Author: admin

Anemia është një gjendje që nënkupton mungesën e qelizave të kuqe të gjakut dhe elementeve të tyre ndërtuese, pra hemoglobinës në gjak. Shkaku kryesor i anemisë është mungesa e hekurit, i cili është funksionalisht i rëndësishëm për organizmin. Gjithashtu, shkaqet e mungesës së hekurit mund të jenë ushqimi i keq, aktiviteti fizik intensiv, çrregullimet e sistemit tretës ose përdorimi i disa medikamenteve. Fakti është se shumë njerëz nuk mund të zbulojnë në kohë aneminë, e cila mund të çojë në probleme më serioze shëndetësore. Në të njëjtën kohë, simptomat e anemisë janë shumë të pakëndshme dhe mund të ndërhyjnë…

Read More

Rumania është njëri nga kundërshtarët e Kombëtares së Kosovës në ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024. “Dardanët” veçse janë grumbulluar dhe kanë filluar stërvitjet, kurse skuadrës po i mungon sulmuesi i CFR Cluj, Ermal Krasniqi. Krasniqi nuk u ftua nga trajneri i Kosovës, Alain Giresse, pavarësisht se ish-sulmuesi i Ballkanit po kalon në formë fantastike me skuadrën rumune, Cluj këtë sezon. Tani, Krasniqi ka bërë një intervistë për mediumin rumun “Prosport”, ku në pyetjen se kë do të zgjidhte si fitues me Rumanisë dhe Kosovës, 24 vjeçari shpresoi në fitore të kombëtares së tij. “Unë mendoj se të…

Read More

Librat e shkëlqyer u ofrojnë lexuesve një përvojë unike për të zhvilluar veten, duke e përjetuar botën përmes tregimeve të njerëzve të tjerë. Ato nxisin një reflektim të thellë dhe shërbejnë si tregime paralajmëruese, të cilat mund të jenë të fuqishme nëse leksionet që nxjerrim prej tyre zbatohen me mençuri në jetën tonë. Për më tepër, librat e mëdhenj na kujtojnë se përvoja njerëzore është praktikisht e njëjtë, pavarësisht nga gjeografia apo periudha kohore. Për më tepër, ato inkurajojnë qartësinë e mendimit, gjë që mund të na ndihmojë t’ia dalim përballë rrethanave të vështira në një botë të trazuar. Më poshtë…

Read More

Lutfi Dervishi Sa mirë që jetojmë në demokraci. Kjo fjali nuk ka shumë kuptim sidomos për brezin e ri, por imagjino për një moment sikur të mos jetonim në demokraci: Media do të ishte e kontrolluar. Televizionet kryesore do të jepnin vetëm lajme pozitive për qeverinë dhe negative për opozitën. Aq shumë do të fajësohej opozita sa njerëzit pa kuptuar do të arrinin në përfundimin se opozita nuk po qeveris mirë vendin. Gazetarët nuk do të kishin mundësi të raportonin as sukseset e qeverisë, sepse këto raportime do t’i vinin të gatshme nga vetë qeveria. Po të mos jetonim…

Read More

Historia e shqiptares, Lorenca Bejko, që sot punon pedagoge në Francë Pedagogia shqiptare, Lorenca Bejko, e cila punon si asistente profesoresh në një univeristet në Francë, ka treguar eksperiencën e saj të punësimit jashtë shtetit, përcjell albinfo.ch. Ajo ishte e ftuar në emisionin Rin Talk në Euronews Albania, Bejko tha se pasi përfundoi studimet doktorale në Francë, vendosi të kthehej në Shqipëri, për shkak të lidhjes së ngushtë që kishte me familjen, por nuk mundi të punësohej në asnjë universitet brenda vendit. Ajo tha se aplikoi në të gjitha universitetet sipas kritereve, por nuk mori asnjë telefonatë. Në këto…

Read More

Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë ende presin që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dushan Janjiq, Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, mendon se kjo nuk është realiste, sepse sipas tij “Serbia ka obligimet e saj në lidhje me respektimin e të drejtave të pakicave lidhur me kapitujt e anëtarësimit 23 dhe 35 në negociatat me Bashkimin Evropian”. Shqiptarët deklaruan se delegacioni i tyre në Uashington,…

Read More

Komuna e Mitrovicës prin me numrin e rasteve sociale. Kjo bën që nevoja për ndihma të jetë e madhe. Ka familje që nuk e kanë të zgjidhur ende punën e strehimit e kushtet për jetesë janë shumë të vështira. Mensur Çizmolli nga Mitrovica tash e tre muaj ka mbetur pa shtëpi. Shtëpia në lagjen “2 Korriku” ku ai dhe familja e tij qëndruan për rreth 20 vjet, u rrënua nga pronari i saj. Kjo familje muajin e kalon me 110 euro ndihmë sociale. “20 vite kemi jetuar në një shtëpi të huaj, për momentin e kanë rrëzuar. Pronari ka…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti” dega në Gjilan në prag të ardhjes së muajit të Ramazanit, për aksionin “Sofra e Ramazanit”, sot në Gjilan bëri shpërndarjen e 100 pakove ushqimore dhe 100 thas miell për familjet e jetimëve. Familjet u përcaktuan nga Koordinatori i degës Iljaz ef Mustafa, duke i përfshi të gjitha familjet e jetimëve. Në këtë aksion humanitar ishte Drejtori i Shoqatës “Bereqeti” Behxhet Ajvazi dhe Koordinatori i Shoqatës Bereqeti dega në Gjilan Iljaz ef Mustafa së bashku me Sekretarin Agim ef Hyseni. Këto pako janë donacion nga Qendra e Mbretit…

Read More

Komuna e Gjilanit ka shënuar ditën botërore të Sindromës Down me aktivitete ndërgjegjësuese nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në ngjarjen ku pos kryetarit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ndërkohë, është hapur edhe ekspozita para platosë së Teatrit “Një botë me plot ngjyra”. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se e ka përkrahur këtë inciativë të dy profesorëve gjilanas, ku pjesëmarrja e njerëzve ka qenë mjaftë e madhe. “Punimet artit dhe kartolinat që janë punuar sot, do të jepen nëpërmjet ankandit dhe të hyrat do…

Read More

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe shoqatën SHFPP “Pyjet e Dardanës” nga Kamenica, sot për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve kanë mbjellur disa fidanë në shkollat e Kamenicës. Këta 200 fidanë janë dhënë donacion nga kryetari i SHFFP “Pyjet e Dardanës”, Hamit Pireva, dhe u janë shpërndarë disa shkollave. Shkollat përfituese të këtyre fidanëve ishin: SHFMU “Rexhep Mala’’-Topanicë, SHFMU “Xhavit Ahmeti’’- Hodonoc, SHMLM’ “Sejdi Kryeziu’’- Roganë, SHFMU “Sadri Misni”- Shipashnicë e Epërme, SHFMU “Hasan Prishtina”- Busavatë. Komuna e Kamenicës është mirënjohëse dhe falënderon donatorin Hamit Pireva duke shpresuar edhe…

Read More