Author: admin

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor, ju është drejtuar me një mesazh urimi të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj komune. Të dashur nxënës dhe të nderuar mësimdhënës dhe profesor të komunës së Vitisë! Sot dua të ju uroj fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Me këtë rast ju shprehi urimet më të sinqerta juve duke ju dëshiruar suksese në gjysmë vjetorin e dytë shkollor. Urojë që ju nxënësit vitias të vazhdoni përkushtimin e juaj për të marrë dije dhe për tu përgatitur për të ardhmen tuaj, për…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka njoftuar se do të bëhet ndërtimi i 10 shtëpive në bashkëpunim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Është shprehur se ka pasur kënaqësinë që të pres në takim z.Halil Kastrati nga kjo organizatë, me të cilin kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit. “I lumtur që në këtë projekt po kontribuon edhe Komuna e Kamenicës”-ka thënë Rahimaj./GJILANI INFO/

Read More

Shumë gjëra mund të çojnë në stres, por mënyra se si kujdeseni për veten kur ndiheni të mërzitur luan një rol të madh në mënyrën se si e trajtoni atë. Përveç jogës, aromaterapisë, meditimit dhe banjës së nxehtë, ka disa lëndë ushqyese që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni nivelet e stresit. Proteina Kur hani ushqime të pasura me proteina, ju ndihmoni trupin tuaj të prodhojë serotonin, e cila ju ndihmon të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar. Shumica e njerëzve marrin një sasi të caktuar proteinash në baza ditore, por nëse jeni vegjetarian ose vegan, mund t’ju duhet më shumë…

Read More
VIP

Agnesa Behluli, vajza e vogël e këngëtares, Shkurte Fejza, është fejuar ditën e djeshme. Ajo i ka dhënë fund beqarisë me partnerin e saj, Laurat Shatri. Në këtë ditë të veçantë si në festë tjetër të kësaj familja, këndoi edhe Shkurta, e cila dukej e lumtur për të bijën. Çdo gjë dukej për mrekulli dhe një vend përrallor, teksa çifti po shkëlqenin duke bërë lidhjen e tyre edhe më zyrtare.

Read More

Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të sheqerit, si në brendësi të frytit dhe në lëkurë. Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një fryt tretës, freskues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e kirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve. Kurimi i anemisë Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura…

Read More

Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 38-të. Portugezi është lindur në vitin 1985 në Funchal. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Ronaldo ka luajtur për ekipet: Porto, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Ronaldo ka fituar pesë Topa të Artë si dhe me dhjetëra trofe ekipesh dhe individuale.

Read More

Beqir Musliu Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë Luftëtarët i varëm për degët e historisë Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve Apo i ndrydhën…

Read More

Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën një balonë të dyshuar spiune kineze në brigjet e Karolinës, pasi ajo përshkoi vende të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut dhe u bë pika e fundit e tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit. Madhësia e balonit vlerësohej të ishte sa tre autobusët e shkollave, raporton AP. Para rrëzimit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte thënë më herët të shtunën, “Ne do të kujdesemi për të”, kur u pyet nga gazetarët për balonën. Administrata Federale e Aviacionit dhe Roja Bregdetare punuan për të pastruar hapësirën ajrore dhe ujore. Balona është goditur nga forcat…

Read More

Të dielën në mëngjes, shumë media greke i kanë kushtuar vëmendje aktit heroik të një të riu shqiptar që i ka shpëtuar jetën një fëmije në qendër të qytetit Lamia. Bëhet fjalë për Dionis Abdiaj, lindur dhe rritur në këtë qytet, në një familje emigrantësh nga Shqipëria. 22-vjeçari shqiptar, që konsiderohet hero prej mediave, ka shpëtuar një djalë 1.5-vjeçar, kur flakët kanë përfshirë dhomën e tij në një shtëpi të vjetër ku jetonte një grua 57-vjeçare rome me tre nipërit e saj, 6 dhe 1.5 vjeç, pasi prindërit mungonin. Dionisi, ishte duke shkuar për në shtëpi kur dëgjoi thirrje…

Read More

Dhjetëra nxënës, prindër dhe arsimtarë u mblodhën para objektit të Shkollës fillore “Kliment Ohridski” në Butel të Shkupit. Megjithëse 80 nxënës shqiptarë nga klasa e pestë deri të nëntën ishin përgatitur për garat komunale në lëndën e matematikës, atyre testet u dhanë vetëm në gjuhën maqedonase, gjë e cila ka revoltuar mësimdhënësit nga tri shkollat e kryeqytetit që merrnin pjesë në këtë garë. Ata thanë se nxënësve shqiptarë ju mohua e drejta themelore për testim në gjuhën amtare dhe e bojkotuan garën. “Presim qe një orë e gjysmë dhe nuk bënë zgjidhje, ne morëm vendim që komplet tri shkollat…

Read More