- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Milot Rashica e kaloi një vit huazimi mjaft të suksesshëm në Galatasaray. Ylli i Kosovë është në pronësi të Norwich Cityt, por gjiganti turk po i shikon të gjitha mundësitë për ta blerë kartonin e futbollistit ofanziv. Erden Timur, zëvendës-president i Galatasarayt po merret personalisht me transferimet, ndërsa fokusin më të madh e ka tek Mauro Icardi dhe tek Milot Rashica. “Jemi duke negociuar për Rashicën. Është një lojtar mjaft i vlefshëm për ne, por duhet t’i kemi disa opsione, në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë buxhetin e Galatasarayt. Nuk e di se sa do ta vlerësojnë lojtarin,…
Siluetë e shkallëvë të teatrit. Ishim të ri, tepër të ri. Qeshnim sa askush më shumë. Qeshnim edhe kur nuk duhet të qeshnim. Takimi i parë. Energji pa fjalë, ndjenjë ndoshta jo arsye, punë e madhe, ishim të ri. Kthim në një kohë që as vetja ime s’ka forcë ta jetoj më, nuk duhet të arsyetohet pse. Dhimbja pikturon retrospektivën. Sa shumë dhimbje aq më e lartë është e kaluara. Nostalgjia simfoni dehje sepse veç gotat e verës së bardhë e kuptojnë, as unë madje edhe pse nëpër vena të mija gjaku lundron me verën e bardh. Ndjehu rehat…
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Serbia ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Ai thotë se edhe ftesa nga gjykata e Serbisë për të, për ngritjen e flamurin kombëtar më 28 nëntor të vitit të kaluar është në vazhdën e këtij presioni. Arifi në emisionin Ditari në Tëvë 1, tha se gjatë 10 ditëve ka pasur disa raste të presionit të ndryshëm në këtë pjesë, ku tha se edhe qytetarë të Kosovës të cilit kanë kaluar nga pika kufitare tek Dheu i Bardhë janë maltretuar. Sipas tij krejt…
Në shkollën fillore ‘Rexhep Elmazi’ në Gjilan, janë përuruar sot dollapët për nxënës, aktivitet ky ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se në këtë projekt, që kap vlerën afër 172 mijë euro, përfshihen 24 shkolla. ‘Jemi në shkollën ‘Rexhep Elmazi”, ku pasi kemi ndërhyrë më parë në rregullimin e ndriçimit efiçinet, izolim, dyer e dritare, çati, në sistemin e ngrohjes, sikurse edhe në nyjat sanitare dhe hapësirat e brendshme, sot po fillojmë me projektin e vendosjes së dollapëve për nxënës”, ka thënë kryetari Hyseni. Ai ka nënvizuar me këtë rast se në…
Në Gjilan, është përuruar sot murali madhështor ‘Forca e Gruas’, një projekt ky që promovon gjithë përfshirjen, përkatësisht është thirrje për një çështje që qëndron në thelb të shoqërisë, ndërgjegjësimin për familje të barabarta. Projekti është mbështetur nga Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili njëherësh ka marrë pjesë në këtë përurim. Drejtori Kushtrim Zeqiri, në emër të kryetarit të Komunës, ka falënderuar Mural Fest Kosova që ka realizuar në Gjilan një vepër si kjo, që promovon, në rend të parë, respekt dhe barazi. ‘Ne jemi të hapur gjithmonë si Komunë për të përkrahur projekte që…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni merr letër falënderimi drejtoresha e programit Tetra Tech Ard
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë letër falënderimi nga drejtoresha Jennifer Ober (Tetra Tech ARD), kontraktor për Aktivitetin e USAID-it Qeverisja e Pronës, për gatishmërinë që ka treguar për t`u bërë komunë partnere në këtë program 5-vjeçar. ‘Në emër të Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, dëshiroj t’ju falënderoj për pritjen e ngrohtë në takimin që patëm javën e kaluar në zyrën tuaj në Komunën e Gjilanit për të prezantuar Aktivitetin tonë. Jemi të lumtur të dëgjojmë për gatishmërinë tuaj në emër të Komunës së Gjilanit për t’u bërë Komunë partnere e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e…
Zbulohen rezultatet e votimit të projekteve të buxhetimit me pjesëmarrje në Miresh! Fusha e sportit në shkollë me bar sintetik ishte zgjedhja e banorëve. Pas implementimit të suksessshëm të fazës së prioritizimt të projekteve nga banorët si pjesë e Buxhetimit me Pjesëmarrje, komuna e Gjilanit ka nisur me procesin e votimit për financim të projektit që votohet nga qytetarët. Me një organizim të mirë dhe shfaqje të dukshme të demokracisë në veprim, procesi i votimit për buxhetimin me pjesëmarrje u zhvillua pa probleme, duke tejkaluar pritshmëritë me pjesëmarrje mbresëlënëse qytetare. Banorët e Mireshit dëshmuan edhe një herë frymën demokratike…
Dy shoferë janë dënuar me nga 300 euro, si dhe u është marrë patentë shoferi pasi kanë bërë tejkalim në vijë të plotë. Policia në Gjilan njofton se njëri shofer ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar, ndërsa njëri ka bërë tejkalim në vijë të plotë, transmeton Telegrafi. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme, kanë identifiku dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, ku kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme në stacionin policor në Viti, një qytetar e ka dorëzuar një portofol me para të gatshme dhe dokumente personale të cilën e kishte gjetur. “Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25nё Stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang Zvicerane”, thuhet në njoftim të policisë. Policia njofton se përmes rrugëve operative e ka gjet personin të cilit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i…
I lodhur dhe rraskapitur nga jeta, por që duke qenë person i mirë, u zgjua në këmbë duke bërë më të mirën për njerëzit, jo sepse donte t’i gëzonte të tjerët por sepse kishte lindur i tillë, t’i lumturonte të tjerët. Gjatë rrugëtimit, filloi të ngjitej lart e më lart sepse ishte ai që kishte lindur njeri i pa prishur, i brishtë dhe me zemër të madhe. Duke u ngjitur lart e që shpesh rrëzohej, por prapë gjente forcë nga mirësia e tij të rrëmbente më të mirën nga yjet e universit. Ky djalë që ishte i bekuar nga…

