- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Torino është i interesuar për transferimin e mbrojtësit Josh Doig nga Verona. Mediet italiane raportojnë se për të bërë të mundur këtë lëvizje, Torino pritet të ofrojë mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën në këmbim. Verona e pëlqen shumë Vojvodën dhe Torino është gati ta japë mbrojtësin “dardan” për të pasur Doig në skuadër. Megjithatë Vojvoda pëlqehet shumë edhe nga klubi turk i Fenerbahces, ndaj e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje të madhe, me Torinon që dëshiron të përfitojë sa më shumë nga largimi i tij.
Nga: Pär Lagerkvist (fitues i Çmimit Nobel për Letërsi më 1951) Përktheu nga suedishtja: Qerim Raqi Kur isha rreth dhjetë vjeç, më kujtohet, babai më kapi për dore një të diel pasdite dhe dolëm në pyll për ta dëgjuar këngën e zogjve. U përshëndetëm me nënën, e cila duhej të qëndronte në shtëpi për ta gatuar darkën, prandaj nuk na u bashkua. Dielli po shkëlqente ngrohtë dhe ne ishim në rrugë të mbarë. Nuk e morëm aq solemnisht këtë me këngën e zogjve, sikur diçka veçanërisht e këndshme apo e çuditshme, ne ishim njerëz të arsyeshëm, si babai, ashtu…
Arrestohet një person në Gjilan, deklaroi rrejshëm se gjatë udhëtimit nga Lubjana deri në Prishtinë ia kanë vjedhur 500 euro
Një person S.B është arrestuar pasi ka bërë kallëzim të rrejshëm duke deklaruar se gjatë udhëtimit nga Lubjana (shteti Slloven) deri në Prishtinë nga katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës atij i janë grabitur para të gatshme në vlerë prej 500 euro. Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas një pune operacionale janë gjetur fakte se i dyshuari gjithë ngjarjen e ka deklaruar rrejshëm. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 18.07.2023, rreth orës 17:20 ka pranuar ankesë nga ankuesi me inicialet S.B. (viti…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili me automjetin e tij ka tentuar të godas dy zyrtarë policor. Siç njofton Policia, ai kishte në kombin e tij mallra të kontrabanduara. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me automjetin e tij kombi ka tentuar të godas dy zyrtarët policor të cilët i kishin dhënë shenjë për tu ndalur për shkak se në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme-kryesisht pije alkoolike të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara. Gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje, ka…
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) apelon të bashkatdhetarët që para se të nisen për të ardhur për pushime në vendlindje me veturat e tyre, të bëjnë sigurimin online të veturës së tyre për territorin e Kosovës, duke hyrë direkt në faqen zyrtare të BKS-së Duke hyrë në linkun BKS – Polica e Sigurimit Kufitar (bks-ks.org) për rreth 1 minutë ju do të bëni sigurimin online të veturës suaj dhe në momentin kur vini në Kosovë në pikën kufitare nuk do të prisni fare. “Të nderuar bashkatdhetarë për të eliminuar në zero kohen e pritjes, ju lutemi nxjerreni online policën e sigurimit…
Avancimi i të drejtave të pakicave, Kamberi dërgon propozim me tetë pika në Kuvendin e Serbisë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në procedurë parlamentare, dorëzoi sot në Kuvendin e Serbisë një propozimligj të ri. Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Ky Propozim i Ligjit përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta. Ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002. “Risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vapë, ndërkaq parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për…
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, gjatë vizitave të vazhdueshme nëpër fushat e korrje- shirjeve, ku mbi 95% të sipërfaqeve të mbjella me grurë janë përfunduar, theksoi se për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike, këtë vit rendimentet janë shumë të ulëta. “Mbi 95% të korrje-shirjeve kanë përfunduar dhe fushata ka shkuar mirë e pa probleme, mirëpo ajo që e karakterizon këtë vit, janë rendimentet shumë të ulëta që nuk mbahen mend 40- viteve të fundit”, theksoi Pira. Ai, poashtu ka bërë apel që për shkak të temperaturave të larta dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm,…
Nëse nesër duam të arrimë atë që nuk e kemi arritur deri sot, atëherë duhet që sot ta bëjmë atë që nuk e kemi bërë deri dje! Nëse sot vazhdojmë ta bëjmë atë çfarë kemi bërë deri dje, atëherë nesër do të kemi mu atë çfarë kemi arritur deri sot! Sepse sot kemi mu ato arritje çfarë kemi bërë deri dje, rrespektivisht çfarë NUK KEMI BËRË DERI DJE! Zhvillmi i vendit tonë varet nga vullneti dhe guximi ynë, askush nuk vjen të na shtyjë drejt arritjes, edhe nëse dikush vjen dhe na shtynë drejt arritjes, atëherë ata do të…
Milot Rashica i ka përfunduar pushimet. Ylli kosovar tani është kthyer në Angli te skuadra e Norwichit, shkruan Gazeta Express. Ai është parë në kampin stërvitor të “kanarinave”, teksa e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje. Rashica po kërkohet me ngulm nga Galatasaray, aty ku e kaloi sezonin e kaluar. Gjiganti turk u ndihmua mjaft shumë nga anësori nga Vushtrria, teksa në fund u kurorëzua edhe me titullin kampion.

