- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 09.06.2023-15.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), nga Drejtoria Rajonale në Gjilan ka thënë se, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tridhjetë e gjashtë (1236) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr…
Për nderë të 24 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Hogoshtit me rrethinë është mbajtur manifestim tradicional në sheshin e dëshmorëve në Hogosht, pranë lapidarëve. Të pranishëm në këtë manifestim kanë qenë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rinë Matoshi, Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, Kryetari i OVL-UÇK, dega Kamenicë, Milaim Limoni, Kryetari i Këshillit Lokal të Hogoshtit, Sejdi Latifaj, familjar të dëshmorëve si dhe qytetarë. I pari i komunës ka thënë se në manifestime të tilla përkujtohen dhe nderohen dëshmorët të cilët dhanë çdo gjë nga vetja…
LDK: Përfundoi me sukses procesi zgjedhor i LDK-së në nëndegët Fidanishtja, Iliria, Lladovë dhe Zhegër
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme. Dje dhe sot ka përfunduar me sukses procesi zgjedhor i LDK-së në nëndegët, Fidanishtja, Iliria, Lladovë dhe Zhegër, me pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjve e të rejave, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar, jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të kësaj ane dhe komunës së Gjilanit. Kuvendet zgjodhën kryetarët, kryesitë dhe delegatët. Sipas agjendës zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë më 30 qershor 2023.…
Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri, Avokati Arsim Vranovci është njoftuar sot nga Andreas Minnich, Deputet i Parlamentit Federal të Austrisë se shteti i Austrisë së shpejti do të njeh patent shoferët e Republikës së Kosovës. Siç bëhet e ditur, brenda pak ditësh kjo çështje do të jetë në parlament, ku edhe do të hidhet në votim njohja e patent shoferëve të Republikës së Kosovës në Austri. Ndërkaq ky vendim i cili gëzon përkrahje nga shumica parlamentare austriake do të jetë një lajm i mirë për kosovarët sepse nuk kanë qenë të pakta rastet kur kosovarët janë…
Në Gjilan, përkatësisht rrugën “Lidhja e Prizrenit” policia ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ka njoftuar policia./GJILANI INFO/
Një program të pasur me këngë e valle nga repertori i tij, ka shfaqur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi”, me rastin e 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë. Ndonëse ky koncert ishte paraparë të mbahet në sheshin e qytetit, megjithatë për shkak të kushteve atmosferike, ai u mbajt në sallën e koncerteve në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”. Pos pikave nga anëtarët e AKV “Kemajl Azizi”, mysafirë special i këtij koncerti ishte solistja e mirënjohur nga SHKA “Shote Galica” nga Drenasi, Resmije Krasniqi që interpretoi dy këngë. Në shenjë respekti për bashkëpunimin, asaj…
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni: Sot përkujtojmë themelet mbi të cilat është ngritur ky shtet
Gjilani po kremton sot 24-vjetorin e çlirimit, përvjetor ky që po shënohet me një varg aktivitetesh, të cilat po mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni. Fillimisht, janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me ç`rast kryetari Alban Hyseni ka thënë se sot nderojmë dëshmorët dhe të rënët për liri për të përkujtuar përgjithmonë themelet mbi të cilat është ngritur ky shtet. “Sot nderojmë dëshmorët dhe të rënët për liri për të përkujtuar përgjithmonë themelet mbi të cilat është ngritur ky shtet dhe bazën e vlerave të cilat duhet t`i respektojë shoqëria jonë”, ka thënë kryetari Hyseni.…
Qendra e Karrierës ka vazhduar aktivitetet me vizita në shkollën e Velekincës, Cërnicës dhe Livoçit të Ulët
Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, ka bërë me dije se në kuadër të dyerve të hapura ishin për vizitë nxënësit e Shkollës Fillore “Dëshmorët e Kombit” nga Livoçi i Ulët. Nxënësit vizituan ambientet e Qendrës së Karrierës ku u njoftuan nga afër mbi rëndësinë dhe ndihmën profesionale në orientimin e të rinjve në karrierë që ofron Qendra. Nxënësit e klasave të nënta po ashtu vizituan të gjitha kabinetet e shkollës ku profesoreshat dhe profesorët para tyre prezantuan profilet përkatëse që janë në ShMTL “Mehmet Isai”. “Falënderojmë drejtorin e shkollës, profesorët si dhe nxënësit e shkollës”,…
Kryetari Hyseni: Synimi ynë është që shërbimet fillestare shëndetësore t`i ofrojmë sa më pranë qytetarit
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër, është përuruar sot laboratori për analizat e gjakut, i cili iu mundëson banorëve të këtushëm që analizat bazike t`i kryejnë në ambulancën e fshatit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Gjilan. Në përurimin e laboratorit ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se laboratori në Zhegër dhe mamografia në QKMF në Gjilan, është një projekt i përbashkët me organizatën Islamic Relief që po realizohet me bashkëfinancim. Kryetari Hyseni tha se qëllim kryesor i qeverisjes komunale është që shërbimet t`i ofrohen sa më afër qytetarit. “Synimi ynë…
Me një seancë solemne të Kuvendit Komunal, kanë nisur sot aktivitetet për shënimin e 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të komunës së Vitisë. Në këtë seancë, ku ishin të pranishëm këshilltarë e përfaqësues të institucioneve komunale e politike, përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, institucione fetare dhe qytetarë të tjerë. Në këtë seancë një fjalë rasti e mbajti kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi poshtu kanë folur edhe zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu si dhe nga OVL-UÇK në Viti, Abdyl Bajrami. Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të…

