Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Sadiku: Komitetet nuk duhet të shtyjnë iniciativa që bien ndesh me mundësitë buxhetore të Komunës
Lajme Lokale

Sadiku: Komitetet nuk duhet të shtyjnë iniciativa që bien ndesh me mundësitë buxhetore të Komunës

adminBy adminMay 17, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Arianit Sadikut, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend planin komunal për integritet 2023-2027, projekt statutin e Teatrit të qytetit, projekt statutin e Galerisë së Arteve, projekt rregulloren për shfrytëzimin e sallës së madhe të Teatrit, projekt rregulloren për punën e Këshillit drejtues të Teatrit, projekt planin lokal të veprimit në mjedis 2020-2024.

Kurse tri propozim-vendime për shfuqizimin e vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nënzonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit” në Gjilan, nuk morën votat e mjaftueshme për të rekomanduar për Kuvend, pasi opozita (LDK-AAK) doli kundër, me arsyetim se vendimet janë të ligjshme dhe në zbatim prej vitit 2020.

Ndërkaq, Ali Arifi, drejtor për Urbanizëm, ka thënë se vendimet janë të kundërligjshme, prandaj duhet të ri-procedohen në Kuvend dhe të harmonizohen me ligjet ekzistuese.

Njëherësh, me 5 vota për, KPF i ka rekomanduar për Kuvend dy propozime të opozitës për mbështetje financiare të grupit të tifozëve ‘Skifterat’ si dhe KH “Drita (M), pavarësisht se drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri tha se nuk ka mjete buxhetore për t`i realizuar këto kërkesa.

Edhe kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku ka thënë kërkesat për mbështetje financiare të klubeve në këtë mënyrë, po bëhen një praktikë jo e mirë, pasi nuk ka mjete të planifikuara për këtë qëllim, jashtë subvencionimit të klubeve, shoqatave dhe OJQ-ve përmes thirrjes publike.

Për më tepër, Sadiku ka thënë se nuk është mirë që Komitetet përkatëse të shtyjnë iniciativa të tilla që bien ndesh me mundësitë buxhetore.

‘Unë kërkoj që të jemi më të kujdesshëm dhe të mos marrin obligime të cilat nuk mund t`i mbajmë’, ka thënë Sadiku./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.