, kapiteni kosovar pritet ta nënshkruajë kontratën e re, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2027, pra do ta vazhdojë atë për tri vjet të tjerë. 28-vjeçari ka qenë protagonist në dy sezonet e fundit me Napolin dhe kjo ka bërë që napolitanët ta “blindojnë”…

Read More

Misioni i KFOR-it ka njoftuar se sot po zhvillon një “operacione inxhinierike” në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë, që kanë mbetur nga barrikadat e fundit në veri të vendit. “Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, është thënë në njoftimin e KFOR-i, të postuar në rrjetet sociale. Disa kamionë, me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në…

Read More

Lionel Messi kthehet në Francë për t’iu bashkuar PSG-së. Lojtari u pa në aeroport. Më parë, klubi i lejoi kampionit të botës të zgjasë pushimet dhe të humbasë dy ndeshje. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pritet të zbarkojë në Francë të martën në mëngjes dhe të kthehet në stërvitje me PSG-në më vonë gjatë ditës. Parisienët do të luajnë në Coupe de France kundër Chateauroux më 6 janar. Pas humbjes 3-1 ndaj Lance në Ligue 1, Christophe Galtier konfirmoi se mezi pret kthimin e Leos më 3 janar: “Ne do të jemi shumë të lumtur që ai…

Read More

Ndue Ukaj “Unë jam e huaj në vendin tim”, shkruante Edith Södergran. S’di si do të jetë ndjerë ajo atë ditë kur frynte erë dhe binte borë. Ajo sigurisht fliste për Itakën apo për mungesën e përhershme. Një dhimbje që përbirohet dhe si shigjeta sëmbon. Në të vërtetë ajo mund të fliste për mungesën e Itakës, Për mungesën e ngjashme si atëherë kur Odiseu i afrohej limanit dhe s’dinte kush ishte në pallatin e ti; Kush e shoqëronte Penelopën e ç’ndodhte me qenin e tij. Fryn dhe bie borë. E një grua ec ngadalë, ka frikë se do…

Read More

Dita e Vitit të Ri është shoqëruar me temperatura më të larta se mesatarja. Polonia këtë vit ka tejkaluar nivelin e mëparshëm e më shumë se 5 gradë Celsius, e cila sipas ekspertëve lidhet drejtpërdrejtë me ndryshimet klimaterike, shkruan The Times. Rritjet e reja për këtë muaj u regjistruan në të gjithë kontinentin, nga Republika Çeke dhe Gjermania në Danimarkë dhe Holandë. Varshava ishte qytetit qe shënoi temperaturën 18.9, 5.1 gradë Celsius, që shënon nivelin më të lartin që prej 1993. Një meteorolog Alex Burkill, tha se rekordi i Varshavës ishte veçanërisht i habitshëm. “Ka marrë rekordin e vjetër dhe e ka…

Read More

Menjëherë pas futjes së euros si monedhë zyrtare, qytetarët kroatë kanë filluar të ankohen për rritje të çmimeve. Rrjetet sociale janë plot me shembuj të ndryshëm të rritjeve të shumta të çmimeve pas futjes së euros, qoftë nëpër dyqane apo në shërbime të ndryshme si parukeri apo tarifa parkimi, shkruan mediumi kroat “Index.hr”. Shumica e ankesave kanë të përbashkët se ka pasur “rrumbullaksim” me valutën e euros. Për shembull, nëse diçka kushton 13 kuna, është e mundur që dikush ta “rrumbullaksojë” atë në dy euro, që është dukshëm më  shtrenjtë. Kjo është arsyeja pse kryeministri Andrej Plenkoviq, ka thirr…

Read More

Janusz Bugajski Viti i ardhshëm do të jetë një provë me rrezikshmëri për Ballkanin Perëndimor, pasi Beogradi dhe Moska po i fryjnë sërish thëngjijve të luftës. Qeveritë perëndimore janë përballë një zgjedhjeje të vështirë: të lejojnë politikanët ambiciozë serbë dhe padronët e tyre në Kremlin të çojnë rajonin drejt një tjetër konflikti të armatosur apo t’i privojnë ata nga mjetet që shkaktojnë gjakderdhje. Shkëndijat e luftës janë më të dukshme në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë, tri objektivat e ndërtimit të mini-perandorisë serbe. Metodat e destabilizimit mund të mos jenë të njëjtat në raste të ndryshme,…

Read More