Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Zbulohen kundërvajtje të rënda në trafik me kamera të sigurisë në Gjilan

May 8, 2026

Kryetari Hyseni priti shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin McGurk

May 8, 2026

Gjilan: Pesë persona ndalohen me urdhër të prokurorit, ngrihen dy aktakuza

May 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Zbulohen kundërvajtje të rënda në trafik me kamera të sigurisë në Gjilan
  • Kryetari Hyseni priti shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin McGurk
  • Gjilan: Pesë persona ndalohen me urdhër të prokurorit, ngrihen dy aktakuza
  • Kryetari Haliti takohet me bashkatdhetarë dhe familje nga komuna e Vitisë në Gjermani
  • Takim bashkëpunimi ndëruniversitar për avancimin e mësimdhënies së gjuhës angleze
  • TELKOS dhuroi mbi 200 tituj librash për bibliotekën e Universitetit Publik “Kadri Zeka”
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar shtatë persona dhe ka ngritur një aktakuzë për kanosje
  • Arrestohen dy persona në Viti për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Nis edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat “
Kulturë

Nis edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat “

adminBy adminJuly 28, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Në prag të fillimit të edicionit të dytë të festivalit ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”, sot në Viti, është mbajtur tryeza e rrumbullakët “Iniciativat e festivaleve folklorike në Kosovë, nën logon e CIOFF-it”. Ku pjesëmarrës ishin ansamble dhe grupe folklorike nga shtetet e ndryshme që pritet të marrin pjesë në këtë festival si: Panamaja, Republika Çeke, Qipro Veriore, Maqedonia e Veriut, Kosova por edhe ansamble të tjera dhe personalitete të njohura nga fushat e artit dhe të kulturës. Ndërkaq, nesër në Viti, pritet të arrij edhe ansambli nga Meksika.
Në hapjen e kësaj tryeze Arsim Abazi, drejtor i këtij festivali, ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve në edicionin e dytë festivalit “N’Karadak krisin tupanat”, duke falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur organizimin e tij.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër tjerash tha se është nderë i veçantë për këtë komunë dhe qytetarët e saj, që të jenë nikoqir i këtij festivali me karakter ndërkombëtar. Ai tha se shpreson që në këtë vit të kalojnë edhe më mirë në Viti, pasi që festivali po mbahet pikërisht në kohën kur ka një numër të madh të bashkatdhetarëve që gjenden për pushime në vendlindje por edhe në kohën kur me 1 gusht pritet të mbahen edhe shumë aktivitete të tjera, në kuadër të ditëve të mërgatës.
Ndërkaq Enrih Merdich, president nga sektori i Evropës Jugore në kuadër të organizatës CIOFF, tha se kjo organizatë është e lidhur ngushtë me UNESCO-në, në veçanërisht në pjesën e trashëgimisë kulturore. Ai foli edhe për aktivitetet që organizojnë kjo organizatë dhe bashkëpunimin që kanë me Kosovën, në veçanti me Vitinë. Ndërkaq, nga një fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësuesit nga shtetet pjesëmarrëse në këtë festival.
Në këtë tryezë ku i pranishëm ishte edhe Valmir Sahiti, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, të pranishmit biseduan rreth temës në fjalë por në fund u prezantuan edhe dy veglat muzikore shqiptare si Çiftelia dhe Okarina, ku u bë edhe nga një demonstrim me këto vegla muzikore. Përndryshe ky festiva po organizohet nga SKKOFF “Kosova” ( Seksioni Kombëtar i Kosovës për Organizimin e Festivaleve Folklorike dhe Artit Tradicional) në partneritet të ngushtë me organizatën CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore) që është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në partneritet zyrtar me UNESCO-në. Ndërkaq anëtare me të drejtat e plota në këtë këshill është edhe Kosova, saktësisht Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Kronikë

Zbulohen kundërvajtje të rënda në trafik me kamera të sigurisë në Gjilan

By adminMay 8, 2026

Dy vozitës të automjeteve BMW X5, njëri me ngjyrë të kuqe dhe tjetri me ngjyrë…

Kryetari Hyseni priti shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin McGurk

May 8, 2026

Gjilan: Pesë persona ndalohen me urdhër të prokurorit, ngrihen dy aktakuza

May 8, 2026

Kryetari Haliti takohet me bashkatdhetarë dhe familje nga komuna e Vitisë në Gjermani

May 8, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Zbulohen kundërvajtje të rënda në trafik me kamera të sigurisë në Gjilan

May 8, 2026

Kryetari Hyseni priti shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin McGurk

May 8, 2026

Gjilan: Pesë persona ndalohen me urdhër të prokurorit, ngrihen dy aktakuza

May 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.