Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit
  • Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti
  • Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”
  • Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti
  • Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Gjilan kanë diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026
  • Për 24 orët e fundit 37 aksidente trafiku dhe 1940 gjobitje për shkelje të rregullave në komunikacion
  • Moti me diell gjatë ditës së sotme
  • Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kuvendi Komunal në Viti mbajti seancën e radhës
Lajme Lokale

Kuvendi Komunal në Viti mbajti seancën e radhës

adminBy adminMay 30, 2023Updated:May 30, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të pestën me radhë, ku mes tjerash është diskutuar edhe për propozim vendimin për rritjen e mjeteve vetanake të vitit 2022 në vitin 2023.
Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar në fillim këshilltarët për ligjshmërinë e vendimeve që janë marrë në seancën e kaluar, ndërkohë zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ka informuar kuvendarët me punimet e projektit të shkollës fillore në Pozheran dhe bisedimet e delegacionit të përbërë nga Institucionet komunale, si dhe arritjen e një shkrese nga Ministria e Arsimit, që më shumë është një përshkrim i gjendjes aktuale dhe se lënda është në OSHP.
Ai tha se janë në pritje të një takimi edhe me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveqla lidhur me këtë, në mënyrë që të zhbllokohet puna dhe të nisin punimet.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, e quajti absurd gjithë këtë vonës dhe tha se është absurde që na jepet e njëjta përgjigje se lënda është në OSHP.
Pikat për seancën e sotme ishin: Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023. Bartja e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023, sipas Drejtorisë së Financave, janë bilancet e pa shpenzuara të të hyrave vetanake në vlerë prej 39,481.10 të vitit 2021 e që do të barteshin në vitin 2023. Pikë tjetër ishte Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023.
Sipas drejtorit të Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Besnik Imeri, kjo shumë e mjeteve është 312,040.38 euro. Prej tyre, mallra e shërbime në shumë prej 108,132.01 euro, subvencione e transfere: 121,077.73 euro dhe Investime kapitale: 82,830.64 euro.
Ndërkohë që propozimi vendim për rritjen e mjeteve vetanake të vitit 2022 në vitin 2023, u tha se është kërkesë edhe e Ministrisë së Financave, e që kjo shumë është në vlerë prej 195.500.14 euro.
Në këtë seancë u diskutua dhe u miratuan edhe Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit të lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në fshatin Binçë me Nr.01-110/05-278 i datës 30.03.2023. Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për ndryshimin e vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energjinë dhe Klimën (PKVEK) 2022-2030, me Nr. 01-101/05-164 i datës 01.03.2023 dhe vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2022-2030 me Nr. 01-110/05-1364 i datës 05.12.2022.
Si pikë e fundit e rendit të ditës, në mënyrë të drejtpërdrejt pa kaluar në KPF, është diskutuar edhe për raportin vjetor të punës për vitin 2022 nga Njësia për auditim të brendshëm në komunën e Vitisë.
Gjithashtu në këtë seancë, u prezantua raporti rreth Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2023”./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026

Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

May 18, 2026

Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Gjilan kanë diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026

May 18, 2026
Mos humbni
Shendetesi

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

By adminMay 18, 2026

Me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, është mbajtur një aktivitet sensibilizues me…

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026

Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

May 18, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.