- Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan
- Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit
- Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
- Zhduken dy femra në Kamenicë
- Është gjetur pa shenja jete një qytetar në Novobërdë
- Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
- Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
- Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
Author: admin
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet të martën për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016. Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale. Lexo Edhe: Për çka mund të akuzohet Trump? Më 2016, ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniel i ka kontaktuar disa media, duke u ofruar shitjen e materialeve të një afere, që ajo ka supozuar se e ka pasur me Trumpin, më 2006. Ekipi i Trumpit është angazhuar në…
Andrija Mandiq, kandidati i Frontit Demokratik, doli i treti në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, pas Milo Gjukanoviqit dhe Jakov Milatoviqit, të cilët kaluan në raundin e dytë. Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka përkrahur publikisht asnjë kandidat, një pjesë e publikut nuk ka asnjë dyshim se ai ka qenë prezent në zgjedhjet malazeze – si përmes donacioneve për Mandiqin, ashtu edhe duke skualifikuar kundërshtarin e tij më të madh në mesin e votuesve. Politikani i preferuar i Vuçiqit në Mal të Zi është padyshim Andrija Mandiq, të cilit dikur i dhuroi një dekoratë si…
Ishte pjesë e misionit vëzghues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Por deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, do të përmendet për një mision tjetër. Teksa një foshnje po nxirrej nga lumi Moraça i ftohtë, ai ndihmoi ata të shpëtonin jetën e këtij fëmije. Gazeta malaziase “Pobjeda” raporton se falë guximit, qetësisë, por edhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Adnani nxori ujin nga mushkëritë e foshnjës dhe praktikisht e “ringjalli”. “Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit -APK ka ftuar zyrtarët që obligohen me ligj, qe ta bëjnë sa më parë deklarimin e pasurisë. Agjencia ka njoftuar se deri më tani vetëm 14 % e zyrtarëve të lartë e kanë bërë deklarimin. “685 zyrtarë, rreth 14.4 %, kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë përmes platformës elektronike. 1059 zyrtarë, rreth 22.3 %, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë. Deklarimi i rregullt i pasurisë ka filluar me 1 mars dhe përfundon me 31 Mars. Agjencia tashmë ka vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë”, thuhet në një komunikatë të APK-së.
Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Shëndetit Oral. Kjo ditë është shënuar përmes dy aktiviteteve në njëra në SHFMU “ Kenan Halimi” në Skifteraj dhe SHMFU“ Skënder Emërllahu” në Fshatin e Ri. Dr.Adnan Neziri- stomatolog dhe Dr.Mimoza Rama-stomatologe para nxënësve kanë folur për rëndësinë e higjienës së mirë të gojës, e cila sipas tyre është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë. Përndryshe stomatologët në fjalë kanë shpjeguar që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrollojë dhëmbët dy herë…
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Qatar Charity shpërndajnë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity, kanë shpërndarë sot pako ushqimore për 400 familje në nevojë. Kjo u bë e mundur pas memorandumit të bashkëpunimit që kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar paraprakisht me drejtorin ekzekutiv të organizatës Qatar Charity, Esam Dabab. Kryetari Hyseni, pasi ka falënderuar Qatar Charity për mbështetjen e vazhdueshme, ka thënë se këto pako po shpërndahen për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, për personat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese. Ndryshe, Qatar Charity ka mbështetur disa herë familjet me gjendje të rëndë sociale me pako ushqimore, ndërkaq…
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast vdekje e dyshimtë që ka ndodhur në Gjilan. Sipas policisë, viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Prerja ilegale e pyjeve po shënon rritje ndër vite. prerja nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se prej shkaqeve që po qojnë në rritjen e numrit të prerjeve ilegale, janë zvarritja e rasteve në gjykata e edhe gjobave të ulëta që shqiptohen. Dimri që po e lëmë pas, i karakterizuar me çmimet e larta edhe të lëndëve për ngrohje, ka rezultuar me shtim të rasteve me prerje të paligjshme të pyjeve. Madje sipas Inspektoratit të Pyjeve, nuk ka qenë vetëm periudha e dimrit ajo që është karakterizuar me raste të tilla, e numri ka qenë mjaft i lartë edhe…
Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pritet që Borrell të dalë me një deklaratë. Temë diskutimi ishte zbatimi i marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Lexo po ashtu: LIVE: A do të ketë dakordim për planin zbatues të BE-së në Ohër? – Gjithçka në kohë reale Ndryshe, fillimisht përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell…
Në Cyrih u mbajt diskutimi i hapur në lidhje me përfshirjen e Diasporës në votimet në Shqipëri, shkruan albinfo.ch. Diaspora Për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) organizuan një diskutim të hapur mbi pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në votimet në Shqipëri. Pas takimit në Toronto të muajit Janar, mbrëmë u mbajt takimi i radhës i Diaspora për Shqipërinë e Lirë me komunitetin shqiptar, këtë radhë në Zyrih të Zvicrës. Postimi i plotë nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë Ky ishte një takim i shkëlqyer që kishte për qëllim: Njohjen me anëtarët dhe prezantimi i punës së DPSHL-së. Informimin për të drejtën…

