Author: admin

Nga Rachel Connolly Sot do t’ju tregoj disa gjëra mbi mikun tim Dan Symons. Ai është një lloj njeriu që e sheh si shumë joshëse idenë e kërkimit të “më të mirës”, dhe në një nivel thuajse shpirtëror. I  pëlqen të lexojë artikuj të tipit “9 tharëset e flokëve më të mira për vitin 2023”, dhe i frikësohet idesë të shkojë dhe pijë diçka në një bar, i cili në Google vlerësohet me vetëm 4 yje. Ndërkohë kur planifikon të shkojë diku për fundjavë, parapërgatitet në një mënyrë maniakale duke shënuar çdo gjë në detaje. Edhe ju mund të…

Read More

Pas një sezoni në Superligën turke, Ermir Lenjani ka mbyllur këtë aventurë jo në mënyrën më të mirë. Umraniespori, klubi ku anësori i Kombëtares firmosi verën e kaluar, qëndroi vetëm një vit në kategori dhe nuk mundi dot të mbijetonte. Pas përfundimit të sezonit, klubi ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me 16 lojtarë, ku mes emrave është edhe ai i Ermir Lenjanit, i cili kishte firmosur një kontratë njëvjeçare. Këtë kampionat, anësori i majtë luajti në 18 ndeshje, po me një minutazh të reduktuar, por arriti të japë dy asiste. Kështu 33-vjeçari nga 1 korriku…

Read More

Liria e Prizrenit pretendon të jetë sa më e fortë në elitën e futbollit të Kosovës. Prizrenasit përforcohen me futbollistin Faton Bunjaku. “Bunjaku vishet bardhezi! Lojtari këmbëshpejtë, Fatjon Bunjaku, ka nënshkruar për Lirinë, në orët e mbrëmjes, të martën”, njofton FC Liria. “Jam i lumtur për marrëveshjen. Shpresoj që bashkarisht të ecim drejt sukseseve”,  ka thënë ai pas nënshkrimit, duke shtuar se: ” për Lirinë, refuzova shumë skuadra, ngase këtu e duan dhe ndjejnë futbollin”. Bunjaku ka shënuar 14 gola në edicionin që e lam pas. Ndërkaq, Enis Gashi drejtor pohoi se:” edhe ditët në vazhdim priten prurje cilësore”.

Read More

NGA: XHAVIT ÇITAKU Padyshim se jetojmë në një periudhë kur e bukura kultivohet me çdo mjet e mënyrë. Por e bukura, kuptohet, është përherë ajo që vlen, që çmohet, ajo që rrëfen dhe shpalos një të vërtetë. Rrallë herë me ka ndodhur që para një libri të ndaloj për më shumë se sa së lexuari, për shkak se në ato çaste sodisja atë strukturën, stilin e imazhin që herë pas here provokonte qendrim, arsyetime, ndjenja e krijimtari të mirëfilltë ( shqetësime, trazim, dhimbje, krenari, heroizem, atdhedashuri, dashuri). Një përjetim të së bukurës, pra, e përjetova gjatë leximit të romanit të…

Read More

Megjithë anulimin e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, përfaqësues ekonomikë duke folur për Radio Kosovën, thonë se përkundër takimeve të përbashkëta, barrierat ekonomike ndaj Kosovës, vazhdojnë të jenë sfidë për bizneset. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke folur për Radio Kosovën thotë se bizneset e Kosovës ende hasin në barriera të shumta për të bërë biznes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. “Deri më tani shumë marrëveshje të lidhura ndërsa efektet pothuajse janë minimale apo me thënë hiq. Kemi shumë pengesa në të bërit biznes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, shumë procedura administrative dhe jo administrative, që me të…

Read More

Alpinistja Gentiana Zyba, femra shqiptare që po shënon histori në ngjitjet e saj në alpet e ndryshme të botës Për Gentianën fillimisht mjafton dëshira, puna dhe vullneti për të arritur në realizimin e ëndrrave, aty ku do. Ajo është një vajzë energjike, me ambicie të mëdha për jetën, duke mos ndaluar së punuari për synimet dhe qëllimet e saj. Nga këndvështrimi i parë, te Gentiana vërehen shumë veçanti, por ajo që dallohet më shumë është entuziasmi që ka për alpinizëm. Pikërisht për këtë arsye, revista Albinfo.ch kësaj radhe do t’ ju sjellë një portret suksesi interesant. Mbase, e gjithë…

Read More

Dy të mitura raportohet se janë dhunuar në Kosovë. Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet se viktima është dhunuar nga person/a të panjohur. Sipas policisë, të martën një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për t’u kthyer është keqtrajtimi nga person/a të dyshuar. “Prishtinë 13.06.2023 – 17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për të kthyer në shpi është keqtrajtimi i saj nga person-a të dyshuar…

Read More

Marrëveshja mes Komunës së Kamenicës dhe Caritasit, programi Take, ka rezultuar me inventarizimin dhe pajisjen me mjete didaktike për pesë klasa parashkollore. Inventarizimi dhe pajisja me mjete didaktike do të bëjë të mundur krijimin e ambientit më të ngrohtë të punës, dhe përgatitjen e duhur të fëmijëve paradhkollor për klasën e parë./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se nga tani gjinekologu do të jetë i pranishëm në Kamenicë. I pari i komunës njoftoi se tri herë në javë do të ofrohen kontrolla, konsulta e diagnostifikime me ultrazë modern 4D. “Shumë viteve rrugë të gjata, me shpenzime të larta e me mundime për vetëm një kontrollë, u erdhi fundi. Premtimet dhe fjalët e fushatës i mbajmë, prandaj nga tani gjinekologu është në shtëpinë tonë, Kamenicën Tri herë në javë, do të ofrohen kontrolla, konsulta e diagnostifikime me ultrazë modern”, ka thënë kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë të tjerë komunalë, ka vizituar fshatin Pogragjë, për të parë nga afër dëmet e shkaktuar nga reshjet e fundit. Ai i ka siguruar banorët se vlerësimi i dëmeve do të fillojë së shpejti dhe pastaj do të pasojë një kompensim sipas mundësive buxhetore të Komunës. Ndihmë do të kërkohet edhe nga institucionet qendrore. “Sot inspektuam dëmet e shkaktuara nga reshjet në fshatin Pogragjë dhe zonat përreth, bashkë me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku, drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe disa…

Read More