- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
NGA ARSIM KAJTAZI 1. Shkrimi i poezisë dhe komunikimi intensiv poetik në rrjetet sociale kibernetike, siç është edhe “Facebook” , ka vite që praktikohet edhe ndër ne . Edhe shkrimtari tashmë i shquar Remzi Limani, me një opus të gjerë krijues letrar, është ndër të rrallët që këtë e ka preferuar që më parë, po edhe tani, sepse po duket se është bërë një formë shumë e preferuar dhe nxitëse për kreacionin e tij, duke mbajtur një kontakt të vazhdueshëm komunikimi me lexuesin e tij të preferuar, që duket është bërë edhe një mekanizëm motivues i ndërsjellë krijues-receptues, për…
Piktorja e njohur, Saranda Xhemajli, e pikturave “Albanian women”, të shitura me qindra ekzemplarë në Zvicër dhe vende të tjera, do t’i prezantojë për herë të parë në një ekspozitë në restorantin “Lake Side” orgjinalet e pikturave më të kërkuara nga artdashësit. Përmes pikturës ajo e pasqyron gruan shqiptare me veshje të krahinave të ndryshme. Madhështinë e saj e shpërfaq nëpërmjet detajeve të arta, shkruan albinfo.ch. Heronjtë po ashtu janë pjesë e botës artistike të saj. Në shumicën e tablove, piktorja i jep ngjyrë jetës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, Nënë Terezës, Adem Jasharit dhe figurave të tjera…
Arrestohet një 26-vjeçar, gjenden prova se ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të vjedhjeve në Kamenicë
Policia e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar se në Kamenicë është arrestuar një 26-vjeçar me inicialet T.M, që dyshohet të jetë përfshirë në së paku tri raste të veprave penale “Vjedhje” dhe “Dëmtim i pasurisë”, Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në Kamenicë. “Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale si ,,Vjedhje’’ dhe ,,Dëmtim i pasurisë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës. Intervistimti i të dyshuarit është…
Nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan: Kemi bërë të gjitha përgatitjet që të niset procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira
Drejtoria e Arsimit thuhet se ka bërë të gjitha përgatitjet që të niset procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira për fillimin e këtij viti shkollor, Njoftohet se gjatë dy muajve, korrik dhe gusht janë bërë: Renovimin e katër institucioneve arsimore; Paisje me dollap individual për secilin nxënës; Paisje me kabinet të shkencave të natyrës; Rregullimin e trafos tek shkolla e muzikës; Furnizim me ditar; Përgatitje për sezonën dimërore me lëndë djegëse; Dezinfektimin, Deratizimin, Dezinsektimin e të gjitha objekteve shkollore; Mirëmbajtjen e ngrohjeve qëndrore; Mësim në dy ndërrime për shkollën e mesme të mjekësisë dhe të…
Shqipëria do të marrë të premten, për herë të dytë, presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kur ajo u bë pjesë e këtij forumi, në janar të vitit të shkuar, si anëtare jo e përhershme. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha të enjten se dy aktivitete madhore do të shënojnë presidencën shqiptare. “Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, i cili do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës për paqen dhe sigurinë në botë, si dhe në përpjekjet e përbashkëta…
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka ndërmarrë një sërë masash ligjore për të garantuar rendin, me qëllim zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe sigurinë në trafik afër shkollave. Në njoftimin e bërë për media thuhet se në kuadër të kësaj ka hartuar planin operacional ,,Siguria në shkolla’’, plan i cili parashikon hapa konkret për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës, duke përfshirë bashkëpunimin e policisë dhe angazhimin e komunitetit shkollor. Policia bën të ditur se me këtë rast është…
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik. Në apelin e policisë thuhet se fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë, prandaj siguria e tyre duhet të jetë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët. “Viti i ri shkollor fillon në shtator dhe fëmijët sërish bëhen pjesëmarrës aktivë në trafik! Ne e dimë që fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë, prandaj siguria e tyre duhet të jetë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët”, thuhet…
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluara. Temperaturat mbeten të ngjashme në të dy vlerat ekstreme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ato minimale do të sillen mes 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 25 dhe 28 gradë Celsius. Në Prishtinë do të mbajë mot i kthjellët me temperatura prej 16 deri në 26 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e lehtë deri mesatare.
Edhe sivjet tekstet shkollore do të subvencionohen nga shteti, por për dallim nga vitet e kaluara, këaaj radhe prindërit do të jenë të obliguar t’i blejnë ato e më pas do t’i marrin mjetet përmes aplikimit në platformën eKosova. Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të subvencionohen me 80 euro për tekstetshkollore, ndërsa ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen me 30 euro, pasi ata i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar. Ministria e Arsimit dhe Qeveria kanë alokuar rreth 13 milionë euro për këtë qëllim. Gjatë ditës…
Komuna e Vitisë është përfituese e projektit nga FKEE (Fondi kosovar për Eficience te Energjisë) për masat e Efiçiencës së Energjisë, nëpërmjet së cilit do të bëhet rinovimi i dy ndërtesave të banimit që janë në pronësi të komunës. Në kuadër të këtij projekti, do të bëhet izolimi i mureve të jashtme, që parasheh edhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve dhe izolimin e çatisë, pastaj rinovimi i ndriçimit ku do të bëhet ndriçimi me LED të ri me efiçiencë të lart, si dhe vendosja e split sistemeve nëpër të gjitha njësitë e banimit me qëllim të përmirësimit të ngrohjes…

