Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Erich Fromm: Tregu ku shitet njeriu
Kulturë

Erich Fromm: Tregu ku shitet njeriu

adminBy adminJune 22, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këtu, si në çdo treg mallrash, vlera e konsumit është e pamjaftueshme për të përcaktuar vlerën e këmbimit. Faktori “individ”, për nga rëndësia e tij, mbizotëron sipas çmimit të tregut, mbi mjeshtërinë profesionale dhe shumë më shpesh luan një rol vendimtar. Megjithatë, personi më joshës nuk mund të kompensojë mungesën e plotë të mjeshtërisë, përderisa sistemi ynë ekonomik nuk do të mund të funksiononte mbi një bazë të tillë. Është e rrallë kur mjeshtëria dhe ndershmëria në vetvete sigurojnë sukses.

Formula e suksesit shprehet me fjalë të tilla, si aftësia për të shitur veten, zotësia për të dhënë (dhuruar) veten, proces energjie (energjitizim), ambicie, gjallëri, agresivitet etj., të cilat vihen, njëlloj si edhe çmimet, në paketimin vetjak të fituesve. Karakteristika të tilla, prejardhja, përkatësia në një klan të caktuar, lidhjet dhe ndikimi, janë mjaft të dëshirueshme dhe do të reklamohen, ndonëse jo aq hapur, si epërsi themelore të mallit të ofruar. Përkatësia në këtë apo atë fe dhe respektimi i ritualeve të saj shikohet nga shumë vetë si një prej kushteve të domosdoshme të suksesit. Çdo profesion, çdo sferë e veprimtarisë ka një sferë të veçantë të personalitetit (personit) që përdoret me sukses. Tregtarit, bankierit, mjeshtrit, kamarierit u paraqiten kërkesa të ndryshme, megjithatë rolet që ata kryejnë kanë dhe diçka të përbashkët, të gjithë ata duhet të plotësojnë një kusht themelor, të kenë kërkesë.

Qëndrimi i njeriut ndaj vetes në mënyrë të pashmangshme përcaktohet nga këto kritere të suksesit. Ndjenja e tij e dinjitetit personal bazohet jo në vlerësimin e aftësive të tij dhe përdorimin në një shoqëri të caktuar. Ajo varet nga fakti se sa përdoret nga kërkesa në treg apo nga mendimi i të tjerëve rreth joshjes së tij. Ai ka të bëjë me veten si mall, i destinuar të gjejë ofertë në kushte sa më të leverdishme, sipas një çmimi më të shtrenjtë. Sa më i lartë të jetë çmimi i propozuar, aq më shumë theksohet vlera e tij para syve tanë. Njeriu-mall me shpresë demonstron etiketën e tij, duke u përpjekur që të veçohet nga mallrat e paraqitura në tezgë, për t’u parë dhe për të qenë i vlerësuar sipas taksës më të lartë. Por, në rast se atij nuk i vete mbarë dhe e shmangin, atëherë kur atë e blejnë të gjithë, ai nxjerr përfundimin për mospasjen e një vlere të plotë të tij dhe të një mungese të vlerës. Megjithatë, sado që atë ta vlerësonin lart, dhe nga pikëpamja e virtyteve të tij njerëzore, dhe nga pikëpamja e dobishmërisë së tij, ai megjithatë njëlloj mund ta ndjej veten një njeri pa fat dhe të pranojë mbi vete fajin e asaj që ka dalë jashtë mode.

Që nga fëmijëria e hershme ai është mësuar të përvetësojë se, që të jesh në modë, do të thotë që të përdoret nga kërkesa dhe se ai, si të gjithë, duhet të kënaqë kërkesën në tregun e personaliteteve. Por virtytet që e mësojnë atë, ambicia, zotësia për t’u orientuar dhe për t’iu përshtatur kërkesave të të tjerëve, janë cilësi tepër të përgjithshme që të sigurojnë arritjen e suksesit. Njeriu i drejtohet literaturës popullore, gazetave, kinofilmave, që të marrë shembuj më konkretë të arritjes së suksesit dhe që të gjejë shembuj më të bukur, më të rinj të prodhimit të tregut, shembuj që duhet t’i imitojë.

Nuk ka asgjë për t’u çuditur që, në rrethana të tilla, ndjenja e dinjitetit personal të njeriut cenohet fort. Kushtet për vetërespektim gjenden jashtë pushtetit të tij. Ai varet nga vlerësimi i të tjerëve dhe vazhdimisht ka nevojë për këtë. Rezultat i pashmangshëm i kësaj janë ndenja e pazotësisë dhe e pasigurisë. Orientimi i tregut e privon njeriun nga individualiteti, ai bëhet i tjetërsuar nga vetvetja.

Në rast se vlera më e lartë e njeriut është suksesi, në rast se dashuria, e vërteta, drejtësia, dhembshuria, mëshira, nuk i sjellin atij asnjë dobi, ndoshta ai prapë mund t’i predikojë këto ideale, por nuk do të synojë drejt tyre./Hejza

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

By adminOctober 8, 2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka…

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.