Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kamenica për herë të parë nikoqire e garës së motocrossit
Sport

Kamenica për herë të parë nikoqire e garës së motocrossit

adminBy adminJuly 24, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Kamenicës për herë të parë ka mbajtur garën në motocross, ku kësaj gare i janë bashkuar motoçiklistë e vizitorë nga të gjitha vendet e Kosovës.

Me shumë entuziazëm, adrenalinë, emocion e mbi të gjitha energji të pashterrshme për fitore, motoçiklistët filluan garën e cila u mbajt në mes të qytetit të Kamenicës.

Një shteg jo edhe aq i lehtë për t’u kaluar, tërhoqi edhe më shumë vëmendjen e të pranishmëve, të cilët i duartrokisnin motoçiklistët.
E çdo fillim i garës e ka edhe mbarimin e saj, ku pas gjithë asaj adrenaline, triumfuan disa fitues, të cilët u ndanë në tri kategori:

Kategoria E1:

Vendi i parë: Fidan Arifi
Vendi i dytë: Valmir Tahiri
Vendi i tretë: Lirim Rexhaj

Kategoria E2:

Vendi i parë: Eurolind Morina
Vendi i dytë: Blerim Aliu
Vendi i tretë: Besim Tërshani

Kategoria E3:

Vendi i parë: Elton Shevelli
Vendi i dytë: Rami Uka
Vendi i tretë: Endrit Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, duke falënderuar të gjithë të pranishmit e veçanërisht motoçiklistët të cilët iu bashkuan kësaj gare, theksoi se një garë e tillë organizohet në Kamenicë, për ta vendosur një themel të fuqishëm të shtëpisë së re të motocrossit.

“Një histori e re ka filluar të shkruhet. Për herë të parë në trojet shqiptare një garë e tillë organizohet në Kamenicë, për ta vendosur një themel të fuqishëm të shtëpisë së re të motocrossit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, adrenalina, energjia, gjallëria dhe garuesit më të mirë në Kosovë e më gjerë, zbarkuan në Kamenicë për ta filluar një histori të re për ne. Kjo garë në kuadër të “Kamenica Summer Fest”, paraqet një premtim tjetër të realizuar të fushatës, por asesi nuk do të mund ta realizonim në këtë nivel pa punën e palodhshme të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, Klubit “Kamenica Enduro”, KVRL-së, sponzorëve si RedRain, Rc Cola, Maxxis dhe Midland. Faleminderit shumë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Gara në motocross u organizua në kuadër të “Kamenica Summer Fest”, ku deri më tani janë mbajtur disa aktivitete, si dhe në ditët në vazhdim do të mbahen aktivitete të tjera./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Besim Uruçi triumfon në Turneun e Shahut në Kamenica Summer Fest – ja kush u renditën në katër vendet e para

August 5, 2026

Kampionët e Beach Volley triumfojnë në Kamenicë – turneu që rrëmbeu vëmendjen e publikut

August 5, 2026

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

By adminSeptember 20, 2026

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa gjatë pasditës, kryesisht rreth…

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.