Me një atmosferë të jashtzakonshme, këngë e valle u shoqërua mbrëmja e kaluar e cila do të mbahet mend gjatë.
Qytetarë të shumtë duke përfshirë mosha nga më të ndryshmet, e poashtu edhe mërgimtarë të cilët kanë ardhur në vendlindjen e tyre u mblodhën dje në qendrën e qytetit, për të ndjekur nga afër koncertin e organizuar në kuadër të “Kamenica Summer Fest”.
Atmosfera u ndez edhe më shumë me ardhjen në skenë të këngëtares Nora Istrefi, e cila përformoi hitet e saj ndër vite duke argëtuar admiruesit e zhanrit të saj.
Poashtu, nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare, këngëtari Ramadan Krasniqi, argëtoi të rinjë e të moshuar të cilët vallëzuan e kënduan me një energji të papërshkruar.
Ndonëse një mot i freskët, nuk i ndaloi të pranishmit të qëndronin deri në orët e vona, që ta shijojnë atmosferën e cila mbizotëronte në këtë koncert. Argëtimi vazhdoi duke kërcyer, e duke brohoritur me muzikën e këtyre artistëve të mrekullueshëm.
Një koncert tjetër na pret sonte me këngëtarët Donjeta Morina e Lumi B, ku edhe aty mund të argëtoheni pafund./GJILANI INFO/


