Përpos hedhjes së mbeturinave, në parkun tek salla e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, menjëherë pas inaugurimit të tij janë dëmtuar investimet në këndin e lojërave për fëmijë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara dhe shtigjet e ecjes.
Kjo nuk është hera e parë që ne hasim në ngjarje të tilla. Prandaj, apelojmë tek të gjithë vizitorët që të ndërpritet shkatërrimi i pamëshirshëm i të mirave publike në sipërfaqet e gjelbra të qytetit.
Në ndërkohë ne do të kujdesemi që ky park të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastër për qytetarët tanë. /GJILANI INFO/