Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

March 25, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim
  • Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së
  • Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm
  • Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”
  • Arrestohet personi i kërkuar për ngacmim në Prizren
  • Sonte flemë një orë më pak – akrepat e orës lëvizin nga 02:00 në 03:00
  • KPF në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës
  • Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK kryejnë kursin në Gjermani
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Një vit luftë me inflacionin: Cilat janë parashikimet për 2023-shin?
Lajme Qendrore

Një vit luftë me inflacionin: Cilat janë parashikimet për 2023-shin?

adminBy adminJanuary 4, 2023Updated:January 4, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik.

Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare.

Disa qytetarë të anketuar nga “Radio Evropa e Lirë” në Prishtinë thonë se situata e krijuar me rritjen e çmimeve i detyroi ata të heqin dorë nga disa produkte, ose t’i sigurojnë me vështirësi.
“Mishi është harruar, krejt rrallë e hiç”, thotë Feride Vokrri.
Rritje çmimesh në disa raste mbi 100% kanë pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve nga mishi, mielli, vaji deri te materialet ndërtimore, rryma, nafta.
“Një litër vaj ulliri 8 euro, për të tjerat nuk e di çfarë të them. Të gjitha shtrenjtë, të gjitha”, thotë Mihrije Osmani.

Për Namik Canhasin, rritja e çmimeve është po ashtu “jonormale”.

Patriot Maqastena, i cili punon si tregtar në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, thotë se shitjet kanë rënë. “Blerës ka më pak, disa çmime janë rritur pak më shumë, disa artikuj, jo të gjithë”, thotë ai.

Si gjetkë në botë, rritja e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vendi do ta përmbyllë vitin me normë mesatare të inflacionit 12 për qind.

 

Paga mesatare e punonjësve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ishte rreth 480 euro.

Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, publikoi në muajin nëntor një raport për ndikimin e inflacionit në ekonomitë familjare.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i këtij instituti, ka treguar se nga muaji mars norma e inflacionit në Kosovë ka qenë dyshifrore. “Ndërkaq në muajin nëntor kjo normë ka arritur vlerën 11. 6 për qind. Tash nëse e krahasojmë këtë me të ardhurat mujore të nje familje tipike prej 400 euro, atëherë rritja e çmimeve në vitin që lamë pas ka ndikuar që të pjesa e ushqimeve të rritet kostoja mujore prej 28 euro për një familje. Te shpenzimet që bëhen për transport janë rritur 6 euro, krahasuar me vitin e kaluar (2021)”, ka thënë ai, duke shtuar se të kategoritë tjera janë rritur shpenzimet mujore rreth 15 për qind, si për shembull te telekomunikimi.

Në përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit, Qeveria e Kosovës miratoi në muajin shtator një pako në vlerë prej 150 milionë eurosh.

Prej saj përfituan një numër qytetarësh, kryesisht familje me asistencë sociale dhe pensionistë.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave të Kosovës nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për të biseduar për këtë çështje.
Sipas Institutit GAP, autoritetet është dashur të marrin masa që do të mbështesnin edhe rritjen e prodhimit të brendshëm, meqë inflacioni në Kosovë është në masë të madhe i importuar.

Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë, po ashtu, se masat e ndërmarra nga autoritetet nuk ishin të mjaftueshme.

Lulzim Rafuna, kryetar i kësaj ode, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar sipas ligjeve në fuqi, përkatësisht nuk i ka rritur pagat në sektorin publik në përputhje me rritjen ekonomike.

Në sektorin publik në Kosovë janë të punësuar mbi 80.000 persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro.

Vlerësimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen ekonomike në vitin 2022 janë më negative.

Nga 10 për qind sa ka qenë vitin e kaluar, këtë vit nuk pritet të kalojë 4 për qind.

Hasaj, nga Instituti GAP, thotë se inflacioni ndikon në aktivitetin ekonomik, sidomos në një vend si Kosova që nuk ka kapacitete të mëdha prodhuese.

Për vitin 2023, Banka Qendrore e Kosovës parasheh rënie të inflacionit.

Guvernatori i këtij institucioni, Fehmi Mehmeti, jep më shumë hollësi për “Radion Evropa e Lirë”: “Pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 të kemi ulje të inflacionit deri në 6 për qind dhe kjo në masë të madhe do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pastaj do të ndikojë në rritjen e konsumit si komponent kryesor të rritjes ekonomike në vend”.

Edhe ekonomistët e huaj, që i citojnë disa media ndërkombëtare, presin që inflacioni të bjerë në vitin 2023.

Një arsye për këtë optimizëm është stabilizimi i zinxhirit të furnizimeve, ndonëse është vështirë të parashikohet me siguri se çfarë do të ndodhë në skenën gjeopolitike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Sonte flemë një orë më pak – akrepat e orës lëvizin nga 02:00 në 03:00

March 25, 2023

Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK kryejnë kursin në Gjermani

March 23, 2023

Tërmeti dridh Shqipërinë

March 23, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

By adminMarch 25, 2023

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Arta…

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023

Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”

March 25, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

March 25, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.