Janusz Bugajski
Shkëndijat e luftës janë më të dukshme në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë, tri objektivat e ndërtimit të mini-perandorisë serbe. Metodat e destabilizimit mund të mos jenë të njëjtat në raste të ndryshme, por objektivi është i qartësisht një: vendosja e hegjemonisë rajonale të Beogradit dhe zgjerimi i kufijve të Serbisë.
Metodat e Rusisë për destabilizimin dhe nënshtrimin e fqinjëve janë shembuj të vlefshëm edhe për Serbinë, që ndjek po të njëjtat strategji: përçarjen, përshkallëzimin dhe sundimin. Të tri këto do të provokojnë reagime nga kundërshtarët e Serbisë, çfarë mund të çojë në dhunë të drejtpërdrejtë.
Së pari, strategjia e përçarjes duket qartazi në përpjekjet për mobilizimin e pakicën serbe në Kosovë, për të ngjallur frikë dhe për të shkaktuar armiqësi ndëretnike. Ngritja e barrikadave, sulmet ndaj gazetarëve, rekrutimi i detyruar i serbëve vendas dhe shkatërrimi i pronës janë pjesë e kësaj metodologjie.
Në Bosnje-Hercegovinë, mjeti kyç i përçarjes është entiteti serb. Me premtime për përfitime territoriale, Beogradi ka përfshirë në këtë edhe nacionalistët kroatë.
Së dyti, në mënyrë që të kenë ndikim mbi zyrtarët perëndimorë, Vuçiqi dhe komandanti i entitetit serb të Bosnjes, Millorad Dodik, janë angazhuar në një strategji përshkallëzimi. Duke kërcënuar me ndërhyrje të armatosur ose shkëputje politike, ata kërkojnë lëshime nga BE-ja dhe ShBA-ja dhe më pas gjenerojnë cikle të mëtejshme destabilizimi.
Përshkallëzime të tilla largojnë vëmendjen nga problemet thelbësore, që janë mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga Beogradi dhe kundërshtimi i integritetit të Bosnjës nga Banja Lluka.
Periodikisht, pretendohet copëtimi i Kosovës dhe i Bosnjës, në mënyrë që të testohet vendosmëria ndërkombëtare dhe që Kroacia dhe Shqipëria të përfshihen si bashkëpunëtore në ndryshimet e kufijve dhe përfitimet territoriale që i vlejnë kryesisht Beogradit.
Që të mposhtin strategjinë tredimensionale të Beogradit, udhëheqësve perëndimorë u duhet të fusin në punë tre armë efektive: në prizmin diplomatik, atë ushtarak dhe atë ekonomik. Në frontin diplomatik, Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi nuk duhet t’u bëhet presion që t’i hapin rrugën etno-nacionalizmit. Një shembull parësor është presioni që i bëhet Prishtinës për të pranuar ndarjen territoriale duke lejuar krijimin e një entiteti serb, të ashtuquajturin “asocacioni i komunave”, i cila do t’i ngjajë Republikës Sërpska në Bosnje.
Në arenën ushtarake, mënyra më efektive për parandalimin e destabilizimit të Kosovës është që NATO të tregojë fuqinë e vet, çfarë do i mundësonte Prishtinës të zbatojë ligjin dhe të vendosë rendin në mbarë vendin. Një mësim i dhënë nga NATO në Kosovë do i vlente edhe operativëve të Beogradit në Mal të Zi dhe Bosnje.
Përveç kësaj, si Kosova ashtu edhe Bosnja kanë nevojë për një rrugë drejt anëtarësimit në NATO. Po ashtu, aleatët e Kroacisë në NATO duhet të mbështeten te Zagrebi, në mënyrë që përmes zgjerimit të NATO-s, të shtohet siguria.
Në sferën ekonomike dhe institucionale, BE-ja duhet të deklarojë se do të ndërpresë të gjitha rrjedhat e të ardhurave dhe perspektivat e anëtarësimit të Beogradit, nëse Vuçiqi vijon të ndjekë agjendën e përçarjes, përshkallëzimit dhe sundimit rajonal.
Prania zhbërëse e Rusisë duhet të luftohet edhe në mënyrë aktive. Një pikënisje e mirë do të ishte që NATO të kërkonte që vendndodhja e inteligjencës ruse në Nish, që tregohet si “qendër humanitare”, të mbyllet ose Beogradi do të përballet me ndërprerjen e çdo kontakti të dobishëm ushtarak.
Me mundësimin e depërtimit të Rusisë në rajon, Vuçiç po bashkëpunon në luftën kundër Ukrainës, duke i dhuruar Moskës “një kartë ballkanike” në luftën e saj me Perëndimin. /Gazeta “Dita”/